Slideri Kryesor
Shqipëria nuk është demokratike, as opozita e saj. Më 6 dhjetor vetëm protesta është demokratike
Në Tiranë mbahet më datë 6 dhjetor samiti i BE-së dhe ky aktivitet është propaganduar si ngjarje, për kryeministrin si ngjarje historike ende pa nisur, ndërkohë që ai mund të jetë një datë në kalendarin politik për Shqipërinë dhe një ngjarje historike për hotelerinë dhe restoracionin.
Pranvera 2023, afati i fundit për marrëveshjen Serbi-Kosovë
I Dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të jetë në të dyja kryeqytetet javën që vjen. Në disa intervista të dhëna për mediat në Kosovë, Lajçak ka deklaruar se do të takojë presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që ka sqaruar se afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes të dyja palëve është pranvera e vitit 2023 me synimin që normalizimi i plotë të arrihet në fillim të vitit 2024.
Xi: Të mos ndërhyjmë në punët e njëri-tjetrit që të ruajmë bazat politike të raporteve Kinë - BE
Presidenti kinez, Xi Jinping ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin e Këshillit të Europës se Charles Michel se Europa dhe Kina duhet të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës.
KE miraton ngritjen e gjashtë njësive të reja kundër dizinformacionit mediatik
Komisioni Europian ka miratuar krijimin e gjashët njësive të reja të luftës kundër dizinformacionit përveç tetë të tjerave që janë aktive që nga viti 2021.
Gjashtë njësitë e reja do të përfitojnë 8 milionë euro financim për të rritur kapacitetet e Observatorit Europian të Medias Dixhitale.
Kreu i zbulimit rus: Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore
Kreu i shërbimit të Jashtëm inteligjent rus, Sergey Naryshkin është shprehur për gazetarët ruse se disa vende po synojnë ndarjen e Ukrainës. Sipas tij, Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore që përfshin rajonet e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.
Sipas tij Polonia ka arsye të nxitojë pasi me afrimin e dimrit Perëndimi do të mund të kërkojë negociata me Rusinë për ta sakrifikuar Ukrainën.
Bjellorusia: Situata po përkeqësohet por nuk kemi një luftë të afërt
Deklaratat e fundit nga samiti I NATO-s ku u sugjerua edhe lejimi i Ukrainës në përdorimin e armëve perëndimore për të goditur territorin rus, e zgjeron konfliktin në qendër të Europës drejt potencialit të një shpërthimi ushtarak në shkallë të gjerë. Para disa ditësh në disa media të njohura u qarkullua një lajm tjetër që e vlerësonte Poloninë si superfuqinë e re ushtarake të Europës, një nxitje kjo e qartë e projekteve antiruse në një kontinent ku Moska është tashmë armik kryesor.
A mund një algoritëm të pikturojë si Van Gogh?
Vincent Van Gogh, Pablo Picasso, Andy Warhol dhe Louise Bourgeois nuk udhëtuan kurrë në ishujt Faroe të Atlantikut të Veriut. Atëherë, si peizazhet nga Ishujt e deleve (siç përkthehet emri i tyre) frymëzuan një seri veprash për Galerinë Kombëtare? Përgjigjia ndodhet në një program inteligjence artificiale, ku parashtrohen pyetje të reja.
NATO duhet të lejojë Ukrainën të godasë territorin rus
Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkēvičs, ka bërë thirrje gjatë një interviste për “Bloomberg” se NATO duhet të lejojë Ukrainën të përdorë armë perëndimore për të goditur territorin rus.
NATO nuk duhet të ketë frikë nga përshkallëzimi
citohet ministri.
Komentet e tij vijnë ndërkohë që sot u njoftua goditja e një centrali elektrik në Kursk, duke lënë pa energji rajonin.
Hebrejtë po e humbasin Amerikën
Amerika nuk është më toka jonë e premtuar
Ndërron jetë ish-presidenti kinez, Jiang Zemin
Ish-presidenti kinez, njëherazi ish-sekretar i Përgjithshëm i Partiksë Komuniste Kineze, Jiang Zemin, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Kinës dhe shkak i vdekjes ka qenë leuçemia.
Zemin lindi më 17 gusht 1926 në Jiangsu dhe mori drejtimin e partisë në vitet 1989-2002. Ai u pa për herë të fundit në publik në tetor të vitit 2019 me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Kinës komuniste.
