Slideri Kryesor
Pekini në qendër të vëmendjes. Presideni brazilian: ShBA duhet të nisë të flasë për paqen
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje që ShBA të heqë dorë nga inkurajimi i luftës në Ukrainë dhe të nisë të flasë për paqen. Duke folur në Pekin, da Silva ka shprehur propozimin e tij për krijimin e një grupi vendesh që “mendojnë njësoj”.
Të pashpresë për të ardhmen në Shqipëri!
Të rinjtë dhe pjesa më e madhe e moshës së mesme nuk kanë besim se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Një vëzhgim i kryer nga IDRA Research & Consulting tregon se grupmosha me më pak besim te e ardhmja është nga 18-35 vjeç.
Të pyetur nëse besojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin që duhet, 54% e kësaj grupmoshe përgjigjen JO. Optimistë nuk janë as individët e grupmoshës pasuese. 49% e 36-55 vjeçarëve mendojnë njësoj.

Dedikim nga Athina për Shkollën Shqiptare të Violonçelit
Berisha-Rama-Meta, kompolot kundër PD-së. Është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë!
Enkelejd Alibeaj, kryetar në detyrë i PD-së ka deklaruar gjatë një takimi në Tiranë ku ndodhej edhe kandidati Roland Bejko, se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bashkëpunuar për shkatërruar partinë.
Informacionet tona sekrete kanë rrjedhur. Mos i publikoni!
Njoftimi më poshtë vjen nga Autoriteti i Medias Audiovizive:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në rrjetin Telegram, në kanalin e publikimit të Homeland Justice, më datë 06.04.2023, janë publikur email-et e nëpunësve të këtij Autoriteti.
Vuçiç zotohet se do të mbajë Serbinë "të Paangazhuar": As me NATO-n, as me aleanca në Lindje
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një “garanci” të re për Perëndimin dhe Rusinë se vendi i tij beson dhe ka bindje në neutralitetin ushtarak. Duke iu referuar një stërvitjeje ushtarake të 11 vendeve, mes të cilave edhe Serbisë dhe SHBA, Vuçiç ka nënvizuar se aktivitete të tilla janë të disatat.
Rasti Sevdari/Strasburgu: Vettingu për drejtësi më të mirë, jo spastrim!
Shteti shqiptar ka humbur sërish në Strasburg për çështje të vettingut dhe pasojave të tij. Kësaj radhe përballë ankueses, ish-prokurorja Antoneta Sevdari e cila ka pretenduar se i është shkelur:
Varrimi i dytë i Stalinit, ceremonia sekrete nën “zhurmën” e Car Bombës
Jozef Stalini u zhvarros në vitin 1961, pak pasi kishte nisur reforma e destalinizimit. Ndërsa monumentet e tij u hoqën nga hapësirat publike, emri u fshi nga institucionet, edhe trupi u zhvendos nga mauzoleu, ku kishte qënduar shtatë vjet përkrah Leninit.
Trupi i balsamosur i Stalinit u rivarros më 31 tetor 1961 nën murin e Kremlinit në Moskë.
Dekor ndërkombëtar për z. Rama/Në Tiranë vajtohet fati i keq ku ka rënë Britania e Madhe
Në një episod të radhës të podcastit të kryeministrit Edi Rama ka qenë e ftuar një gazetare britanike që jeton në Shqipëri. Alice Taylor. Ndër të tjera zonja në fjalë ka përcjellë një koment të vetin mbi diskutimet e fundit në Britaninë e Madhe për shqiptarët, duke luajtur kështu si dekor në shfaqjet e z. Rama, që janë asgjë më shumë sesa inskenim hipokrizie.
Turqia lëshon satelitin e parë të prodhuar tërësisht në vend
Turqia ka lëshuar satelitin e parë të sajin të prodhuar në vend, IMECE. Lëshimi është bërë nga Baza e Forcës Hapësinore amerikane në Vandenberg të Kalifornisë më 15 prill.
Sateliti është një prodhim i përbashkët i ministrisë së Teknologjisë, Mbrojtjes dhe Transportit.
