Slideri Kryesor
Raportimi/Dializë falas në Prizren për shqiptarët, kosovarëve u merren 150€/seanca në Shqipëri
Në rubrikën e vet “Arbëri”, gazeta “Koha Ditore” publikon një shkrim me titullin: Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë.
“Ju paralajmërova që në 1984, por nuk më dëgjuat”
Regjisori James Cameron bie dakord me shumë prej ekspertëve të inteligjencës artificiale se përparimet në teknologji mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin.
Fituesi i çmimit Oscar dhe mjaft i vlerësuar nga kritika për filmat e tij "Titanic" dhe "Avatar", ndër të tjerë, ka qenë edhe njëri prej skenaristëve të filmit aksion fantastiko-shkencor “Terminator”.
Hungaria bllokon financimin ushtarak të Ukrainës për shkak të bankës "OTP"
Propozimi i fundit europian për krijimin e një fondi rezervë financimi për Ukrainën është bllokuar nga Hungaria. Mediat raportuan se ideja është që të disbursohen 5 miliardë euro në vit për një periudhë katër vjeçare, në mënyrë që Ukraina të ketë sponsorizim për rezervat ushtarake në kuotën e 20 miliardë eurove.
CIA: Krizë besimi ndaj Putin në elitat ruse
Kreu i shërbimit të zbulimit amerikan, Ëilliam Burns, ka deklaruar se në mjediset e pushtetit në Rusi, ka lëvizje dhe pakënaqësi që po vënë në dyshim gjykimin e presidentit Vladimir Putin. Në një fjalë të mbajtur në Forumin e Sigurisë në Aspen, Burns, ka vënë në dukje se CIA po përpiqet që të kapë krisjet në sistemin e kontrollit të Putin, sidomos pas rebelimit të Prigozhin.
Ajo çfarë ka dalë në sipërfaqe janë disa pyetje më të thella rreth gjykimit të Putin, shkëputjes relative të tij prej ngjarjeve dhe madje edhe për pavendosmërinë e tij
“Putin bëri marrëveshje për të shpëtuar lëkurën e vet”
Mes Yevgeny Prigozhinit dhe presidentit Putin ka pasur një marrëveshje, e cila i dha fund rebelimit të grupit Wagner, pak orë para se të hynte në Moskë. Pak ditë pas kryengritjes së lënë përgjysmë të 24 qershorit, presidenti rus e priti në Kremlin shefin e grupit ushtarak privat që sfidoi pushtetin e tij.
Ky version i ngjarjeve është konfirmuar nga shefi i MI6, agjencia britanike e inteligjencës.
Në një fjalim të mbajtur në Pragë, ai tha se dinamika e 24 qershorit është e vështirë të interpretohet.
Mesazhe nga Pekini për “mirëkuptim strategjik” me ShBA-të
Pekini zyrtar ka dërguar mesazhe publike për nevojën e uljes së tensioneve me ShBA duke shfrytëzuar një takim të ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Henry Kissinger me presidentin Xi Jinping.
Nuk ka më shëmtuar se kaq në 30 vjet
Nuk ka shembull të dytë në historinë e pluralizmit të paktën, që të krahasohet me shëmtinë e Parlamentit të tanishëm.
Niveli i atyre që flasin, shqipja që përdorin, kodet e ndërsjellëta të shantazhit: unë e di që ti e di, po lëre tani këtë muhabet, ajo çfarë përfaqësojnë, si e përfaqësojnë, roli që i kanë atribuuar vetes, asimetria e plotë funksionale; opozitë e shtirur dhe qeveri që nuk po qeveris dot, të gjitha bashkë në një harmoni origjinale që ka si lëndë të parë interesin ekonomik të përbashkët.
Të dhënat nuk flasin mirë për “tregun rajonal”
Scan Tv publikonte sot një evidencë të vetën, bazuar mbi të dhënat e INSTAT, sipas të cilës tregtia e vendit tonë me rajonin ka njohur rënie. Të frikshme madje siç shkruan televizioni në fjalë. Konkretisht:
Nëse nuk e bën Europa, do ta bëjnë të tjerët...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, kritikon nxitjen e BE-së për të rishikuar marrëveshjen tregtare Mercosur, si imponim i standardeve të dyfishta, por është optimist për arritjen e një marrëveshjeje para fundit të vitit.
Një ditë pasi krerët e Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) u takuan me homologët e tyre të BE-së, Lula la të kuptohej se oferta kineze mbetet opsion.
Turqia nis zyrtarisht përgatitjen ndaj tërmeteve të parashikuar se do ndodhin në Stamboll
Autoritetet turke kanë nisur të planifikojnë reagimin ndaj ngjarjeve sizmike shkatërrimtare që janë parashikuar të ndodhin në rajonin e Stambollit, që ndodhet në bashkimin e pllakës anatoliane me atë euroaziatike. Ministri për Mjedisin dhe Urbanizimin, Mehmet Ozhaseki, ka njoftuar zhvillimin e një takimi me kryebashkiakun Ekrem Immamoglu dhe krerët e distrikteve bashkiake, për të diskutuar mbi nevojën e koordinimit.
