Slideri Kryesor
Joshka Fisher: Bota është kthyer edhe njëherë siç ishte më 1914-n
Për ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, njohës i mirë i Lindjes së Mesme, konflikti në Gaza ka potencialin për ta futur në luftë të gjithë rajonin.
“Është e vështirë të mos mendosh për vitin 1914, kur ngjarjet morën një dinamikë të pakontrollueshme dhe sollën si pasojë Luftën e Parë Botërore”, thotë ai..
Aurela Basha, pronare e 246 m2 katrorë në “Lion Residence”
Debati publik për ndërtimin e mijëra metra katrorë kulla në kryeqytet është kthyer së fundi në një luftë politike. Çdo parti akuzon kundërshtarët se kanë lidhur aleancë me investitorët e pallateve për të përfituar sipërfaqe ndërtimi, e rrjedhimisht miliona euro pasuri që burojnë nga godinat më të shtrenjta në Shqipëri.
Nis turi i drekave me mish nga njëri cep në tjetrin. Buxheti do diskutohet me Popullin
Pas qeverisë, stafetën e marrin bashkitë. Edhe ato do të diskutojë me popullin projektbuxhetin e ri të vitit 2024. Bashkia Sarandë ta zëmë e ka ndarë popullin në grupe interesi me të cilët do të bëjë takime për të folur për taksat lokale e kështu me radhë. Edi Rama model politik dhe referimi!!! Ndodhi edhe kjo në Zululandin tonë. Njësoj si me ligjin për legalizimin e kanabisit, z. Rama ushtron mekanizmin e referendumit faktik për të kaluar projekte që do t’i kalojë vetë e për të eliminuar çdo zhurmë.
Në lojë është shteti i Malit të Zi
Gjermania paralajmëron myslimanët: Dëboheni nëse kryeni akte antisemitizmi
Që prej sulmit të 7 tetorit, që shënoi riaktivizimin e konfliktit Izrael-Palestinë, Perëndimi është kritikuar shpesh për pozicionimin hapur përkrah Izraelit. Në disa vende të Europës, protestat pro palestinezëve kanë vënë në provë respektimin nga autoritetet të dy të drejtave themelore: atë të shprehjes dhe lirinë e protestës.
Në Berlin, protesta pro Izrelit dhe ajo pro Palestinës u mbajtën vetëm pak metra nga njëra-tjetra pak ditë më parë. Dhuna e regjistruar gjatë tyre ka ngritur shqetësimin e qeverisë gjermane për antisemitizëm.
Hileqar dhe i vogël deri në fund
Edi Rama i hapi sytë Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe me propozimin e vet për draft-statutin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe hodhi bazat e një dokumenti europian. Kështu e përcjellin media pranë qeverisë shqiptare sfondin e propozimit të ri europian. Një kokë nga një dokument që mund të jetë gjithçka dhe media e Baton Haxhiut, një lloj kaçaku mediatik i Albin Kurtit, sugjeron gjenialitetin e kryeministrit të Shqipërisë.
7 tetori mbetet me të panjohura. Irani dhe Turqia shprehin shqetësim për përhapjen e konfliktit në rajon
Turqia e Recep Tayyip Erdoganit po bën përpjekje dinamike për të imponuar pushimin e konfliktit në Gaza dhe kontrollin e situatës në rajon. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet presidenti turk, i cili ka bërë thirrje edhe për krijimin e një mekanizmi rajonal sigurie për të zgjidhur dhe trajtuar çështjet e sigurisë. Ky është sinjali i parë serioz i kontestimit të hegjemonisë perëndimore në këtë zonë duke sugjeruar alternativa sigurie.
Rutte bashkon pikëpamjet anglo-saksone me Europën Kontinentale
Kryeministri holandez, Mark Rutte, është një nga favoritët e hershëm për postin e shefit të NATO-s. Në rrugën drejt zyrës së kreut të aleancës ushtarake të Perëndimit, Rutte ka dy pengesa fillestare: rekordin e varfër të Holandës në shpenzimet e mbrojtjes dhe faktin që është mashkull.
Athinë, prindërit patrullojnë për të ruajtur rendin në Kifissia
Prindërit e fëmijëve në Kifissia të Athinës në Greqi, kanë krijuar një grup patrullimi për t’i ardhur në ndihmë policisë pas rritjes së kriminalitetit të të miturve. Ata kanë krijuar grupin "Kifissia Watch", përmes të cilit organizohen për patrullimin e fundjavës. Fundjava është koha kur numri i të rinjve në rrugët dhe baret e qytetit verior shumëfishohet dhe kjo rrit shqetësimin te prindërit.
Katër milionë euro, por asnjë investim. Koncesionari i dializës i sjell të gjithë në Tiranë
Ishte planifikuar që kompania koncensionare e shërbimit të dializës të investonte mbi 4.2 milionë euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, e megjithëse kanë kaluar mbi 7 vjet nga firmosja e kësaj kontrate, këto investime nuk janë bërë realitet.
Në një raport për periudhën 2020-2022, Kontrolli i Lartë e Shtetit rendit disa shkelje që vijnë si pasojë e mosrespektimit të kontratës koncensionare, të cilat lidhen edhe me mungesën e shërbimit të dializës për pacientët që vuajnë nga problemet në veshka, nëse nuk janë në stadin më të rënduar të sëmundjes.
