Slideri Kryesor
Erdogan në Athinë, deklaratë për Fqinjësinë e Mirë mes Greqisë dhe Turqisë
Ndoshta nuk është koha e duhur për të qenë optimistë për paqen, por takimi mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka prodhuar një dokument të parë të rëndësishëm që hedh bazën e negociimit për çështje të tjera të nxehta.
Banjska jashtë kufinjve shtetërorë të Serbisë. INTERPOL lëshon urdhër arresti për Radoiçiçin
Mediat në Kosovë raportojnë se Interpoli ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për 11 persona të akuzuar për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë. Mes tyre është edhe urdhër arresti për Milan Radoiçiç. Ato i referohen një deklarate të ministrit për Komunitet dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, sipas të cilit kërkesa zyrtarisht është depozituar nga misioni i Kombeve të Bashkuara, UNIMIK pas një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Nuk më duhet Daçiç për të marrë shumicën. Nëse humbas, zgjedhjet presidenciale në maj ose shtator 2024
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për reviztës NIN se ai nuk po konsideron emrin e Ivica Daçic për kryeministër në zgjedhjet e 17 dhjetorit të këtij viti. Komenti ka ardhur pas lajmeve në mediat serbe se Daçiç, kryetar i Partisë Socialiste dhe një aleat i Vuçiç, u përfol si kandidaturë në kushtet e një rinegociimi brenda koalicionit.
Lufta në Gaza nis të ushqejë akuzat për tregtinë e organeve
Euro-Med Human Rights Monitor, një OJQ që po vëzhgon situatën në Gaza, thotë se Izraeli po i përdor trupat e palestinezëve për organet. Pretendimi i ngritur prej saj bazohet në raportimet e mjekëve dhe infermierëve në Gaza, të cilët ekzaminuan disa trupa pasi u liruan nga Izraeli.
Ata mikrofonë duheshin hequr!
Qarkullon së fundmi një video ku shfaqet kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për mediat të aktorit Ndriçim Xhepa në homazhet për nder të Mirush Kabashit, duke nisur të flasë vetë. Tani nuk është e qartë mirë sesi qëndron puna, por nga aq sa mund të shohësh të ngjan se Sali Berisha futet në mes të njerëzve, shtyn Ndriçim Xhepën që ndoshta edhe nuk e njeh kush është pasi ka qenë me kurriz dhe vazhdon të flasë.
Erdogan: Nëse Greqia ndjek politikë të padiktuar nga aktorë të huaj, ne mund të ndërtojmë paqen
24 orë përpara mbërritjes në Greqi për një vizitë zyrtare që është komentuar shumë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për gazetën “Kathimerini”. Ai ka deklaruar se gjërat nuk kanë ndryshuar: Turqia kërkon miqësinë dhe Greqia ka adoptuar një qasje tjetër, përmes së cilës nuk i sheh më problemet të pakapërcyeshme.
Diktator për një ditë
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se në rast rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, do të bëhej diktator vetëm për një ditë. Gjatë një interviste me Sean Hannity në Fox News, Trump u pyet nëse do ta shpërdoronte pushtetin për hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, nëse rizgjidhet president.
“Po i premtoni Amerikës se nuk do të abuzoni kurrë me pushtetin si ndëshkim kundër askujt?”, ishte pyetja drejtuar ish-presidentit republikan.
Serbët pranojnë rrugën ligjore për zgjedhjet në Veriun e Kosovës
Serbët në katër komunat në veri të Kosovës kanë formuar grupet nismëtare, të cilat të martën kanë paraqitur kërkesa te kryesuesit e kuvendeve komunale në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Zveçan dhe Leposavicc për inicim të peticionit për shkarkim të kryetarëve.
Turqia: Çdo përpjekje për të likujduar drejtues të Hamasit në territorin tonë, do të ketë pasoja
Shërbimet sekrete turke kanë paralajmëruar zyrtarisht homologët izraelitë kundër aksioneve eventuale të këtyre të fundit ndaj operativëve të Hamasit në tokën turke. Mediat në Turqi raportojnë se njoftimi është bërë pas deklaratave të kreut të shërbimit të brendshëm izraelit, Ronen Bar, se Izraeli ka përgatitur plane për asgjësimin e liderëve të organizatës palestineze jashtë territoreve të Palestinës.
Gjuha greke, arsimi i përbashkët dhe feja ortodokse ngjizën Greqinë e sotme
Thanos Veremis, një nga akademikët dhe historianët më të njohur grekë, i cili i ka kushtuar disa libra Revolucionit grek të ‘21-shit, do të më presë në banesën e tij në Kifisia me një buzëqeshje të paqtë, që më fashiti pasigurinë dhe ankthin e fillimit. Pavarësisht pyetjeve të parapërgatitura, biseda shkoi drejt monopatesh të tjera, siç ndodh shpesh në takimet tête-à-tête, duke më përforcuar bindjen e mëparshme rreth profilit të tij fisnik si njeri e studiues.
