Slideri Kryesor
Radoiçiç pranon organizimin e sulmit në Banjskë. Kushte juridike për nxjerrjen jashtë ligjit të Listës Srpska
Nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiç, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, pasi sipas presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, “ai nuk dëshiron ta dëmtojë Listën Srpska”. Përmes një letre te lexuar nga avokati i Radoiçiç, Goran Petronijeviç, numri dy i Listës Srpska, parti serbe në Kosovë, ka pranuar pjesëmarrjen në ngjarjet e Banjskës më 24 shtator, madje edhe përgjegjësinë për organizimin logjistik të tyre. Siç pritej ai ka shfajësuar Beogradin zyrtar duke deklaruar se ky i fundit nuk ka patur dijeni për atë që po ndodhte.
Video/Kështu duhen përcjellë edhe nga SPAK pamjet e vilave të ministrave që kontrollohen për hetim
Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.
Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”.
Kosova mund ta përdorë qëndrimin e Tiranës për ngjarjet e Banjskës
Kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja e Banjskës dhe në qëndrimin e Beogradit ka një përpjekje për të evoluar nga izolimi i tanishëm i akuzës që i është bërë thuajse zyrtarisht. Presidenti serb ka folur për hetime, duke u distancuar nga vrasja e policit të Kosovës, Bunjaku, ndërkohë që aksionet e forcave speciale të Kosovës, cilësohen nga Serbia si akte terrori ndaj serbëve.
Përgjigje Ramës: Nuk nevojitet kontrolli i KFOR-it në veri
Ministra të qeverisë së Albin Kurtit iu përgjigjën deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha sot se situatën në veri të Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook tha se kjo është e panevojshme, por shtoi se patrullime të përbashkëta mund të kryhen në vijën kufitare, pasi “prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.
Deklaratën e Ramës për KFOR-in, ministrja Haxhiu e quajti kërkesë “të stërvjetëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Parajsa e dhurimit të vezëve
Gratë spanjolle po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, e megjithatë Spanja është bërë kryeqyteti i dhurimit të vezëve në Evropë.
Gjatë 20 viteve të fundit, numri i cikleve të dhurimit të vezëve në Evropë është rritur vazhdimisht, duke arritur në më shumë se 80 000 në vitin 2018. Rreth gjysma e tyre ndodhin në Spanjë, vendi që është bërë destinacioni kryesor në Evropë i atyre që kërkojnë vezë të dhuruara.
Kuvendi i Kosovës: Pas sulmit në Banjskë është Serbia
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në unanimitet sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku e u lënduan tre policë të tjerë.
Vrasjen e policit nuk e justifikoj, autoritetet të reagojnë! Dua paqe, serbët vepruan vetë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për RTS se ajo që ndodhi në Kosovë ishte një reagim i detyruar i serbëve të cilët kanë kohë që ndihen të poshtëruar. Së pari z. Vuçiç, ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës, Bunjaku, duke kërkuar madje që:
autoritetet relevante duhet të reagojnë për këtë. Nuk ka justifikim për atë akt
Nagorno-Karabaku dorëzohet plotësisht te Azerbajxhani
Republika e Nagorno-Karabakut do të pushojë së ekzistuari që nga 1 janari 2024. Presidenti i republikës së vetëshpallur, Samvel Shahramanyan, nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve.
Asnjë akuzë për Serbinë. Sulmi nga një "grup kriminal"
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp sot përmes së cilës ka dhënë mendimet e veta për zhvillimet e fundit në Kosovë. Fjala e tij meriton thuajse aspak vëmendje, sepse është asgjë më shumë sesa vazhda e një ligjërimi që nuk jep më ndonjë të re.
Big Tech i parë europian penalizohet nga BE-ja
Rregullat e reja të Bashkimit Europian për internetin, të hyra në fuqi në fillim të këtij viti, u hartuan me synimin që të ndërtohej një sistem që do të mbante nën kontroll kompanitë amerikane në teknologjisë në tregun europian. Por një vendim i fundit antitrust i bllokut dërgoi mesazhin se nuk janë vetëm gjigantët e teknologjisë amerikane që do t'i nënshtrohen një kontrolli në rritje, por edhe kompanitë evropiane të teknologjisë.
