Slideri Kryesor
OKB bën një hap pas, vijon ndërtimi i rrugës në Qipron turke
Në Qipron turke, një rrugë e re do të lidhë fshatin Pyla, një zonë me etni të përziera midis Qipros turke dhe greke. Pyla ndodhet vetëm në jug të zonës së monitoruar nga Kombet e Bashkuara, ku ishulli ndahet në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Republikën e Qipros.
Rruga ka hasur në kundërshtimin e forcave paqeruajtëse të OKB-së, por pavarësisht kësaj, autoritetet do të vijojnë punën për ndërtimin e saj.
Dossier/Korrespondenca e fshehtë Hrushov - Kennedy: Jemi në Arkën e Noes, duhet të lundrojmë bashkë
Për krizën e Kubës është folur dhe shkruar gjatë. Përmendet shpesh se bota ishte në prag të luftës bërthamore dhe se tensionet u mbyllën me lëshime reciproke.
Dështon misioni rus në Hënë
Sonda ruse Luna-25 nuk ia ka dalë të zbresë me sukses në Hënë. Luna është e para sondë që Rusia nis drejt satelitit të Tokës që prej vitit 1976, pati një incident gjatë një manovre për t’u ulur.
Lirë dhe mirë në Shqipëri
Në Itali, Shqipëria ka hyrë me suksesin turistik publicitar në satirën politike. Tani që edhe fatura e restorantit në Berat u shlye, duart janë të lira për të bërë atë që italianët dinë ta bejnë me Shqipërinë: të tallen.
Dështimi i kundërofensivës ukrainase sjell probleme politike afatgjata
Shërbimet inteligjente amerikane janë shprehur pesimiste mbi suksesin e asaj që u trumbetua si kundërofensiva ukrainase. Gazeta e njohur “The Washington Post” citon burime të vetat sipas të cilave objektivi për të marrë qytetin juglindor të Melitopol nuk mund të përmbushet.
Tenton të hyjë nga dritarja e Italisë
Intervista e fundit e ambasadores së BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ishte si të thuash edhe mesazhi përmbledhës i misionit të saj në Shqipëri: KORRUPSIONI ËSHTË I PËRHAPUR NGADO. Një kancer e ka quajtur ajo duke shprehur kështu një qëndrim jo vetëm personal, por edhe institucional të delegacionit të BE-së, formësuar mbi informacione zyrtare. Është e qartë se mesazhet kanë kaluar në Bruksel dhe në kancelaritë kryesore të Europës dhe se ato përfaqësojnë padys
Sanchez i kërkon BE-së të njohë gjuhët e tjera të Spanjës
Spanja kërkon që gjuhët baske, katalane dhe galike të njihen si gjuhë zyrtare të BE-së. Kërkesa e Spanjës u përcoll te presidenca e radhës e BE nga ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në një letër ku thuhet se "gjuhët spanjolle, përveç kastilianes, që gëzojnë statusin e gjuhëve zyrtare në Spanjë” duhet t'i shtohen listës së 24 gjuhëve zyrtare të BE-së.
Ish-kancelari austriak, nën akuzë për dëshmi të rreme
Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, akuzohet për dëshmi të rreme. Fjala është për hetimin e nisur ndaj tij pak vite më parë, lidhur me të ashtuquajturin skandali i Ibizës.
Ngritjen e akuzës ndaj ish-kancekarit austriak e konfirmoi Zyra e Prokurorisë Ekonomike dhe Korrupsionit të Austrisë. Kallëzime penale janë bërë edhe ndaj ish-shefit të kabinetit të Kurz, Bernhard Bonelli, raportojnë mediat austriake.
Gjykimi ndaj Kurz nis më 8 tetor.
Darkë informale Greqi-BE-Ballkan Perëndimor. Pjesë edhe Kosova, Shqipëria mungon
Me rastin e 20-vjetorit të Deklaratës së Selanikut, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të mbajë një darkë informale të hënën, 21 gusht. Në darkën e njoftuar janë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor, preisdentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti I Këshillit Europian, Charles Michel, si deh drejtues të Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë.
Jam në krye të punës që i dal zot prej 10 vjetësh!
Së bashku me stafin e Bashkisë Himarë, jemi në krye të punëve për të menaxhuar çdo detaj për të garantuar sukses të një sezoni turistik. Dhe kjo përpos “turbolencave artificiale”, të gatshëm për të rritur temperaturat në Himarë çdo mesgushti, me apo pa perforcime interesash ‘minore’ të cilat vijnë më shumë nga andej ‘matanë’ se sa këtej nga ku edhe i kemi dalë zot punëve prej një dekade