Slideri Kryesor

Divergjenca franko-gjermane për tregtinë e makinave me Kinën

Postuar në 24 Shtator, 2023 15:29

Nëse për reformimin e BE-së janë në të njëjtën gjatësi vale, për marrëdhëniet tregtare me Kinën, Franca dhe Gjermania kanë divergjenca. Qasjet e ndryshme lidhen me makinat elektrike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, shprehu shqetësimin se prodhuesit gjermanë të makinave mund të preken indirekt nga masat e BE-së, nëse kjo e fundit ndërmerr të tilla për automjetet elektrike kineze si rezultat i një hetimi të ri kundër subvencioneve.

Politika e zgjuar serbe shkon përherë në të njëjtën pikë

Postuar në 24 Shtator, 2023 12:02

Vrasja e një polici dhe plagosja e një tjetri si dhe të shtënat me armë, janë konsideruar nga qeveria e Kosovës dhe presidenca e saj si akte të orkestruara nga Beogradi. Ka shumë dyshime të arsyeshme për të besuar se një gjë e tillë është e vërtetë, ndonëse një dritare duhet mbajtur hapur për të mos paragjykuar. Në eventualitetin e faktimit të kësaj akuze, është e udhës të vihet në dukje se dhuna dhe strategjia e tensionimit janë tashmë konstante të politikës serbe në Kosovë, çka në vetvete e bën të pakuptimtë dhe zhvlerëson të gjithë politikën e mirëkuptimit që iu dha presidentit serb, Vuç

Vritet në veri një efektiv i policisë së Kosovës

Postuar në 24 Shtator, 2023 10:09

Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Një efektiv i policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm  në fshatin Banjskë të komunës së Leposaviqit, kurse një tjetër është plagosur.

Mediat e Kosovës raportojnë se një grup i armatosur kanë bllokuar magjistralen që lidh Mitrovicën me Leposaviq dhe kanë sulmuar me armë veturën zyrtare të policisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se
Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

Për Belerin e ka fajin Berisha e Meta? Po për Parlamentin me kriminelë kush e ka?

Postuar në 23 Shtator, 2023 21:15

Në një intervisë për Neës 24, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka përsëritur sërish variantin e shumicës për çështjen “Beleri”. Që konsiston në idenë se fajin e ka Berisha. 

Nuk ka emergjencë të emigracionit, është realitet afatgjatë

Postuar në 23 Shtator, 2023 17:27

Papa Francesku i kërkon BE-së humanizëm për emigrantët që zbresin në brigjet e Europës, duke e cilësuar fenomenin më shumë “një realitet afatgjatë” sesa një emergjencë.

“Ata që rrezikojnë jetën në det nuk vijnë për të pushtuar, ata kërkojnë vetëm mirëpritje, kërkojnë mundësi për jetën”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Marsejë.

Zogjtë kthehen në të njëjtat vende

Postuar në 23 Shtator, 2023 17:01

 

Pikëpyetje për rolin e Tony Blair pas ndërhyrjes azere në Nagorno-Karabak

Postuar në 23 Shtator, 2023 11:25

Ofensiva ushtarake e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak ka rikthyer vëmendjen te Tony Blair, ish-krymeinistri britanik me lidhje të forta me qeverinë azere. Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit që nga viti 2003, deklaroi fitoren të enjten pas operacionit dy-ditor, të cilin kryeministri armen e ka cilësuar “spastrim etnik”.

Ankth patriotik për Censusin në Himarë, asnjë fjalë për shantazhet “bullgare” në Pustec

Postuar në 22 Shtator, 2023 23:32

 Eduard Zaloshnja, që merret me sondazhe, ka dalë sot me një thirrje për vigjilencë ndaj INSTAT që i bën thirrje të ketë kujdes sepse nga Greqia mund të vijnë autobuzë me himarjotë që do deklarohen grekë e mandej do ikin. E kështu, në kundërshtim me parimin e Censusit që po zhvillohet, do regjistrohen edhe ata që nuk banojnë në Himarë. 

Migracioni mund të jetë forcë shpërbërëse e BE-së

Postuar në 22 Shtator, 2023 22:56

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka deklaruar në një intervistë për britaniken “The Guardian” se migracioni mund të rezultojë një forcë shpërbërëse për Bashkimin Europian. 

Shuhet Giorgio Napolitano, ish-presidenti i Italisë

Postuar në 22 Shtator, 2023 22:01

Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Napolitano ndodhej në spitalin e Romës prej disa javësh.

Presidenti aktual, Sergio Mattarella, në një mesazh ngushëllimi tha se jeta e Napolitanos “pasqyroi një pjesë të madhe të historisë (të Italisë) në gjysmën e dytë të shekullit XX, me dramat e saj, kompleksitetin, objektivat dhe shpresat e saj”.

Napolitano është i vetmi politikan në Itali që është zgjedhur dy herë president.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor