Slideri Kryesor
Kërkesa për naftë drejt fundit, Arabia dhe Emiratet rrezikojnê 1/2-n e të ardhurave
SHBA-të po krijojnë tension mes Turqisë dhe Greqisë
“Nëse thërret me zë të lartë dikë nga Turqia, mund të dëgjohesh në Kos. Nuk është e drejtë që dy vende, kaq të afërta dhe kaq të lidhura ngushtë, të vazhdojnë përpara me zëra që ushqejnë armiqësi”.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se Greqia është pjesë e qasjes së re të Ankarasë “më shumë miq dhe më pak armiq".
22 vende do të trefishojnë kapacitetin bërthamor deri në 2050
Shtetet e Bashkuara dhe 21 vende të tjera u zotuan në samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara në Dubai për të trefishuar kapacitetin e energjisë bërthamore deri në vitin 2050.
Përkrahësit e energjisë bërthamore, e cila furnizon 18 për qind të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara, thonë se rritja e prodhimit të saj është domosdoshmëri për uljen e emetimeve të karbonit në dekadat e ardhshme.
Revolucioni i Berishës, përrallë po aq idiote sa Rilindja e Edi Ramës
Në Kuvendin e sotshëm të Partisë Demokratike – Rithemelimi – Sali Berisha ka cituar një studiues amerikan të revolucioneve, sipas të cilit sfida e një revolucioni nis disa vite më pas kur kasta e vjetër riorganizohet për të ndërmarrë një kundër-revolucion. Referenca amerikane e z. Berisha nuk e shpëton atë nga reminishencat e praktikës dhe teorisë së revolucionit që promulguar gjatë nga regjimi komunist.
Hovenier: Draft-statuti i përmbush të gjitha kriteret, dallimet mes palëve po ngushtohen
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, thotë se në procesin e dialogut, dallimet mes pales serbe dhe asaj të Kosovës po ngushtohen.
Nadia Calviño, kandidatja kryesore për drejtimin e Bankës Europiane të Investimeve
Nadia Calviño, ministre e Ekonomisë e qeverisë spanjolle, është evidentuar si kandidatja kryesore dhe e pakonkurueshme sipas gjasave për detyrën e drejtores së Bankës Europiane të Investimeve. Pozicioni merr rëndësi shumë të madhe për shkak se kjo bankë do të ketë rol dominues për procesin e rindërtimit të Ukrainës, një proces prej miliarda eurosh.
Bankat britanike/ Pengesë për inovacionin, dorëlëshuara me kreditë hipotekore
Vendlindja e revolucionit industrial ka nevojë urgjente për inovacion. Pengesë janë bërë bankat e ngarkuara me hipotekë të Britanisë.
Britania - shpikësi i sistemit të fabrikës, motorit me avull dhe hekurudhave - është në ballë të një ngadalësimi të produktivitetit global të shekullit të 21-të. Rritja e produktivitetit në Britani ose prodhimi për orë pune, është përgjysmuar që nga kriza financiare, duke bërë që disa politikëbërës ta quajnë këtë epokë dekada e humbur e Britanisë. Ndër shtatë ekonomitë më të mëdha të zhvilluara në botë, vetëm Italia ka ecur më keq.
Vjenën e bëri të rëndësishme Arsimi!
Revista “Foreign Policy” publikon së fundmi një recencë të shkurtër të librit të historianit britanik, Richard Cockett, “Vjena: Si e krijoi botën modern qyteti i ideve”. Shënimi mbi librin thekson rolin e kryeqytetit austriak në idetë kryesore intelektuale të Perëndimit, të paktën që nga fillimi i shekullit të 20-të e deri në mesin e tij.
Papa: Ka qenë gabim maskilizimi i Kishës
Kisha është grua, por kjo nuk ka të bëjë me çështjen e priftërimit femëror. Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë një diskutimi me Komisionin Teologjik Ndërkombëtar, gjatë të cilit ai ka vënë në dukje “gabimin e maskilizimit të Kishës”. Duke sjellë një përvojë të vetën me mësimin e teologjisë nga një grua, Papa ka paralajmëruar se problemi i përfshirjes më të madhe të femrës në çështjet teologjike do të duhe të trajtohet me seriozitet nga Kisha.
Qeveria serbe blen Direktivën e Hitlerit për pushtimin e Yugosllavisë
Qeveria serbe ka njoftuar se ka blerë Direktivën nr.25 të 27 marsit 1941, përmes së cilës Kancelari i Gjermanisë, Adolf Hitler urdhëroi pushtimin e Jugosllavisë dhe të Greqisë.