Slideri Kryesor
LSI nuk heq dorë nga politika e shapkave. Qeveri brenda qeverisë
LSI e ka bërë zakon që në gusht, kur gjithë populli mendon me të drejtë se politika ja ka futur plazhit, ajo si parti qeverisëse me vlera dhe kontribute të patjetërsueshme del dhe tregon se është vigjilente ndaj qeverisjes që i takon në veçanti pjesës së Edi Ramës. Petrit Vasili ka të gjithë seriozitetin dhe përvojën e duhur të bëjë opozitarizimin brenda qeverisë sidomos kur bëhet fjalë për tema që i përkasin sektorit të shëndetësisë, ku LSI gjithmonë ka treguar se është shumë e ndjeshme.
Krit-ere apo hatëre?
Para pak ditësh Ministria e Kulturës informoi përmes një njoftimi për shtyp se kishte shpallur 10 autorët që do të përfitojnë nga Fondi i Mbështetjes Financiare për Krijimtarinë Letrare. Emrat fitues u përzgjodhën pas një konkursi ku u paraqitën 57 drafte krijimtarie që sipas Ministrisë së Kulturës iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të vlerësimit nga ana e Jurisë. Spikatin emra mediatikisht të njojur si Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku, Josif Papagjoni, Rudina Çupi etj.. Ajo që kërcet në këtë histori është mënyra si janë përgjedhur autorët fitues dhe jo vetëm.
"Made in Serbia" për mallrat shqiptare
Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Rekord azilkërkuesish në Gjermani për korrikun
Nuk ka të ndalur dyndja e azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve si shqiptare ashtu dhe ato gjermane. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se për muajin korrik, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani arriti në 7 mijë.
1 milionë vota në 2013-ën,1 milionë vota në 2015-ën. Sërish kanë frikë nga Berisha!
Andrea Stefani shkruan sot një shkrim të gjatë në gazetën “Dita” ku merret edhe njëherë me Sali Berishën. Kësaj radhe u kthehet ndërkombëtarëve se përse kur Sali Berisha flet për revolucion demokratik në thonjëza, ata heshtin. Stefani shkruan shumë, thotë shumë gjëra, të gjitha që lidhen me Sali Berishën, të cilit i vesh cilësi që nuk mund të qëndrojnë në realitet po të bëhet një vlerësim real i fuqive të tij. “Pse gjithë kjo droje, për të mos thënë frikë nga tij?
Kush është vendas në Britani? Një intervistë e sikletshme e prof. të Oxford, Paul Collier
Ka qenë një intervistë shumë e sikletshme ajo e profesorit të Oxford, Paul Collier me gazetarin Mehdi Hasan(Al Jazeera), i lindur në Britani dhe i edukuar po në Oxford. Hasan ka referuar(minuta 5 53) nga libri i Collier, “Exosus”, publikuar në vitin 2013, thuhet se: “Në censusin e vitit 2011 u zbulua se vendasit britanikë janë pakicë në kryeqytetin e tyre”. Pyetja e Hasan ishe nëse ky pohim gjen vërtetësi, vetëm duke patur parasysh si “britanikë vendas, të bardhët?
Stambolli në terror
Stambolli është tronditur sot sërish, disa orë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë. Dy sulmues hapën zjarr pikërisht ndaj policëve të cilët siguronin ndërtesën e stacionit policor Fatih në Sultanbeyli, të sulmuar mbrëmë me bombë. Në përplasjen që pasoi ka humbur jetën drejtori i Departamentit të Forcave të Xhenios të Drejtorisë së Policisë në Stamboll, Beyazıt Çeken, raporton Anadolu Agency (AA).
Çeken ishte plagosur rëndë dhe nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjeve.
Ligji i ri i turizmit fut ujë nga të gjitha anët. Presidenti e refuzon dekretimin
Edhe pse nje rektifikim i çastit të fundit ja hoqi kompetencën ministrit Ahmetaj për dhënien e vlerësimeve të cilësisë turistike, një listë të gjatë shkeljesh dhe pasaktësish ka gjetur edhe presidenca, pasi Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk e ka dekretuar ligjin e ri për Turizmin duke i hapur rrugë edhe njëherë diskutimit të tij në Kuvend. Zyra e Presidentit ka dhënë edhe arsyet e mosdekretimit.
Arsyea e parë:
Rama e Meta, marrëdhënie të ndera
Analisti Andi Bushati u është përgjigjur disa pyetjeve nga Syri.net për situatën politike në vend, konkretisht brenda koalicionit të majtë. Bushati pohon se ka prova dhe dëshmitarë se marrëdhënia mes dy partnerëve të qeverisë, Edi Rama dhe Ilir Meta është thyer rëndshëm.
Qeveria ndalon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. U kërkon bashkive planet e reja vendore
Pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e vendit. 61 bashkitë e reja duhet të angazhohen në plane të reja vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jenë dorëzuar, qeveria do lejojë vijimin normal të ndërtimit.
