Slideri Kryesor
Luftë evazionit dhe informalitetit. Po Ministria e Financave a ka dijeni si kanë funksionuar kasat fiskale? A duhet të kemi një raport zyrtar për këtë?
Qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, duke shpallur gjendje lufte për Shqipërinë. Në fakt, aksioni ndaj informalitetit u shty, me synim që t’i lihet kohë të regjistrohet e më pas të blejme kasën fiskale. Kjo është njëra anë e çështjes, e cila ka krijuar pështjellim dhe tension, e që në çdo rast do të duhet pritur për të parë rezultatet. Ana tjetër është ajo që ofron shteti, përveç shërbimit edhe garancia që evazioni të mbahet nën kontroll. Një nga mënyrat më të njohura është fiskalizimi dhe zbatimi i rregullave, që është kuponi.
Projekti i hyrjes së Liqenit, do të hapen mjediset e rrethuara për Gardën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Eni Vasili. I pyetur për priojektin e hyrjes së Liqenit Artificial, që u debatua shumë para disa kohësh, Veliaj tha: “Në asnjë zonë publike nuk do të ketë ndërtim që prish dhe i merr Parkut të Liqenit. Ama, në një zonë publike, ku janë konviktet e Gardës, palestra e Gardës, ku është kuzhina e Gardës, lavanderia, parkingu i Gardës dhe që është një zonë komplet e papërdorur; pra, nga 10 ndërtesa të kemi një të saktë.
Foto-lajm/ Rama në kafe me drejtoreshën e Tatimeve: Merrni kuponin tatimor
Një ditë pasi ka lançuar nisjen e operacionit kunder informalitetit, Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren. Foto është publikuar nga “Balkanweb” dhe “Panorama.online”. Rama është parë se bashku me drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj teksa konsumonin një kafe se bashku. Rama dhe Shehaj konsumuan një kafe në zonën e ishBllokut në kryeqytet, nga ku Rama përsëriti atë që tha edhe dje. Sipas tij, “marrja e kuponit tatimor nga qytetarët është një detyrim patriotik”. “Merrni kuponin tatimor sepse shqiptarët, nga konsumimi i 1 milion kafeve, humbin 61 milionë dollarë”, tha Rama.
Shënim: Aleanca PS-PD e nxitur nga ndërkombëtarët, Meta si rrezik dhe paqja mbi gjemba e kësaj mazhorance
Pyetja e gazetarit Çim Peka për kryetarin e PD-së Basha, “ka një aludim mediatik se në vjeshtën e kaluar, një personalitet shumë i lartë perëndimor në zyrën tuaj si kryetar bashkie nëse do të ishit dakord të bashkëqeverisni me Edi Ramën. A është i vërtetë ky lajm gazetaresk”, ka marrë një përgjigje me “arra nëpër gojë” nga i pyeturi. Pra, ka vërtet një interesim të ndërkombëtarëve për izolimin e Ilir Metës në skenën politike shqiptare. Së fundi u komentua dhe mungesa e kreut të Kuvendit në Nju Jork, ku parlamentin shqiptar do ta përfaqësojë zv.kryetarja Leskaj.
Dyshime për arratisjen e ish-shefit të Antidrogës në Fier. Ishte në gjykim për shpërdorim detyre
Dritan Zagani, ish-shefi i Antirdrogës në Fier, i arrestuar në Maj të vitit 2014 për dekonspirim të aksioneve të policisë në luftën kundër trafikut të drogës ka munguar sot në seancën në ngarkim të tij që u zhvillua në Gjykatën e Fierit. Burime të policisë thanë se ai mund të larguar jashtë vendit, pasi hetohej në gjendje të lirë, pas ndryshimit të masës së sigurimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas të njëjtave burime Zagani mësohet se ka 1 muaj e gjysmë që nuk ndodhet në Shqipëri dhe për këte autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni.
Shënim: Lufta ndaj hajdutllëkut dhe patriotizmi i një qiellori
Operacionin ndaj hajdutllëkut do ta çojmë deri në fund, tha kryeministri Rama për operacionin e madh kundër informalitetit. Reagimet e para ndaj kërcënimit për një fushatë masive, ku tatimorët, policët e gjithfarë nëpunësit do zbrisnin nëpër rrugë e rrugica, ishin refleks i kushtëzuar, një panik masiv i atyre dyqanxhinjve që e dinin se diçka nuk e kishin në rregull. Shkurt hesapi, ata ulën qepenat njësoj si në filmat me njësite guerile pasi kryehej ndonjë atentat në pazar.
2011/Rama: “Përjetuam fitoren e Shqipërisë që paguan taksa”. Sot – Gjendje Lufte!!!(video)
Kryeministri e cilësoi si gjendje lufte situatën e informalitetit ekonomik e tregtar në Shqipëri.
Reagimi i çuditshëm qetësues i qeverisë së Kosovës: Jo, s’kemi frikë nga VV, gardhin metalik e vumë për ISIS-in?!
Një qetësim të çuditshëm i ka bërë qeveria kosovare opinionit publik, pas marrjes së masave duke shtuar rrethimin metalik në ndërtesën e saj. Pas qarkullimit të lajmit se këto masa ekstra janë marrë nga frika e ndonjë aksioni të dhunshëm të lëvizjes Vetëvendosje, në një sqarim të Qeverisë së Kosovës thuhet se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me rekomandimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon e jo me zhvillimet e fundit Brenda forcave politike. Pra, Qeveria lë të kuptohet se gjithçka ka të bëjë me kërcënimet e ndonjë sulmi terrorist nga ISIS e jo me përplasjet me VV-në.
Dritaret e vogla të evazionit të madh
Deri në fund të vitit 2007, pothuaj në çdo dyqan ku kërkoje të blije një paqetë cigaresh, shitësi të pyeste: “Me pullë apo pa pullë?”. (Bëhej fjalë për pullën fiskale, e cila tregonte se, gjatë rrugës nga importuesi tek dyqani, akcizat dhe tatimet e tjera ishin paguar për paqetën.) Pra, evazioni fiskal kryhej hapur mu poshtë hundës së shtetit, megjithëse herë pas here atij i ishte shpallur luftë.
A po harrohet evazioni që thuret nga vetë institucionet?(video)
Si për ironi, edhe Shqipëria do të ketë 1 shtatorin e vet si datë lufte. Sot përfaqësues të qeverisë kanë dalë dhe kanë bërë të ditur se nis operacioni lundër informalitetit dhe evazionit. Më herët është bërë e njohur se kush nuk merr kuptoni do të gjobitet, duke e shtrirë veprimin ndëshkues edhe mbi ata qytetarë që nuk ndjekin rregullat që i njohin mir ënë vendet perëndimore. Ministri i Financave argumentoi për herë të parë se përse niveli i të ardhurave ka qenë kaq i ulët, duke bërë të vetat ato “argumente” që ka dhënë edhe kryeministri.
