Slideri Kryesor
OSBE: Elitat politike të lidhura me krimin e korrupsionin të paprekshme
Në raportimin para Këshillit të Përhershm të OSBE-së në Vjenë mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri ambasadori Florian Raunig deklaroi se ndonëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike, vecanërisht lidhur me pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
BE pa rezerva: Korrupsioni, dominues në shumë fusha
Në dy vjet qeveria nuk mundi të zhbëjë korrupsionin galopant që po gërryen sistemin gjyqësor dhe shumë fusha të tjera të jetës publike. Në këto kushte Bashkimi Europian e sheh të arsyeshme të zhvishet nga gjuha dipolmatike dhe të vërë para përgjegjësisë qeverinë për nivelin e korrupsionit në vend. Deklarata e Brukselit-se vjen pas raportit të shefit të prezencës së OSBE-se ne Tiranë, Florian Raunig në Këshillin e Përhershem të kësaj organizate, në Vjenë.
"Frankfurter Allgemine Zeitung": Shqipëria në varfëri, njerëzit ikin të zhgënjyer nga qeveria socialiste
“Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?” Kjo është pyetja që ngrihet nga media gjermane. “Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë”, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemine Zeitung" në numrin e së premtes mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria. Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar - gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar.
Fituesi i lotarisë së kuponave tatimorë merr një AUDI A6
Në fushatën kundër evazionit fiskal, qeveria shqiptare po përdor vetëm “kërbaçin” (vënie gjobash të rënda) dhe jo “kulaçin”. Ndërkohë, qeveria portugeze ka mbi një vit që po përdor kryesisht “kulaçin” për të njëjtin qëllim. Ajo ka organizuar një lotari mujore me kuponat tatimorë që marrin njerëzit, kur blejnë mallra dhe shërbime. Marrja e kuponave, tërthorazi, i detyron bizneset të paguajnë TVSH dhe tatim mbi fitimin në nivelin real.
Video/Denoncimi: Policia më grabiti 400 litra raki, turshi, reçel dhe speca djegës
Që sjellja e policisë shqiptare në shumë raste lë për të dëshiruar kjo nuk përbën ndonjë risi, por rasti më i fundit I një qytetari nga Elbasani do futet ndoshta në rekordet më të veçanta të policisë shqiptare. Ai ka denoncuar policinë se i ka grabitur 400 litra raki, bidona me turshi, spec djegës dhe reçel. Ngjarja e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar më fshatin Kusarth. Ramazan Rreshka thotë se në orën 12 pas mesnate pa paralajmërim, efektiva të policisë së Tiranës kanë hyrë me dhunë pa paralajmërim dhe pa autorizim në banesën e tij.
Draft i ri për dekriminalizimin, PD kërkon ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin
PD prezanton draftin për dekriminalizimin, vetëm dy ditë pas miratimit prej Qeverisë të projektligjit për funksionet publike. Ndryshe nga pr/ligji i qeverisë, PD ka parashikuar në draftin e saj ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin, si dhe një strukturë e posaçme brenda Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuror shqiptaro-amerikan për hetimin e korrupsionit në nivele të larta
Korrupsioni në nivele të larta do të hetohet nga një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili prej një jave po asiston njësinë “Task Forcë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është Gjon Juncaj dhe ka një eksperiencë të gjatë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i fokusuar në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda".
Në Mynih kanë ardhur 64 mijë shqiptarë...Dhe Edi Rama
Edi Rama nuk impresionon më njeri. Shqiptarët po e braktisin shfaqjen e tij të lodhshme, me përsëritje të mëdha, me fjalë pompoze por pa gjë nga pas: një i vetëkënaqur që vetëpropozohet si i keqkuptuar. Ecejakja e tij e fundit në Gjermani, duke u sjellë si qytetar privat i një vendi që ka kapur fundi, bie në sy si akt arrogance dhe vetëizolimi nga realiteti, të cilin ky kryeministër me sa duket ka frikë ta shohë në sy.
