Slideri Kryesor

Opozita krijon grupe pune për "monitorimin" e veprimeve të qeverisë

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:00

Lulzim Basha, ka vendosur t’u ndërpresë pushimet deputetëve dhe drejtuesve të departamenteve në selinë blu dhe t’i angazhojë në aksionin opozitar që do të nisë nga data 1 shtator. “Panorama” bën të ditur se kryetari i Partisë Demokratike ka firmosur dje urdhrin për ngritjen e një grupi pune, që do të përllogarisë dëmin ekonomik, social dhe mjedisor të shkaktuar nga prishjet e ndërmarra nga qeveria nga shtatori 2013 e në vazhdim. Grupi i punës do të ketë 12 anëtarë në përbërje të tij, të cilët, në urdhrin e firmosur nga Basha, janë të ndarë edhe në varësi të departamenteve që përfaqësojnë.

Fotolajm/Nabi Saleh - West Bank, kjo është më shumë se luftë

Postuar në 28 Gusht, 2015 22:11

Haartez raporton se ushtari po përpiqej të ndalonte një djalë të vogël, kur disa gra dhe vajza i janë sulur për ta ndaluar. Autoritetet izraelite thonë se djali po qëllonte me gurë. Fotot tregojnë urrejtjen thuajse totale mes dy popullsive.
http://www.haaretz.com/news/diplomacy-defense/1.673469

Reagim në Kosovë/Qëllohet me vezë të prishura makina e Isa Mustafës

Postuar në 28 Gusht, 2015 21:27

Isa Mustafa është bërë objekt i një kundërvënieje të madhe në Kosovë. I ardhur në pushtet me marifete negociatash të stërzgjatura dhe me premtimin se Hashim Thaçi dpmtë jetë President, Mustafa ia ka dale të krijojë pakënaqësi. Kjo falë edhe lajmeve të fundit që hedhin hije skandali korruptiv. Në këtë kuadër, Lëvizja Vetëvendosje ka kapur rastin për t’u shfaqur si forcë e veprimit dhe ka organizuar një protestë lu është qëlluar me vezë të prishura makina e Mustafës.

Tregtia e jashtme: Rritje e kërkesës së brendshme e të jashtme, përjashtuar mineralet, karburantet, dhe energjinë

Postuar në 28 Gusht, 2015 18:04

Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, rezulton se, në periudhën 7-mujore janar-korrik, importet janë rritur me 0.7% krahasur me një vit më parë. Por importi i grupit energji elektrike/minerale/lëndë djegëse, ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 21% (si rezultat i prodhimit vendas të energjisë dhe karburanteve).

A mund të qeveriset me ultimatume?

Postuar në 28 Gusht, 2015 17:14

Mbërrin edhe haberi i radhës sesi shqiptarëve do t’u shtrëngohen dhëmbët nga “shteti”. Raportohet se Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë “ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që kanë në pronësi/përdorim mjete rrugore, të marrin masa për likuidimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë, për shkelje të legjislacionit rrugor.

Shën Thanasi "spostohet". Komuniteti himarjot ka kërkuar i pari përkujtimin e Katalanos. Pse u prish atëherë kisha?

Postuar në 28 Gusht, 2015 16:36

Qeveria ka dërguar Blendi Klosin, ministër për Çështjet Sociale, për të biseduar me banorët e Dhërmiut, rreth ndërtimit të Kishës së re të Shën Thanasit. "A1 Report" publikon madje edhe projektin e ri që ndryshon në pikëpamje arkitektonike nga projekti i vjetër i para 1972-it. Do të ishte interesante të bëhej i njohur emri i arkitektit që ka sugjeruar projektin. Por le të shohim çfarë ka thënë ministri Klosi: “Nuk pati asnjë incident nga ato që ju gazetarët zakonisht prisni.

Europa nuk e do Ballkanin në BE. Përndryshe pse i largojnë njerëzit?

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:32

“Deutsche Welle” bën sot një përmbledhje të shtypit gjerman mbi samitin e Vjenës. E nga sa mund të lexohet, mediat gjermane janë më të sinqerta nga politika e Berlinit zyrtar, që sipas tyre ka ndërmarrë një iniciativë tek e cila nuk beson. “Nën titullin "Loja e gabuar për Ballkanin Perëndimor", gazeta “Berliner Zeitung” komenton: "Gjatë konferencës plasi lajmi për gjetjen e një kamioni plot me refugjatë të vdekur. Lajmi horror nuk hodhi hijen mbi konferencën, siç po lexojmë rëndom, por ai hedh një dritë të fortë në mugëtirën politike që mbizotëronte takimin pompoz në Vjenë.

Zyra Federale për Azilin përgënjeshtron kryeministrin e Shqipërisë

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:17

Zyra Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin (BAMF) në një prononcim për "Abc News" deklaroi se kjo zyrë nuk ka asnjë indikacion se azilkërkuesit nga Shqipëria janë emigrantë nga Greqia. BAMF reagoi në lidhjen me deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se “është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s'janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia.” Por sipas Zyrës Federale Gjermane për Azilin dhe Migracionin, që është dhe autoriteti kryesor për azilkërkuesit, nuk ka asnjë shenjë se shumica e azilkërkuesve shqiptarë janë ish-emigrantë nga Greqia.

Përkeqësohet bilanci i tregëtisë me jashtë, pasqyrë e partneritetit të ri politik

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:56

Muaji korrik ka shënuar bilancin më negativ në tregëtinë me jashtë përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me një vit më parë dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015.

Katastrofa në KESH, rriten shpenzimet, bien të ardhurat 45%, humbet 158 milionë euro në 2014

Postuar në 28 Gusht, 2015 10:36

Prodhuesi shtetëror i energjisë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shënuar një ecuri mjaft negative në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e saj. “Monitor” bën të ditur se të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm me 45%, duke zbritur në 16 miliardë lekë (115 milionë euro), nga 29.2 miliardë lekë (209 milionë euro), që ishin në 2013-n. Sipas “Monitor” vetëm nga shitja e energjisë elektrike, të ardhurat ranë nga rreth 25 miliardë lekë, në rreth 11 miliardë lekë në 2014-n.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor