Slideri Kryesor
Video/Në Kosovë ka opozitë që qëllon me vezë Kryeministrin
Shënim: A sensibilizohen vërtet qytetarët nga evente si “Dita pa makina”?
Është bërë rutinë prej vitesh të paktën në Tiranë, që momente kalendarike me sfond ekologjik si “Dita pa makina”, të shoqërohen me pamje foto e video të drejtuesve qëndrorë ose lokalë të rradhës, në rastin aktual kryebashkiaku Veliaj e kryeministri Rama, që bëjnë thirrje për të përdorur më shumë rrotat e vogla të biçikletave, këmbët apo maksimumi, transportin publik. Por janë edhe pamjet e anës tjetër të medaljes: Trafik i rënduar, makina që bëhen kapicë nëpër arterie kryesore në pritje sa të mbarojnë ceremonitë etj.
Sistemi elektronik i Tatimeve gjobit masivisht bizneset, Cani kërkon falje
90 për qind e bizneseve janë dënuar me gjobë nga Dega e Tatimeve për mosdeklarim në afat të deklaratave tatimore. Ministria e Financave ia njeh si gabim sistemit që ka nisur aplikimin që në muajin janar të këtij viti.
Në një relacion dërguar kuvendit, Ministria e Financave argumentoi se gjobat masive u prodhuan në periudhën kohore që përkon me përshtatjen e tatimpaguesve me sistemin e ri, ndaj është propozuar edhe falja e tyre.
Gafa: Bushati kërkon të mbledhë bashkë ambasadorët arabë dhe Izraelin për të vënë rregull
Fakti që ministri i Jashtëm nuk e përgënjeshtroi pohimin e paraardhësit të tij Bumçi, nënkupton që ngjarja është e vërtetë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është autore e një gare diplomatike të ndodhur pak ditë më parë. Sipas Bumçit në komisionin e Jashtëm , “një skandal ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme. Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo është të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina.
Stigliz: Gjermania po e çon Europën në kaos, oligarkët nuk preken
Nobelisti Joseph Stigliz ka bërë në tjetër vlerësim për situatën në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreditorët dhe partnerët Europianë. Ai akuzon Gjermaninë për politikën e masave shtrënguese ndaj Greqisë dhe kaosin e krijuar në eurozonë.
Hyn në fuqi, leje dhe raportim te Bushati për çdo kontakt me të huajt
Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë që kërkon nga çdo titullar apo funksionar i adinistratës publike të marrë miratimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për çdo vizitë jashtë vendit apo takim me diplomatë e ambasadorë të huaj. Vendimi mban datën 9 shtator, por sot është botuar në fletoren zyrtare.
Një ofertë ruse për të zmbrapsur ISIS: Siria e Assadit të transformohet në një Izrael Alavit
Çfarë kërkon Rusia në Siri? Kjo pyetje ka disa javë që po qarkullon në mediat perëndimore, të cilat citojnë shpesh burime anonime të sektorëve të mbrojtjes që shprehen se “qëllimet ushtarake të Kremlinit në Siri mbeten ende të paqarta”. Deri më tani është bërë e ditur se dërgimi i mjeteve dhe forcave përfshin edhe avionë e tanke, çka i jep presidentit sirian Bashar Al Assad siguri se ai nuk ka për të dalë shpejt nga skena. Mirëpo cili është qëllimi afatgjatë i Rusisë, që pas Egjiptit shfaqet edhe në një krizë që e ka lënë Perëndimin pa alternativë serioze?
Një tjetër kulm në financa: 20 mln euro mangut, edhe nga plani i ulur enkas që më parë!
Të llogarisësh një plan të ardhurash buxhetore, të pranosh se ai plan ishte tejet entuziast ndaj shifrat duhen ulur, dhe të mos realizosh as planin e ulur që ke hartuar po vetë. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat buxhetore për muajin gusht qenë 32.4 miliardë lekë, nga 35.1 miliardë që qenë planifikuar në buxhetin e rishikuar dhe shumë më të ulëta se sa plani fillestar prej 36.4 miliardë lekësh që qe përcaktuar në fillim të vitit.
