Slideri Kryesor
Qeveria që bën çfarë i thonë. Gjiknuri: Tërheqjen nga gjyqi me CEZ na e kërkoi FMN, BB dhe BE
Qeveria nuk ka asnjë kompleks të tregojë se nuk ka pavarësinë të marrë asnjë vendim lidhur me çështje të interesit publik. Edhe marrëveshjen e shumëpërfolur të mirëkuptimit me CEZ thotë se e firmosi me kërkesë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian, si kusht që këto institucione të japin kredi për investime në sektorin energjitik.
Nuk kanë të sosur vezët, sulmohet sërish Isa Mustafa
Edhe një ngjarje tjetër me objekt poshtërimin e kryeministrit Isa Mustafa është shënuar sot në Kosovë. Mediat e Prishtinës njoftojnë se ngjarja këtë herë ka ndodhur jo në sallën e Kuvendit, por në Podujevë, gjatë një vizite që kryeministri ka kryer me rastin e “ditës së Mjedrës” dhe një subvencioni që USAID ka dhënë për kultivimin e kësaj bime. Mustafa është sulmuar me vezë me të filluar fjalimin nga disa persona.
Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarit.
Kryedemokrati i Lushnjes, qendrës: Ju bëri Berisha me para dhe latë gratë….
Sot kryetari I PDsë Lulzim Basha është në Lushnje për një “dëgjesë” me bazën dhe simpatizantët për rezultatin elektoral. Po ndërkaq kreu i PD-së Lushnjë Myslim Murrizi, ka deklaruar në gazetën Sot humbja duhet analizuar me vërtetësi.
Ngec Rruga e Arbrit. A janë tërhequr kinezët?
Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën e Arbrit duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës prej 26.9 kilometrash. Por siç njofton Lapsi.al, oferta nuk dorëzuar dhe firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar.
Ndërkaq “Exim Bank”, banka që ishte ofruar për të financuar rrugën, besohet se është tërhequr nga projekti. Qeveria shqiptare është vënë në dijeni të refuzimit të “Exim Bank”, por nuk ka bërë komente.
21 Janari- Soros, një nga njerëzit që kërkoi ndërhyrjen e qeverisë amerikane
“Washington Post” publikon sot një shkrim që flet për çështjen e e-maileve të Hillari Clinton, çështje e cila po interferon në garën presidenciale amerikane. Një nga mesazhet është edhe ai qe financieri George Sorros i dërgon sekretares amerikane të Shtetit për situatën e ndezur në Shqipëri. Për aq sa na intereson, vlen të thuhet se Sorros kërkon ndërhyrjen energjike të ShBA-së, “vëmendjen urgjente nga nivelet më të larta të qeverisë amerikane”. Dhe në fakt ndërhyrja siç u pa nuk mungoi, sikurse apeli për të ulur palët në diskutime.
Ikën Adriatik Llalla. Xhafa: Nuk do ta lëmë rrugëve, ai do ta vazhdojë luftën me krimin
Adriatik Llalla i ka ditët e numëruara në krye të Prokurorisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka deklaruar se kryeprokurorit do t'i ndërpritet mandati sapo të hyjë në fuqi paketa kushtetuese për reformën në drejtësi. Xhafa ishte i ftuar në studion e ABC News për të folur mbi draftin që i është dorëzuar Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Duke folur për mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafa tha se ai nuk do të emërohet më nga Presidenti, por do t'i propozohet parlamentit nga Këshilli i Prokurorëve.
Kamera e medias filmon fletët mbi tavolinë, incident në komisionin e jashtëm
A mund të xhirojë media fletët A4 mbi tavolinë, në një mbledhje të hapur të komisionit të Jashtëm parlamentar, që është e ftuar të pasqyrojë? Mesa duket, jo. Një konflikt me këtë temë ka ndodhur sot në mbledhjen e komisionit, ku kamera e një televizioni po xhironte një raport konfidencial të Ministrisë së Jashtme. Kjo ishte e palejueshme, sipas kryetares së komisionit Arta Dade, që kërkoi daljen e kësaj mediaje nga salla. Por pas këtij debati u largua nga salla dhe opozita. Ndërsa disa prej gazetarëve u rikthyen.
Media nuk paska shkruar kuturu. “Rilindja” ka nevojë për një Refresh..."
“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse. Megjithatë përsa i takon ndryshimeve në qeveri, ne e kemi thënë që kjo gjë i takon kryeministrit Rama. Nëse jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë do isha shumë i habitur për vlerësimet tuaja. Ne kërkojmë standardet më të larta të qeverisjes”. Kështu është shprehur sot pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati në bashkëqeverisje i Partisë Socialiste Ilir Meta.
PS-ja përgatitet për zgjedhjet partiake. PD-ja për zgjedhje të parakohshme. LSI-ja flet për dekriminalizimin
Njësoj si Partia Scoialiste, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbedhur sot një nga forumet drejtuesve të veta: Kryesinë. Në fjalën e vet, kryetari i saj, Ilir Meta ka folur për dekriminalizimin, integrimin dhe aksionin e formalizimit të ekonomisë.