Slideri Kryesor
Ambasadorët ndërhyjnë për të ndalur mbipopullimin e burgjeve me vjedhës të energjisë
Aksionet kundër informalitetit dhe në veçanti ai kundër vjedhësve të energjisë shoqëruar me zellin e gjyqtarëve për të vendosur drejtësi kanë çuar në një situatë të pazakontë në burgjet shqiptare.Në tryezën e mbledhur për mbipopllimin e burgjeve u vu në dukje rritja e lartë e shifrave për të dënuarit me arrest me burg sidomos pas vitit 2013.
Rishikimi i buxhetit, shkurtohen me 20 mln USD fondet për shëndetësinë
Në aktin normativ të datës 11 dhjetor të këtij viti qeveria ka rishikuar me ulje tavanin e shpenzimeve buxhetore për ministritë dhe institucionet e tjera publike në masën 0.9 %.
Përqasja e të akuzuarve për terrorizëm me opozitën. Fadil Myslimani thirrje për xhihad Lulzim Bashës
Një nga 9 të akuzuarit për rekrutim të luftëtarëve shqiptarë në Siri deklaroi se përpjekjet e opozitës nuk mjaftojnë për të rrëzuar diktaturën që sipas tij është instaluar në Shqipëri. Në seancën e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda Fadil Myslimani këshilloi liderin e opozitës Lulzim Basha të ndryshojë strategji për të arritur objektin që sipas tij është paqja në islam.
Mbyllet dosja për aferën me ilaçet e rimbursuara, skema drejtohej nga LSI
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, ndër të cilët zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish, të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja.
Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se në krye të kësaj skeme qëndrojnë shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si edhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani.
Me gjuhën e “Belinit”
Një kompozitor me emër, jo detyrimisht mund të përfaqësojë indeksin e popullaritetit që ka fituar muzika e tij. Dhe talenti jo domosdoshmërisht lidhet me vlerat jashtë muzikës. Fjala është për kompozitorin Agim Krajka që u është përgjigjur polemikave për përfshirjen e tij në listën e personave që hartonin raporte për artistët në kohën e Partisë së Punës. Mbrojtja e tij provon se përveç partiturave Krajka ka patur kohë të merret edhe me jetën private të këngëtarëve, duke gjykuar në emër të moralit të shëndoshë.
Këta japin drejtësi në Shqipëri(foto)
Këto fotografi janë realizuar nga ekipi i “Fiks Fare” dhe tregojnë disa gjyqtarë që sot merrnin pjesë në punimet e Konferencës Gjyqësore. Veshje mijëra euro, ora të shtrenjta, luks dhe salltanete të disa rrogëtarëve të veçantë të shtetit shqiptar.
http://www.gazetatema.net/web/2015/12/14/fotokjo-eshte-salla-me-njerezit...
Konsensus për ndryshimet kushtetuese për Dekriminalizimin. Ndërprerja e mandateve nis me hyrjen në fuqi të ligjit
Komisioni i posaçëm për Dekriminalizimin ka miratuar sot ndryshimet kushtetuese të nevojshme për adoptimin e kritereve që do të shmangin përfshirjen e personave me precedentë kriminalë në veprimtari institucionale. Po kështu, ndryshimet parashikojnë edhe një paketë tranzitore që do të vërë në zbatim ndërprerjen e mandatit për të gjithë funksionarët kushtetues që konsiderohen se janë në shkelje të kushteve për ushtrimin e funksionit.
Mjekët bullgarë emigrojnë në masë! Në Shqipëri mjekët pasurohen në masë
“Deutsche Welle” publikon sot një shkrim me titull disi të pazakontë: “Bullgari: E ardhmja pa mjekë”, me autore Mariya Ilcheva. Shkrimi nis me një ilustrim që shpjegon mirë dukurinë: “Pediatria Snezha Teneva (në fotografi), do të duhej të kishte dalë në pension që para një viti. Por ajo vazhdon të punojë me turne në spitalin e Asenovgradit. "Jemi vetëm katër mjekë pediatër këtu. Po të mbeten vetëm tre, atëherë stacioni i fëmijëve duhet të mbyllet", thotë ajo. Për qytetin bullgar me rreth 60.000 banorë dhe vetëm me një spital kjo gjë do të kishte pasoja dramatike”.
Prokuroria kërkon sekuestrimin e dosjeve të tre konçesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë
Dje u bë e ditur se prokuroria do të hyjë në veprim për të sqaruar çuditë e konçesioneve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në fakt duket se nuk ka vonuar. Sot “ABCNEWS” citon burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “Njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e dosjeve të 3 koncesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë”.
Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 mijë e 549 persona
Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, pjesa më e madhe e tyre civilë, kurse 24 përqind prej tyre pjesëtarë të formacionit të armatosur. Sipas gazetws “Express” prej këtyre viktimave 1 mijë e 400 ishin nën moshën 18 vjeçare.
