Slideri Kryesor
Macron kërkon një fillim të ri: Siguria e Europës është në lojë
Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thirrur 25 liderë botërorë në një konferencë ndërkombëtare që po mbahet sot në Paris për mbështetjen e Ukrainës. Në hapje të saj, Macron theksoi se aleatët e Ukrainës kanë nevojë për një “fillim të ri” dhe duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur Kievin në luftën kundër Rusisë, pasi është në lojë siguria e Europës.
Turizmi si gjethe fiku për forcimin e Lekut. Shqipërisë i mungon një raport zyrtar për ekonominë informale
Në një analizë të publikura në revistën “Monitor”, Guernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka përcjellë disa mendime mbi qëndrimin e Bankës për forcimin e lekut gjatë vitit që lamë pas. Duke marrë në shqyrtim dy argumente që janë hedhur gjerësisht për këtë temë nga shumë ekspertë, pra përmirësimi strukturor i ekonomisë dhe paraja informale, Sejko nënvizon se forcimi i monedhës sonë, ka ardhur për shkaqe të matshme të ekonomisë legale.
Ukraina, mes llogoreve të LIB dhe Luftës së Yjeve. Koha e gjalpit mbaroi, erdhi koha e topave
Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka ndarë në blogun e vet disa komente rreth Konferencës së Sigurisë së Munihut. Duke u ndalur kryesisht te lufta në Ukrainë, Borrell ka bërë dy vërejtje që meritojnë të sillen në vëmendje pasi priren të paraqesin opinione me rëndësi në qarqet vendimmarrëse dhe lidhen me historinë e Europës.
Kryetarja e PE-së paralajmëron rezolutë për çështjen "Beleri"
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, kryetarja e Parlamentit Europian Roberta Metsola ka folur edhe për çështjen “Beleri”. Ajo ka cilësuar se raporti i KE-së, i miratuar edhe nga PE, vë në dukje se çështja në fjalë hyn në suazën e të drejtave të njerut, që sipas saj prek veçanrëisht:
Pronat e pakicës greke në Himarë
Noterët me sistem paralel shërbimi ndaj e-albanias
Për shkak të sulmeve dhe problematikave të shpeshta me të cilat është përballur platforma e-Albania, noterët kanë kanë gjetur një zgjidhje të brendshme për t’ju ardhur qytetarëve në ndihmë, duke krijuar një arkivë dokumentare të jashtme.
Noteri Ardian Stamo pohon se shpesh qytetarët i drejtohen zyrave noteriale edhe për dokumente fare të thjeshta, pasi hasin probleme me përdorimin e e-Albania.
Kadastra online, jashtë funksionit
Bllokimi i shërbimeve online prej gati 2 javëve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka sjellë ngërç dhe pezullim në punën e noterëve dhe kompanive të shit-blerjeve të pronave të patundshme në vend. Qytetarë e biznese nuk kanë akses në shërbime që kanë të bëjnë me këto transaksione. Noterja Perian Bodinaku thotë se ky bllokim ka sjellë kaos tek qytetarët, të cilët nuk po arrijnë të marrin shërbimet.
Lufta si biznes
Pjesa më e madhe e parave që i akordohen Ukrainës si ndihmë nga SHBA, shpenzohet brenda kufijve të kësaj të fundit.
Në një intervistë me CNN, Victoria Nuland, e cila aktualisht ushtron detyrën e zv.sekretarit të Shtetit për Çështjet Politike, thotë se pret nga Kongresi miratimin e paketës së ndihmave.
Drejt ditës zero
Mexico City, një metropol me afro 22 milionë banorë dhe një nga qytetet më të mëdha në botë, po përballet me një krizë të rëndë uji. Shkaqet për këtë nisin që nga pozita gjeografike, te zhvillimi kaotik urban e deri të infrastruktura problematike, elementë të cilëve u shtohet ndryshimi klimatik.
Vitet e fundit, sasia e reshjeve është reduktuar, periudhat e thatësirës janë zgjatur dhe temperaturat janë ngritur. Kjo ka shtuar stresin mbi një sistem uji që po që e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë kërkesën në rritje. Kufizimet janë bërë normale.
Arkiva e PPSh-së duhet digjitalizuar dhe ofruar falas
Të kërkosh sot dokumente të caktuara në Arkivën e Shtetit të kushtonn10 lekë/faqe të saknuar. Ka qenë 20 lekë dhe çmimi është përgjysmuar. Arsyetimin për këtë tarifë drejtori i Arkivës, Ardit Bido e jep kështu :
Mikroplastika “udhëton” në kohë, gjendet në sedimentet e vitit 1733
Mikroplastika është kudo, nga trupat tanë e deri në fund të oqeanit! Por kërkimet e fundit tregojnë se ka arritur edhe më thellë. Mikroplastikë është gjetur edhe në shtresat e sedimentit që datojnë qysh në gjysmën e parë të viteve 1700, çka provon aftësinë shkatërruese të mikroplastikës për të depërtuar edhe në mjedise të paprekura nga njerëzit modernë.