Slideri Kryesor

Tirana jashtë listës së Financial Times për qytetet ku vlen të investohet

Postuar në 22 Shkurt, 2016 10:50

Rajoni renditet përgjithësisht në kategorinë e qyteteve europiane të të ardhmes për nga eficienca e kostos, ndërsa nga Shqipëria sërish nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e Financial Times të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm.

Ndërkombëtarët shtyjnë zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, në lojë mediat pro pushtetit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 10:21

Maqedonia nuk ka përmbushur kushtet për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, ashtu siç parashikohej me marrëveshjen mes liderëve politikë. Ky është konkluzioni i faktorit ndërkombëtar të cili e bëri publik ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhejms Bejli.

UKT pranon mbifaturimet e ujit: Jemi sabotuar, printeri u sulmua politikisht

Postuar në 22 Shkurt, 2016 09:47

1 mijë e 20 klientë janë mbifaturuar nga Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës për konsumin e muajit Janar. Sipas UKT-së subjektet që janë mbifaturuar janë të pajisur me sahatë matës dhe janë kryesisht farmaci, dyqane rrobash dhe zyra hipotekash. Drejtoria e Ujësjellëit nuk përjashton një gabim njerëzor, por deklaron se gjithçka mund të lidhet me një sabotim për qëllime politike.

Një protestë e "kontaminuar", por një çmim i denjë për Erjon Veliajn

Postuar në 21 Shkurt, 2016 21:48

Dikur ishte Lëvizja “Mjaft” që kundërshtonte me protesta të formave të ndryshme vendime apo nisma të qeverisë Nano në emër të shoqërisë civile. Drejtuesit kryesor të saj u katapultuan më vonë në politikë, me shembullin më tipik, kryetarin e lëvizjes Erion Veliaj, sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar në perspektivë i Partisë Socialiste apo emra të tjerë si Arbian Mazniku, Elisa Spiropali që u përzgjodhën nga kryeministri Rama për të çuar përpara programin e Rilindjes.

“Asgjë nuk mund ta shpëtojë Assadin. As të gjithë shiitët dhe Rusia bashkë”

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:38

Arabia Saudite është një ndër aktorët kryesorë të luftës që zhvillohet në Siri. Axhenda e saj është shumë e qartë, ndoshta më e qarta ndër të gjitha axhendat: largim i Bashar Al Asadit nga pushteti dhe ndërprerja e një aksi shiit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për revistën e njohur gjermane “Spiegel”,  ministri i Jashtëm saudit,  Adel al-Jubeir, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Procesin e Vjenës dhe se në persepktivë është e qartë se Siria do të jetë pa Assadin.

Mbrojtje për Erjon Veliajn. Kryeministri zbulon projektin...

Postuar në 21 Shkurt, 2016 17:15

Pas protestave të sotme te Parku i Liqenit, kryeministri Edi Rama, ka postuar një video ku shfaqet sipas tij projekti që do të realizohet. Mirëpo kohët e fundit ka patur spekullime dhe shqetësime se pas këtij projekti fshihet investimi për ndërtime të reja. Ndaj ky video mesazh i kryeministrit ka vlerën e një qëndrimi zyrtar, pas të cilit do të shihet nëse kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një kënd lojërash.

A po shkon Presidenti shkon drejt shkeljes së Kushtetutës për afatin e emërimit të një ministri?

Postuar në 21 Shkurt, 2016 16:00

Presidenti i Republikës nuk do të dekretojë emërimin e Arben Ahmetajt në detyrën e ministrit të Financave dhe të Milva Ikonomit në detyrën e ministrit të Ekonomisë, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Këtë e raporton Tv Klan, që ka burime të mjaftueshme në Presidencë. “Presidenti i Republikës nuk do t’i dekretojë emërimet e Arben Ahmetajt dhe Milva Ekonomit në Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë.

Konfrontime në protestën e sotme te Parku i Liqenit

Postuar në 21 Shkurt, 2016 15:28

Protesta e sotme në Parkun e Liqenit, kundër ndërtimeve të Bashkisë së Tiranës, është shoqëruar me incidente. Pamjet tregojnë persona që shoqërohen dhe konfrontim me policinë. Ka shkaktuar reagime dhuna e një polici ndaj një gruaje, për të cilën ka reaguar edhe PD-ja, por edhe ministri i Brendshëm, Tahiri: “Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.

Marrëveshja për muxhahedinët ishte mbyllur që në shtator

Postuar në 21 Shkurt, 2016 11:27

Qeveria ka miratuar një fond prej rreth 1 miliard lekësh për ndërtimin e qendrës së re të azilkërkuesve në Babrru, duke faktuar ardhjen e 2000 muxhahedinëve në vendin tonë. Lajmi prej kohësh qëndronte “në ajër”, ndërsa u bë zyrtare vetëm pas largimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor