Slideri Kryesor

Shqipëria në top axhendën e diplomacisë greke për 2016

Postuar në 12 Janar, 2016 10:19

Në 2016 diplomacisë greke do duhet t'i përballet me sfida delikate të politikës së jashtme, ku prioritet mbeten marrëdhëniet me Izraelin dhe raportet me vendet e rajonit dhe veçantërisht Shqipërinë. Gazeta "Kathimerini" shkruan se Athina do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit me trekëndëshin Qipro-Izrael-Egjipt duke përfshirë në planet e saj strategjike edhe Jordaninë për çështje që lidhen me politikat energjike dhe sigurinë.
Po ashtu ruajtja e ekuilibrave për çështjen palestineze dhe botën arabe janë të një rëndësie të dorës së parë.

Rritja e biletave të autobuzëve ishte jo transparente dhe e paargumentuar

Postuar në 12 Janar, 2016 02:07

Disa kompani private, të cilat ofrojnë shërbimin e transportit publik me autobuzë në Tiranë janë ankuar prej vitesh për gjendje të vështirë financiare dhe kanë kërkuar vazhdimisht rritje tëçmimit ose subvencione nga qeveria për shërbimin e tyre.

Kapja e El Chapos, bosit meksikan të drogës (Video)

Postuar në 12 Janar, 2016 00:47

"Njet", drejtor, "njet"!

Postuar në 11 Janar, 2016 22:49

Denoncimi në Stop, shkarkohen drejtori i IKMT-së së Tiranës dhe një inspektor për rryshfet

Postuar në 11 Janar, 2016 22:46

Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan bëri publike një tjetër aferë korruptive të zytrtarëve  të shtetit të cilët  jane filmuar duke marre para per te ofruar shërbime. Rasti në fjalë lidhet me një inspektor të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili në bashkëpunim me drejtorin i kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra një qytetari për ta lejuar të vazhdonte punimet në objektin që kishte pa leje për ta futur më pas në proces legalizimi.

Radio Vatikani: Shqetësuese mungesa e ambasadorit shqiptar në Selinë e Shenjtë

Postuar në 11 Janar, 2016 19:16

Seksioni në shqip i Radio Vatikanit raporton se në fjalimin tradicional drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, Papa Françesku   nënvizoi me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej. Një shenjë domethënëse të vëmendjes me të cilën Komuniteti ndërkombëtar ndjek aktivitetin diplomatik të Selisë së Shenjtë. Por organiz zyrtar i selisë së shenjtë shpreh shqetësimin për mospërfaqësimin e Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan.

Drafti i Ministrisë së Drejtësisë: KLD-ja me pjesëmarrje dhe përgjegjësi politike

Postuar në 11 Janar, 2016 16:45

“ABCNEWS” ka zbardhur sot atë që e raporton si “drafti që propozon Ministria e Drejtësisë për disa ndryshime në Kushtetutë”. Sipas informacionit në fjalë, ministria e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, propozon një strukturë politike në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që do të administrojë lëvizjet në pushtetin gjyqësor. “Për reformën në drejtësi kërkohet krijimi i një strukture të këshillit të drejtësisë i cili do të ketë përgjegjësi politike.

Nga reforma e “tërmeteve” te takimet e Llallës

Postuar në 11 Janar, 2016 15:55

Katër ministra të qeverisë aktuale,  ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ai i Drejtësisë, Manjani, i Financave, Cani si dhe ministri i Mjedisit Koka u takuan me Prokurorin e Përgjithshëm për të diskutuar mbi rolin e forcimit të Policisë Gjyqësore. Ky është një lajm që ka qarkulluar sot e që krijon përshtypjen e një “rimandatimi” të Adriatik Llallës nga mazhoranca aktuale.

Doli prapë

Postuar në 11 Janar, 2016 14:21

Pas disa ditësh mungesë në ekrane kryeministri Rama u shfaq sërish për të prezantuar një tjetër sfidë me të cilin po përballet qeveria e tij, atë me mjedisin. U duk se heshtja e këtyre ditëve kishte të bënte me një reflektim ndaj kritikave për daljen e shpeshte të tij në media, por rishfaqja e tij tregon se kryeministri i mbetet besnik modelit të tij të komunikimit me publikun për gjithçka që lidhet me qeverisjen. Ai foli për sfidën e mbrojtjes së mjedisit, duke paralajmëruar ndërhyrje radikale për të ndalur zhvilimin kaotik që ka lënë pasoja negative më mjedis.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor