Slideri Kryesor
Edi Rama vizitë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, sipas Top-Channel
Top-Channel njofton sot se kryemnistri Edi Rama do të jetë për vizitë në ShBA gjatë muajit prill. Televizioni në fjalë thotë se Rama do të shoqërohet nga një delegacion i qeverisë shqiptare dhe se ai do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barack Obama dhe zv. Presidenti, Joe Biden. Informacioni nuk është zyrtar dhe TCh referon burime të veta. Aktualisht në SHBA ndodhet kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar disa takime me kongresmenë dhe zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.
Ministria e Kulturës shprehet ‘pro’ kthimit të pronave dhe objekteve të kultit Kishës
Ministria e Kulturës duket se është pro kalimit të pronave apo objekteve të kultit Kishës Orthodhokse Autoqefale. Ka një sërë objektesh që administrohen nga Instituti i Monumenteve por pretendimi i para disa ditëve i KOASH-it, nisur nga fotografi dasmash që janë zhvilluar në mjediset në fjalë, ka hapur një diskutim që duhet të marrë përgjigje.
Deklarata të ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve për ndërhyrjen në server
Gjergj Nestori, përgjegjës i Sketorit të Zhvillimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve. Nestori nuk pranoi të filmohej gjatë dëshmisë, ndaj kamerat morën vjetën pjesën e pasme të tij. Nestori deklaroi se nuk kishte dijeni për ndërhyrje nga jashtë në sistemin IT të Tatimeve, çka u pohua ditë më parë nga ish-shefi i Sektorit të IT-së, në DPT, Renald Rista. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë.
Avramopulos: Shqipëria e përgatitur për të pritur emigrantë
Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi në Tiranë se ka një plan emergjence që Shqipëria të presë emigrantë. Në konferencën për shtyp me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri ai tha se nëse do ketë fluks emigrantësh Shqipëria do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Evropian.
Llalla merr në dorë dekriminalizimin: Arrestimet e politikanëve do varen nga hetimet
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rikonfirmuar edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë. I pyetur nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh, apo deputetësh ai u përgjigj. "Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve". Lalla u shpreh se ndryshimet u bënë në ato prokurori ku u konstatuan problematika dhe se prokurorët e larguar ishin koshientë ndaj dhe dhanë dorëheqjen.
Arrihet pakti BE-Turqi për emigrantët
Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për trajtimin nga Turqia të emigrantëve. Marrëveshja e propozuar parashikon që të gjithë emigrantët që zbarkojnë në ishujt e Greqisë të kthen pas në Turqi. Në këmbim të bashkëpunimit, Turqia do të marrë një ndihmë të madhe financiare, dhe udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në zonën Shengen. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Turqia ka për të përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes për të gjithë emigrantët.
Opozita nuk i përmend as emrin Ilir Metës, a i ka "tredhur" LSI edhe Bashën me shokë?
Ajo që vihet re në diskursin publik të opozitës ditët e fundit është heqja nga fjalori politik i emrit të Ilir Metës. Basha dhe të tijtë kanë stopuar çdo etiketim dhe sulm ndaj kryetarit të LSI-së duke e përqëndruar retorikën politike tek emri i kryeministrit si autorin kryesor të keqqeverisjes së vendit. Në njoftimet e përcjella nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, ku pasqyrohen deklaratat e kryetarit dhe folësve të tjerë të opozitës, kreu i kuvendit Ilir Meta nuk figuron në asnjë rrjesht dhe togfjalëshi Rama-Meta është zëvendësuar me sulmin frontal ndaj Edi Ramës.
Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës
“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës.
“PS-ja duhet të largohet nga pushteti. Ndan më shumë tesera sesa vende pune”
Deputeti Ben Blushi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” ku është diskutuar për situatën politike dhe zgjedhjet në Partinë Socialiste. Duket se ndarja mes tij, pikëpamjeve që përfaqëson dhe qeverisjes së Edi Ramës, po thellohet e mund të thuhet se po shkon drejt divorcit. “Unë mendoj se kjo qeveri duhet të largohet, të largohet si metodë auokratike. Kjo PS duhet të ikë nga pushteti sepse është një parti që ndan më shumë tesera partie sesa vende pune”, tha Blushi.
"Të rishikohen Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë"
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, thotë në një intervistë për TemaTv" se mbrojtja dhe stimulimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri kërkon goditjen e atyre që ai i quan "importe të pandershme". Në përmbushje të këtij qëllimi Panariti jep mendimin se duhen rishikuar Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë.