Slideri Kryesor

Pronat, Basha i kërkon Strabsburgut të mos shprehet para vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 19 Qershor, 2016 11:41

Lulzim Basha i është drejtuar me një letër Gjykatës së Strasburgut. Kreu i opozitës shprehet se deklarata e kryeministrit se ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë, përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetutese në lidhje me ligjin e ri të pronave.

Kapiten Cana mund të bëjë një sakrificë sot!

Postuar në 19 Qershor, 2016 05:30

Në botë mund të ketë qindra miliona, në mos miliarda, “trajnerë të së hënës” – bëhet fjalë per ata tifozë që, pasi është zhvilluar një ndeshje futbolli të dielën, diskutojnë të hënën se çfarë duhej të kishte bërë ndryshe trajneri i ekipit të tyre të zemrës. Kuptohet që ka jo pak edhe “trajnerë të së shtunës” – tifozë që diskutojnë se ç’duhet të bëjë trajneri në ndeshjen e nesërme – por këta janë më të pakët.

KLSh: OST fryn kostot e tenderave

Postuar në 18 Qershor, 2016 21:00

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike ka rritur në mënyrë fiktive koston e tenderave që zhvillohen më fondet publike. Kjo është zbuluar në auditimin e fundit të zhvilluar nga KLSH, ku konstatohet se shumë nga tenderat janë anulluar, e më pas zhvilluar disa herë, duke rritur koston me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Rrëzimi i helikopterit, hetim për neglizhencë deri në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm. Ministrja premtoi ridimensionim rregulloresh pas “ngjarjes Feka”!!!

Postuar në 18 Qershor, 2016 18:47

Vdekja, më 6 prill, e dy pilotëve që drejtonin helikopterin EC145, Florin Delia dhe Donald Hoxha, mundet të jetë shkaktuar indirekt, nga neglizhimi i drejtuesve përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes. “ABC NEWS” raporton sot se hetimi për këtë çështje po sugjeronse “dy pilotët e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit “EC145”, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë”. I njëjti raportim flet për shmangien nga praktika e ndjekur me helikopterët Cougar, për të cilët pala franceze dërgoi në Shqipëri një pilot trajnues.

Përfaqësuesi i "Philip Morris": Në Shqipëri kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut

Postuar në 18 Qershor, 2016 15:54

Industrialistët e duhanit kanë ngritur shqetësimin për kontrabandën e duhanit në Europën Juglindore. Sipas tyre Rajoni i Ballkanit Perëndimor për një vit nga kontrabanda humbet si të ardhura 400 milionë euro. Ndërsa në Shqipëri, kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut. Rritja e shpeshtë e akcizës është ajo që dikton dhe rritjen kontrabandës, pasi rritja e çmimit të duhanit, bën që kosumatori të kërkojë alternativë tek tregu illegal.

Haxhinasto, shëmbëllimi i Sajmir Tahirit për...fatin e keq

Postuar në 18 Qershor, 2016 15:00

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, e kaloi fazën e ekspozimit në media si pasojë e vdekjes së dy njerëzve në aksin Plepa – Rrogozhinë. Është e qartë se njësoj si Edi Rama nuk e lëshon Sajmir Tahirin, edhe nëse ndonjë ditë ky i fundit mund të mbjellë hashah në saksitë e zyrës në ministri, edhe Ilir Meta, nuk e lëshon “Mondin”, të kapur në faj. Jo me llafe, por me vendim gjykate.

Një shuplakë publike për presidentin francez Francois Hollande

Postuar në 18 Qershor, 2016 14:28

Presidenti francez Francois Hollande ka marrë një përgjigje të papritur nga një pjesëtar i forcave të policisë gjatë ceremonisë së zhvilluar në nder të dy policëve, Jean Baptiste Salvaing dhe Jessica Schneider, të vrarë të hënën nga një terrorist. Polici ka refuzuar t’i japë dorën Hollande, që ka vazhduar më tej, por kryeministri Manuel Valls, i vënë përpara të njëjtës situatë ka reaguar ndryshe. Ai ka nisur të flasë me policin, por nuk dihet se çfarë. I intervistuar nga TF1, polici ka thënë se ka shumë probleme në polici, se ka vetëm 3 automjete për 40 forca.

Strasburgu rrëzon idenë e kompensimit të pronës sipas zërit kadastral që ka patur në vitin 1945

Postuar në 18 Qershor, 2016 13:26

Strasburgu i heq kartën e ligjit të ri të pronave qeverisë shqiptare. Një vendim që publikohet sot në gazetën “Shqip” i faturon Shqipërisë 6 milionë euro, bashkë me rrëzimin e metodologjisë së parashikuar në ligjin e ri, sipas të cilit kompensimi bëhet sipas zërit kadastral të sipërfaqes së tokës në momentin e shtetëzimit. Me këtë rregull në vendin tonë “30% e sipërfaqeve që sot janë troje, do të kompensohen për toka bujqësore”.

"Reforma me vota të trafikuara bie ndesh me shpirtin dhe ndërgjegjen e popullit. PD-ja dhe “Sulltan Mehmeti” të japin konsensuin”

Postuar në 18 Qershor, 2016 12:20

Trafikimi i votave për të arritur kuorimin për miratimin e reformës në drejtësi është akt jomoral. Kështu mendon edhe sot Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili përmes një interviste për gazetën “Shekulli” flet për draftin dhe nevojën për konsensus. “Ideja e trafikimit të votave është në kundërshtim me ndërgjegjen dhe shpirtin e popullit shqiptar, është një ide hibride dhe e turpshme. Të jeni të bindur se shumica e popullit shqiptar e kritikojnë madje e shajnë këtë ide, e cila për hir të së vërtetës është aplikuar disa herë në Shqipëri për ngjarje dhe të rëndësishme.

Basha në alarm për skenarin e trafikimit të votave, reagon pas dërgimit të draftit në kuvend

Postuar në 18 Qershor, 2016 11:55

Kreu i Pasrtisë Demokratike, Lulzim basha ka reaguar me një deklaratë pas depozitimit të kërkesës nga 33 deputetë për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi. Sipas tij dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqeror në vend.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor