Slideri Kryesor

Emiratet e Bashkuara thirrje qytetarëve të vet: Shmangni veshjet tradicionale kur dilni jashtë vendit

Postuar në 03 Korrik, 2016 16:25

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë këkruar qytetarëve të vet meshkuj që të shmangin veshjet tradicionale të bardha kur udhëtrojnë jashtë vendit. Ky mesazh pasoi një ngjarje me protagonits një qytetar të Emirateve i cili u ndalua në Avon, Ohio të SHBA-së si i dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.  E gjitha pas një telefonate të një shtetaseje amerikane. Gazetat në Emirate kanë publikuar edhe foto të personit të shtrirë në tokë nga forcat policore. Edhe Ministria e Jashtme ka bërë thirrje përmes një statusi në rrjetet sociale që të shmanget veshja tradicionale për qëllime sigurie.

Ndoshta jemi bërë gazi i botës...Ndoshta

Postuar në 03 Korrik, 2016 13:06

Ka bust Wilson, sepse ndihmoi në pavarësinë e Shqipërisë. Ka bust Bush, ka bust Bill Clinton në Prishtinë, tani edhe Hillary Clinton në Sarandë.

Një karikaturë e autokratit frikacak e të tredhur që nuk pëlqen të vërtetën*

Postuar në 03 Korrik, 2016 12:56

Ngjarja që po komentohet fort këto ditë është skandali i Edi Ramës me fotografinë e Obamës. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që ta komentojnë atë gjest të Edi Ramës. Ka të drejtë Fatos Lubonja, ka të drejtë Lulëzim Basha dhe opozita. Të gjithë kanë të drejtë ta komentojnë, ta gjykojnë dhe ta fyejnë Edi Ramën për atë veprim që ka bërë, sepse, në një farë mënyrë, ai vetë u ka dhënë të drejtë të gjithëve. Por Edi Rama nuk ka të drejtë të fyejë gazetarët dhe të gënjejë ata.

"Në Qeveri keni pasardhës të atyre që bashkëpunuan me nazistët"

Postuar në 03 Korrik, 2016 11:10

Greqia kërkon përfaqësim të minoritetit grek në qeveri, ndërsa e sheh problematike në marrëdhëniet me të prezencën e pasardhësve të atyre që bashkëpunuan me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kostas Markopoulos, sekretari për marrëdhëniet me jashtë në partinë e Aleksis Cipras, Syriza, i dërguari i Kryeministrit grek në kongresin e PBDNj-së, “kërcë- noi” se rruga për në BE kalon përmes minoriteteve.

Gazeta e Carlo Bollinos: Berisha dha 78 milionë euro për të takuar kryeministrin francez, Francois Fillon

Postuar në 03 Korrik, 2016 10:44

“Shqiptarja.com”, gazeta në pronësi të mikut të kryeministrit Edi Rama, Carlo Bollino, shkruan sot se ish-kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar një kontratë prej 78 milionë eurosh për një shtrëngim duarsh me ish-kryeministrin francez, Francois Fillon. Një shifër astronomike që me siguri e bën Obamën prej 80 mijë dollarësh, të duket një burokrat fotozhenik, apo një fatsjellës global.

Ndërron jetë Elie Wiesel

Postuar në 02 Korrik, 2016 21:36

Ka vdekur në moshësn 87 vjeçare, Elie Wiesel , gazetar, shkrimtar, nobelist për Paqen dhe aktivist me origjinë hebreje. Ai është i njohur për përpjekjen për kujtesën e Holokaustit, të cilit i mbijetoi edhe vetë. Libri i tij i kujtimeve “Nata” ndërtohet mbi përvojën si adoleshent në kampin e Auschwitz-it.

"Struci" i rendit dhe i sigurisë

Postuar në 02 Korrik, 2016 20:53

Sot Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe titullarit të saj, Sajmir Tahiri, i ka ardhur në ndihmë media. Një raport i publikuar fillimisht nga “Top-Channel” për një testim të kryer në perimetrin e aeroportit të Rinasit ka bërë xhiron e të gjitha mediave, në funksion të një qëllimi: përgjegjësinë për sigurinë në një hapësirë të caktuar të aeroportit të Tiranës, me përkufizim Objekt i Rëndësisë së Veçantë – e kanë disa firma nënkontraktore private që kanë neglizhuar sugjerimet e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe të Policisë së Shtetit.

Brexit si një mundësi për reformimin në themel të BE-së

Postuar në 02 Korrik, 2016 18:52

George Soros ka mbajtur para dy ditësh një fjalim në Parlamentin Europian ku ka folur për Brexit dhe Europën. I artikuluar si kundërshtar i politikave gjermane mbi BE-në, Soros, analizon me optimizëm votën e daljes së britanikëve, në dritën e reaksionit që ajo ka prodhuar në Britani. Sipas Soros, firmosja e peticionit për të rizhvilluar referendumin është një shenjë që BE-ja duhet ta kapë me pozitivitet për të vënë në jetë ristrukturimin dhe reformat, për të mbyllur mangësitë dhe defiçencat demokratike.

"Ka një skenar të errët për ta zhbërë Himarën"

Postuar në 02 Korrik, 2016 15:36

Ish-deputeti himarjot, biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan në profilin e vet në Facebook për atë që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Policia komunikoi për një zënkë për motive të dobëta, por Neranxi flet për një skenar të errët. Më poshtë statusi i Neranxit:

Shqiptarët dhe grekët kanë tejkaluar kryeministrat. Cipras e Rama të paaftë të menaxhojnë dinamikën mes dy vendeve

Postuar në 02 Korrik, 2016 13:14

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule komentoi sot deklaratat e ministrisë së Jashtme shqiptare, lidhur me qëndrimin që mbajti qeveria greke në konfliktin e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku para pak ditësh u shënuan incidente gjatë një diskutimi për çështje të pronësisë. Dule lëshoi kritika për dy qeveritë në prani edhe të përfaqësuesit të qeverisë greke, i cili kërkoi që minoriteti të bashkohet.“Është e natyrshme që Greqia të interesohet për fatin e bashkëkombësve të vet, ashtu si Shqipëria duhet të interesohet për bashkëkombësit e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor