Slideri Kryesor

KLSH dhe Banka e Shqipërisë raportojnë për dëmin me asgjësimin e kartëmonedhave

Postuar në 19 Shtator, 2016 15:29

Sot paradite, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë qenë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku kanë raportuar për një raport që ngre akuza për asgjësimin e kartëmonedhave të vjetra.

Paradoksi: Më shumë bimë kanabisi të asgjësuara se sa të mbjella!

Postuar në 19 Shtator, 2016 13:43

Sipas raportit të Guardia di Finanza-s për vitin 2015 (botuar në gazetën italiane Corriere della Sera), në Shqipëri u mbollën vjet 243 mijë bimë kanabis sativa – një trefishim ky në dy vjet (shih grafikun shoqërues të Guardia di Finanza-s). Në vitin 2013, mbi 90% e bimëve të kanabisit ishin përqendruar në Lazarat. Ndërsa në vitin 2015 ishin shpërndarë në vende të tjera.

Rusi, rikthehet modeli sovjetik. Drejt krijimit të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit

Postuar në 19 Shtator, 2016 13:38

Sistemi policor në Rusi do të reformohet tërësisht për të kaluar në krijimin e një Ministrie të Sigurimit të Shtetit. Ky institucion do të ngrihet mbi Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), çka shihet si një lëvizje që praktikisht rikthen modelin e KGB-së së dikurshme. Shërbimi sovjetik konsiderohet më i madhi në nivel organizativ dhe me ndikim të jashtëzakonshëm, aq sa kreu i tij, Yuri Andropov u bë drejtues i shtetit dhe i partisë.

Ballkani i kërcënuar nga terrorizmi dhe ndikimi rus, mund të ketë përplasje të armatosur

Postuar në 19 Shtator, 2016 12:13

Kryesuesi i Këshillit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel ka deklaruar se Ballkani vazhdon të mbetet burim i mundshëm i përplasjeve ushtarake. Ai porosit që aleanca veri-atlantike duhet të ketë patjetër aftësi për kundërvënie ndaj kundërshtarëve dhe mbrojtjes së anëtarëve të saj, si dhe rol më të madh në luftën kundër terrorizmit, bën të ditur agjencia kroate e lajmeve “HINA”.

Pavel citohet të ketë thënë se situata në një pjesë të Evropës është “larg stabilitetit”, duke theksuar se “Ballkanit i kanoset terrorizmi islamik, por edhe ndikimi rus”.

Ç'lloj mendje përgatit këto tekste për matematikën?

Postuar në 19 Shtator, 2016 12:10

Ministrja e Arsimit, e famshmja Lindita Nikolla, vitin e kaluar u justifikua se problemi me tekstet është i trashëguar. Këtë vit duket se problemet janë të njëjta, e ndoshta ato kanë të bëjnë me botuesit e me tenderuesit. Por mbetet kurioze të shihet se çfarë do thotë ministrja...

Fotoja publikuar fillimisht nga droni.al.

Policia shqiptare nuk e lufton dot e vetme trafikun, kapet në Brindisi gomonia me 1 ton hashash

Postuar në 19 Shtator, 2016 10:38

Në kulmin e debatit për transportin e drogës nga Shqipëria dhe përdorimin e avionëve të vegjël për narkotrafikun, autoritetet italiane kapin në Brindisi 1 ton kanabis me prejardhje nga vendi ynë.
Gomonia me hashash, që dyshohet se ishte nisur nga Mifoli në Vlorë drejt brigjeve italiane. Në bordin e saj u gjet 1 ton hashash që po transportohej nga dy persona, për të cilët nuk bëhen të ditur identitetet.

Urdhri i Mjekut kundër arrestimit të dy gjinekologëve. E njëjta përmbajtje me deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë

Postuar në 18 Shtator, 2016 18:12

Urdhëri i Mjekut nuk e ka pritur mirë arrestimin e dy mjekëve të materniteti Koço Glozheni për vdekjen e 35 vjeçares Aida çajko, nënë e dy fëmijëve në muajin e nëntë të shtatzanisë. Në një deklaratë të këtij Urdhri vihet në dukje nxitimi i policisë për të kryer arrestimin e dy mjekëve.

Kambana e së vërtetës/Selfo(ie) – intervista e Edi Ramës: Nuk e keni kuptuar çelësin e fitores sonë në Dibër

Postuar në 18 Shtator, 2016 18:03

Me një orë ku dëgjohet tik – taku, një këmbanë që bie njëherë në këtë të djelë dhe bariu i progresistëve, kryeministri Edi Rama, ju fton në komunikim. Rubrika e re, e quajtur Komunikimi i Javës, është marrë sot, në puntatën e parë, me zgjedhjet në Dibër. Duke fërkuar këmbët dhe duke i dhënë trupit sa para mbrapa, me një gromësimë të lehtë, tiku nervor i përhershëm i Edi Ramës edhe para selfo-intervistave si kjo, e vërteta e Dibrës na shfaqet kështu me zë dhë me figurë. E vërteta u takon fitmtarëve, pasi edhe ata dëgjohen më së shumti në këto kohë.

Zoti Ministër, ikët nga kolltuku pa më dhënë përgjigje

Postuar në 18 Shtator, 2016 16:37

Para pak ditësh, ministri Haxhinasto e braktisi papritur zyrën e tij qeveritare të radhës. M’u shfaqën gjeneralët e bujshëm të Romës antike, të cilëve, sapo kishin fituar betejën e çastit, u vinte me urgjencë urdhri nga Perandori që të hidheshin me furi në betejën tjetër, për shembull të bindnin me dhunë popullin e provincës që të votonin Çezarin dhe jo Pompeun.

Ilir Meta bën planin 5 – vjeçar të Shqipërisë. A do të poshtërohemi deri në pikën sa ta shohim President?

Postuar në 18 Shtator, 2016 13:20

Mbajeni hapur televizorin këto ditë. Ndiqeni me vëmendje. Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon zgjedhjet për kryetar, ku merr pjesë shkëlqesia e tij, Ilir Meta, i cili në vitin 2004 kur themeloi partinë caktoi si normë statutore zgjedhjen vetëm për dy mandate. Kanë kaluar 12 vjet, por dëshira e anëtarësisë nuk e lë Ilir Metën të shqitet nga partia e për pasojë as nga Shqipëria. Dekor në këtë maskaradë demokracie është Shezai Rrokaj, profesor gjuhësie, i cili në ndryshim nga sa pritet nga akademikët, ka dëshmuar frymë të lartë partishmërie.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor