Slideri Kryesor
A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?
Lufta NATO-Rusi çon në humbjen e pashmangshme të Rusisë
Ndërkohë që skenarët për Ukrainën sa vijnë e bëhen më të zymtë, ministri i Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski, deklaron se një luftë e Rusisë me NATO-n do të çonte në humbje të Kremlinit. Madje sipas Sikorskit ky do të ishte rezultati i pashmangshëm.
Nuk është Perëndimi, pra NE që duhet të trembemi, por e kundërta. Ja vlen të kujtohet kjo dhe jo për të rritur ndjesinë e kërcënimit te rusët, pasi NAT është një pakt mbrojtës, por për të treguar se një sulm nga rusët ndaj njërit prej anëtarëve të saj do të përfundonte në humbje të pashmangshme
OKB: Rreth 300 milionë njerëz vuajtën urinë në 2023
Gati 282 milionë njerëz në 59 vende u përballën me urinë akute në vitin 2023. Rripi i Gazës është territori me numrin më të madh të njerëzve që kanë vuajtur nga uria vitin e kaluar, sipas një raporti të OKB-së.
Raporti konstaton se në vitin 2023 numri i njerëzve që përballen me urinë akute u rrit me 24 milionë krahasuar me vitin 2022 për shkak të përkeqësimit të fortë të sigurisë ushqimore, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe Sudan.
Alimehmeti: Bashkia klinikisht e vdekur, nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Këshilltarët e opozitës kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, kërkesë e cila u rrëzua. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Ilir Alimehmeti, nuk u lejua të hynte në Bashki për të dorëzuar kërkesën. Në studion e MCN Live, ai tha se detyra e Këshillit Bashkiak është të mbikëqyrë funksionin e Bashkisë.
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin në zgjedhjet europiane të partisë së ekstremit të djathtë, "Spartanët"
Gjykata e Lartë e Greqisë ka përjashtuar nga zgjedhjet europiane partinë e ekstremit të djathtë, Spartiates(Spartanët).
Gjykata ka vlerësuar kërkesat e Demokracisë së Re, PASOK-ut dhe Të Majtës së Re për përjashtimin e partisë në fjalë që akuzohet se ka lidhje me Agimin e Artë, konkretisht me Ilias Kasidiaris. Zgjedhjet mbahen më 9 qershor.
Opozita serbe dhe Perëndimi kishin planifikuar revolucion natën e zgjedhjeve
Ish- kreu i shërbimeve sekrete serbe, Aleksandar Vulin, ka deklaruar në një intervistë për median ruse, Ria Novosti, se Perëndimi kishte organizuar një revolucion në Serbi, pas zgjedhjeve të muajit dhjetor.
Ne e dinim para zgjedhjeve se ata(opozita) po përgatisnin të akuzonin autoritetet për mashtrim elektoral. Shërbimet speciale ruse u dorëzuar homologëve serbë planet për një revolucion me ngjyra
është shprehur ai.
Aga(ç)i i dy brigjeve
Ka bjë diskutim histerik gati mbi një material të transmetuar nga Rai3 mbi protokollin Itali-Shqipëri për pritjen e imigrantëve. Paralel me materialin, Ina Media, që prezantohet si një media investigative me financim nga ShBA publikoi më datën 16 prill një material në qendër të të cilit është tjetërsimi i pronave në Vlorë.
Injoranca duhet studiuar
“Kurrë nuk është vonë” është cilësuar nga UNESCO si një nga programet më të mira televizive të bëra ndonjëherë për luftën kundër analfabetizmit. Kjo falë Alberto Manzi-t, i cili e bëri atë një revolucion të veçantë në metodën e edukimit të të rriturve, i njohur dhe i cituar në literaturën pedagogjike në mbarë botën. Dy fjalë për historinë e tij.
Çfarë ndodhi në 6 vjet që nuk do kush të punojë me këtë?
Në Panairin e Punës në vitin 2018, kryeministri Edi Rama ndër të tjera do të shprehej:
Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende punë, por duhet të kuptohet se puna nuk është vetëm punë shteti dhe puna nuk të vjen në shtëpi. Duhet të funksionojmë si një forcë e madhe lëvizëse që të shtyn drejt sektorit privat
Krimi më i madh nga Media Perëndimore
Në një intervistë për Christiane Amanpour, komediani egjiptian Bassem Youssef, hedh akuza të rënda për mediat perëndimore, që sipas tij udhëheq një ndër fushatat më kriminale të manipulimit global. Loja që sipas tij media perëndimore po bën me konfliktin në Gaza përfaqëson një episod të radhës në justifikimin e vrasjeve nga Izraeli, që nuk mundet në asnjë rast të përligjet në aspektin human.