Slideri Kryesor

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, jetike**

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 08:46

Gjatë dy viteve të fundit, migrimi i paprecedent dhe sfidat e sigurisë e kanë vënë në pikëpyetje elasticitetin e Evropës dhe fqinjësinë e saj të afërt në shumë nivele. Njëkohësisht, është provuar se këto çështje janë mundësi për bashkëpunim më të madh, lidhje më të ngushta dhe marrëdhënie të thelluara në Evropë, si rajon dhe si kontinent, përtej kombësisë apo anëtarësisë në BE.

Përgjime video, elektronike, por edhe të bisedave në vende private

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 08:35

“Shqiptarja.com” raporton sot depozitimin pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi të projektligjit për përgjimet parandaluese. Autorësia e draftit i shkon EURALIUS, OPDAT dhe ai parashikon disa dispozita me rëndësi.

Projektligji parashikon procedura të reja për përgjimin parandalues e komunikimeve elektronike, ndërsa përfshin për herë të parë video survejimin dhe përgjimin e bisedave në vende private dhe publike nga institucione shtetërore informative të krijuara. 

100% dakord për djegien e mbetjeve në Tiranë

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 19:59

Kur vjen puna për afera, koalicioni i majtë funksionon shumë mirë. Ministria e Drejtësisë që drejton Ylli Manjani ka publikuar një dokument të dërguar nga ministri Lefter Koka për dhënien me koncesion të ndërtimit të impiantit të djegies së plehrave të kryeqytetit në Sharrë. Koncensioni i cili parashikohet të zgjasë 30 vjet, është dërguar për mendim ministrave Ylli Manjani, Arben Ahmetaj, Milva Ekonomi, Ermonela Felaj dhe Damian Gjiknuri.

"TematTv"

Nën hetim për lirimin e Lulzim Berishës

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 16:13

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës. Shkak është bërë dyshimi se zyrtarë të caktuar mund të kenë shkelur ligjin.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha

thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Durrësit.

Pokeri diplomatik për Aleppo-n, Turqia lojë të pavarur nga Perëndimi

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 12:38

Në Aleppo filloi të enjten në mëngjes operacioni për largimin e  civilëve dhe rebelëve pas konsultimeve të vështira mes Damaskut, Rusisë, Turqisë dhe Iranit, mbështetjen e të cilit kanë grupe shiite që luftojnë së bashku me Asadin. Në këtë poker diplomatik Turqia duket se ka vepruar e pavarur nga Perëndimi, çka nuk përjashton një ndryshim kursi të Ankarasë në raport me Moskën.Kontaktet e tendosura mes palëve çuan në riafirmimin e marrëveshjes për një armëpushim që do të lejojë largimin e luftëtarëve nga zonat lindore të Aleppo- raportuan shërbime afër Hezbollahut

Arsimi, 30 mln € më pak se objektivi për 2017-ën

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 12:35

Fondacioni Soros publikon së fundmi një video-mesazh në profilin e vet në Facebook, sipas të cilit buxheti 2017 për Arsimin “nuk mjafton për rritjen e cilësisë”. Fondacioni bën thirrje që qytetarët të kërkojnë buxhetin e duhur për arsimin, i cili sipas vlerësimeve të tij nuk është prioritet i qeverisë në termat buxhetorë.

Në qarkullim vetëm makinat me standard Euro 4 dhe 5

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 11:24

Së shpejti në qeveri do të mbërrijë propozimi  për standardin Euro në flotën e automjeteve që qarkullojnë në vend. Kjo u bë publike nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë një interviste për News 24, ku sipas tij 48% - 60% e ndotjes së ajrit në vend vjen nga automjetet

Lufta e votave PS-LSI më e fortë se ajo e konçesioneve

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 10:31

Dy nisma ligjore të qeverisë kanë ngecur në rrjetën e LSI-së, duke vënë në pozitë të vështirë kampin e drejtuar nga kryeministri Rama që siç dihet nuk bën dot pa votat e Illir Metës. Pasi ka imponuar mbajtjen në sirtar të dekretit të Presidentit për Ligjin e Mbetjeve, dje me anë të një letre drejtuar Kuvendit Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pezullimin e financimit të projektit të partneritetit publik-privat për laboratorët spitalorë gjatë vitit të ardhshëm.

NSA: Nuk provohet lidhja Rusi – WikiLeaks

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 09:54

Kreu I Shërbimit Sekret Kombëtar Amerikan, James Clapper, ka deklaruar para Komitetit për Shërbimet Sekrete në Kongresin Amerikan se nuk ka një lidhje të provuar mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë. Clapper ka pranuar se Rusia ka kapacitete shumë të zhvilluara dhe agresive për luftën informative, që zë fill qysh nga Lufta e Ftohtë, por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë që të mund të bëjë lidhjen mes publikimeve të WikiLeaks dhe Rusisë.

Trupa amerikane në kufi me Rusinë

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 01:32

Mediat kryesore ndërkombëtare raportojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin dislokimin e trupave në Poloni, shtetet balltike dhe në Rumani muajin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz pas një takimi me komandantin e trupave tokësore amerikane për Europën, gjeneralin Ben Hodges. Në njësitë e dislokimit bën pjesë një brigadë e blinduar, ndërkohë që forca të tjera amerikane, konkretisht një batalion do të shtohet në muajin prill.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor