Slideri Kryesor

Kreu i KQZ-së: Votimi elektronik kërkon 2 vjet

Postuar në 22 Janar, 2017 15:05

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba ka deklaruar thuajse të pamundur realizimin e votimit elektronik për zgjedhjet e qershorit 2017. Gjatë nënshkrimit të një memorandumi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore pikërisht për këtë qëllim Biba tha ndër të tjera:

Papa: Hitleri nuk e uzurpoi pushtetin, e zgjodhi populli

Postuar në 22 Janar, 2017 12:37

Papa Françesku paralajmëroi për rrezikun nga "populizmi"  dhe nxitja te njerëzit  për të zgjedhur "çlirimtarë" dhe për t'u rrethuar me "tela". Në një intervistë për spanjollen El Pais kreu i Kishës Katolike tha se është e natyrshme që kriza të shkaktojë frikë dhe shqetësime. 

Qosja: Serbisë t' i jepet një pjesë e vogël e Kosovës

Postuar në 22 Janar, 2017 11:33

Kam këtë përgjigje për ju që po e kritikoni aq emocionalisht propozimin tim të botuar disa herë, edhe para 30 vjetësh, për shkëmbimin e Mitrovicës Veriore të banuar me serbë me Luginën e Preshevës – me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë.

Nuk është vetëm Sali Berisha

Postuar në 22 Janar, 2017 00:07

21 janari është arkivuar në ndërgjegjen e një pjese të qytetarëve të Tiranës si një krim shtetëror, ndërkohë që politika e ka instrument presioni. Dikush tjetër ka emocione personale për këtë ngjarje, por në rendin e zhvillimeve në Shqipëri, ajo nuk shënon më thuajse asgjë me peshë specifike. 21 janari është një nga ato ditë kalendarike të shantazhit politik që njollos edhe atë fije respekti që kërkon zakoni i dikurshëm shqiptar për të vdekurit.

Dokumenti: SHBA i druhej një krize greko-shqiptare në vitin 94’

Postuar në 21 Janar, 2017 18:55

Andreas Papandreu, menaxhimi ekstrem i negociatave për bazat amerikane, mundësia e konfliktit greko turk në Thrakë, Egje dhe Qipro, madje edhe gjendja e dobët e ekonomisë greke në mes të viteve 1980, përfshihen në 12 milionë dokumentet  e deklasifikuara të CIA-s që pritet të publikohen. Gazeta greke "Kathimerini" thotë se në këtë bazë të dhënash përfshihen analiza, fakte dhe vlerësime nga për situatën nga viti 1940 deri në vitet 90'.

Fondacioni Soros: Për 21 janarin, gjykatat treguan se ka shpresë për një standard të lartë gjykimi

Postuar në 21 Janar, 2017 17:10

Për 21 janarin vlejnë të bëhen sot dy nënvizime që kanë të bëjën me qëndrimin ndaj drejtësisë dhe për drejtësinë. 

6 vjet hartime për 4 vrasje shtetërore

Postuar në 21 Janar, 2017 16:14

"Qeveria shqiptare ka bër maksimumin për drejtësinë e 21 Janarit". Kështu u shpreh sot në takimin e zhvilluar me familjarët e viktimave në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama. Ai bërë e ditur se qeveria do të mbështesë edhe aksionet juridike në Strasburg për të marrë një vendim zyrtar për 21 Janarin si krim shtetëror. 

Gati për takimin Trump – Putin, por duhen muaj për përgatitjet

Postuar në 21 Janar, 2017 13:12

Kremlini deklarohet i gatshëm që të zhvillojë një takim të nivelit të lartë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të sapozgjedhur Donald Trump. Agjencia ruse Tass citon sot zëdhëniësin Dimitry Peskov sipas të cilit “takimi kërkon muaj, jo javë për t’u përgatitur”. 
“Le të shpresojmë për më të mirën”, shtoi ai. 
Peskov ka shtuar se do të ishte gabim të mendohej që marrëdhëniet ShBA-Rusi do të ishin në të ardhmen pa kontradikta dhe mosmarrëveshje”

FYROM apo Maqedoni? Debati zhvendoset edhe me Serbinë

Postuar në 21 Janar, 2017 11:34

Debati për emrin e Maedonisë është zhvendosur edhe në raportet me Serbinë. Pak ditë pasi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se “ne me Maqedoninë jemi treguar budallenj”, duke ju referuar pranimit të emrit kushtetues të këtij vendi i cili ka njohur Kosovën, Serbia ka nisur të përdorë emrëtimin Ish-Federata Jugollave e Maqedonisë. Kjo kam sjellë reagimin e Shkupit zyrtar i cili ka përcjellë një notë Beogradit përmes të cilës i kërkon “përdorimin korrekt të emrit kushtetues”. Pra Republika e Maqedonisë. 

Reagimi i parë “zhgënjyes” për fjalimin e Trump

Postuar në 20 Janar, 2017 21:31

Gjermania do të duhet të ndjekë një strategji të re ekonomike, të orientuar nga  Azia, në rast se qeveria e re amerikane e Donald Trump do të fillojë një luftë tregtare me Kinën.  Pak orë pas betimit të Donald Trump zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se pritet një periudhë e vështirë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor