Slideri Kryesor
1 mld dollarë konçesione premtohen para zgjedhjeve
Qeveria anonçoi programin për investimeve publike përmes Partneritetit Publik Privat në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Bëhet fjalë për një numër veprash publike në infrastrukturën rrugore, shkolla dhe qendra shëndetësore ekselence që siç tha kryeministri do të ndërtohen në harkun kohor të 2-3 viteve. Lista e plotë e priroteve nuk është bërë publike, por pritet t’u dorëzohet bizneseve që të përgatisin projektet.
71 mandate pa LSI-në?
Burime nga brenda mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste i thanë Top Channel se, sipas Edi Ramës, “aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, e jo thjesht një mazhorancë numrash – dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicionit me Metën.
Por sipas Edi Ramës, “me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve nëpër qarqe, koalicioni PS+PDIU+FRD+Etj. i merr 71 deputetë, nëse LSI del më vete, sepse e tillë është formula”.
Do kërkohet diçka më shumë sesa protesta
Ilir Meta e ka braktisur sot ministrin e Drejtësisë të sapo shkarkuar Ylli Manjani. Ai i ka cilësuar shashka akuzat e Manjanit, duke dashur kështu të ftohë situatën e ndezur në koalicionin qeverisës që është në krizë permanente. Por kreu i LSI-së ka bërë edhe këtë vërejtje, në kontekstin e deklaratës se “arresimin e Balilit ma kërkuan në Departamentin Amerikan të Shtetit”.
Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre
Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre, përfshi edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lul. Në dhjetor të vitit të kaluar New York Times raportoi se President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte lëshuar një urdhër që u kërkonte ambasadorëve të emëruar politikisht të të linin postet e tyre menjëherë pas Ditës së inaugurimit të tij si President. Kjo shkaktoi një pështjellim të madh në komunitetin diplomatik dhe mediat globale.
Tsipras në Beograd: Paqja në Ballkan e kërcënuar nga rizgjimi i nacionalizmit
Beogradi është vizita e parë e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Ballkanin Perëndimor. Jo pa qëllim kreu i qeverisë greke zgjodhi Serbinë, pasi sipas sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, vizita synon që t’i ngrejë në nivelin e marrëdhënieve strategjike raportet midis Athinës dhe Beogradit. Tsipras shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm dhe ai i ekonomisë.
Paqja e Astanas, Rusia propozon që Siria të mos jetë më Republikë Arabe në Kushtetutë
Bisedimet e paqes në Astana kanë prodhuar një Kushtetutë të re për Sirinë. Drafti është përgatitur nga Rusia dhe siç raporton agjencia ruse “Sputnik” ai priret nga sintetizimi I interesave të Damaskut zyrtar dhe opozitës siriane.
Autostrada si Ekspozitë personale e Edi Ramës (foto)
Tre vje tmë parë, në fillim të Qershorit të vitit 2014 nisi realizimi i Projektit të Gjelbërimit për aksin Tiranë-Kashar-Rinas. Ky pojekt u financuanga Ministria e Mjedisit dhe kishte vlerën 60 milion lekë të reja. Punimet përfunduan në dhjetor 2014.
Vrasja e ministrit
Ky ishte dëmi më i vogël që ndodhi sot. Në historinë tonë të re kombëtare janë shënuar disa si kjo, kjo është vrasja e katërt “në gjueti”.
Armatosja, ministri serb i Mbrojtjes: Për sigurinë e qytetarëve, sigurinë europiane dhe të vendeve fqinj!
Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Djordjevic, ka sqaruar gjatë një vizite në një qendër pritjeje për emigrantët në Obrenovac, se ku konsiston politika e re e armatosjes së vendit. Ai ka nëvizuar se Serbia ndjek politikën e neutraliteti ushtara dhe për përmbushjen e saj blerja është përqendruar në armatim ekskluzivisht mbrojtës.
“Është detyra jonë për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe për sigurinë europiane dhe gjithashu do të kujdeset edhe për sigurinë e fqinjve”, tha ai.
Media në Maqedoni akuzojnë ambasadorin amerikan si prishësin e marrëveshjes Gruevski - Ahmeti
Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se Parlamenti i vendit ka njoftuar zyrtarisht se Nikolla Gruevskit i ka mbaruar afati si i mandatuar për krijimin e qeverisë së re. Që nga ky moment, disa faktorë politikë ndërkombëtarë dhe në Maqedoni po investohen që stafeta t’i kalojë Zoran Zaevit, drjetues i LSDM-së, i cili nuk arriti të dilte parti e parë. Në lojë është futur edhe ambasada amerikane në Shkup, e cila ka dalë hapur kundër VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevksit duke bërë thirrje për negociata.
