Slideri Kryesor
Takimi i G7, rrëzohet propozimi i Britanisë për sanksione ndaj Rusisë. SHBA tërheq akuzat për Assadin
Grupi i vendeve të G7 nuk ka rënë dakord për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë siç propozoi Britania e Madhe pas sulmit me armë kimike në Siri. Propozimi britanik synonte drejtuesit e lartë ushtrarakë rusë por për këtë çështje nuk është rënë dakord, njësoj siç është vënë në dukje se pa Bashar al Assad nuk ka zgjidhje të krizës siriane. Takimi po mbahet në qytetin Italian të Lukës dhe i paraprin vizitës së Rex Tillerson në Moskë.
Në vijë më administratën Obama, Trump firmos protokollin për anëtarësimin në NATO të Malit të Zi
Politika e Jashtme amerikane ka rimarrë fillin e vet aty ku e la administrate Obama. Presidenti aktual Donald Trump ka firmosur sot protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke përfunduar hallkat proceduriale të SHBA në këtë drejtim.
Muze nënujor për veprat e realizmit socialist! Bollino do ta fitojë sërish projektin?
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot një tjetër ide që mund të bëjë zhurmë dhe ngjallë kuriozitet.
“Duam të bëjmë një muze nënujor me veprat e realizmit socialist, mund të jetë një gjë spektakolare. Po ta bëjmë do të jetë një element shumë i veçantë. Duke zbritur në zhytje i shkon, kush zbret më shumë, shikon më shumë, do të jetë spektakolare. Tani me ju mund të diskutojmë vendin për të qenë i aksesueshëm më lehtë, idenë fillestare e kemi pasur për në Ksmail për të bërë lidhjen me Butrintin” deklaroi Rama gjatë takimit me sipërmarrës në fushën e turizmit.
Korridori i Lungomare-s
Pollo sqaron pse u bënë bashkë Dule me Aleancën Kuqezi: Zgjedhjet e lira janë zamka më efektive
Genc Pollo, një nga drejtuesit e PD-së ka dhënë një intervistë për “Tirana Today” ku sqaron sa me sens ironie apo rromuze situtën politike. Sipas Pollos sot të gjithë janë parimorë, aq sa mund të lejohen fjali të tipit “LSI-ja është pjesë e kauzës sonë”. LSI dhe kauzë, dy gjëra që nuk mendonte njeri se mund t’I bashkonte PD-ja. Ka një pyetje që meriton vëmendje:
Si ka mundësi që PBDNJ i Dules dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut janë vëllazëruar nën hijen e çadrës?
Përgjigja nuk është e vështirë kur birëson parimet si arsenal retorik:
Dënimet me vdekje, Kina kryen sa gjithë bota marrë së bashku
Ekzekutimet si pasojë e vendimeve gjyqësore në Kinë kalojnë ato të kryera në të gjithë botën të marra së bashku. Kjo statistikë është për shtrirjen kohore një vit dhe provon rreptësinë juridike të Pekinit zyrtar që menaxhon dhe qeveris mbi më shumë sesa 1 miliardë njerëz. Kina nuk e zbulon publikisht identitetin e të ekzekutuarve përveç familjarëve, ndoshta me synimin që të mos japë idenë e një represioni ekstrem. Por edhe vende të tjera nuk mbeten pas. Vietnami thuhet se ka ekzekutuar 429 njerëz në vitet 2013-2016, duke u renditur i treti në botë.
McCain kundërpeshon Trump: Ajo që ndodh në Europën Lindore, me rëndësi vitale për sigurinë e SHBA
Senatori amerikan John McCain ka deklaruar gjatë takimit me kryeministrin/president serb. Aleksandër Vuçiç, se do të informojë Senatin, presidentin dhe popullin amerikan se “çdo gjë që ndodh në Europën Lindore është me rëndësi vitale për sigurinë kombëtare të SHBA”.
Dështimi i takimit me Bashën dhe etiketimi i platformës shqiptare si një copë letër
Kryeministri Rama zbuloi detaje të negociatave për takimin e dështuar mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” kryeministri ndonëse nuk bëri publike detaje të negociatave la të kuptohet se gjithçka u la pezull kur ishin përcaktuar modalitetet për formatin, orën dhe axhendën e bisedimeve.
Tragjedi dhe komedi arkeologjike në Velierën e Durrësit
Sakrifikimi i lëndës arkeologjike për hir të ansamblit të Hyrjes së lashtë Dyrrahut antik dhe Durrësit mesjetar pranë Portit, për t’i lënë vend ndërtimit të skulpturës arkitektonike “Vela/Veliera” hyri tashmë në histori – si kryevepër dhunimi që mund t’i jetë shkaktuar ndonjëherë pasurisë arkeologjike të këtij qyteti të famshëm mesdhetar në jetën e tij mijëravjeçare.
Ligji i dekriminalizimit, sërish në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe një herë ligjin e Dekriminalizimit. Këtë herë është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka ankimuar pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji, i cili i heq të drejtën e votës personave të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë. Sipas KSHH, ky nen është në kundërshtim me kushtetutën dhe me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
