Slideri Kryesor

Greqia braktis stërvitjen e NATO-s

Postuar në 20 Mars, 2017 17:09

Tension dhe shqetësim ka shkaktuar në Athinë vendimi i komandës së NATO-s për të përjashtuar nga harta e stërvitjes ushtarake ishullin grek të Lemnos, pas një kërkese të ardhur nga Turqia. Shefi i komandës turke që shërben në Ramstain  të Gjermanisë, thuhet se kërkoi përjashtimin e ishullit nga stërvitja e NATO-s e planifikuar për këtë të hënë. Vitin e kaluar ishulli i Lemnos ishte pjesë e hartës.

Totalitarizmi dixhital – nën një survejim të paprecedentë në histori

Postuar në 20 Mars, 2017 16:15

Vault 7 – projekti i ri i WikiLeaks në publikimin e veprimtarive ekstraligjore të agjenciave amerikane të spiunazhit zbulon më së miri se kapacitetet e këtyre enteve janë të tilla që mund të kryejnë survejim global të rrjetit. Programe dhe motorë kërkimi që operojnë në kontratë me milionë përdorues janë ekspozuar si të manipulueshëm nga agjencitë që përdorin në këto raste “boshllëqe” të sistemit dhe programimit për të realizuar qëllimet e tyre. Mjafton të thuhet se ekipi i CIA-s që menaxhon këtë punë ka koduar më shumë rreshta se Facebook, kjo sipas WikiLeaks.

Vazhdon eksperimenti me Ballkanin: Procedurë urgjente pranimi në BE për Malin e Zi?

Postuar në 20 Mars, 2017 15:01

Media të ndryshme në Mal të Zi po raportojnë se fqinji ynë veriperëndimor mund të përfitojë hyrjen në BE përmes një procedure urgjente. Lajmi shpërndahet edhe nga siti European Western Balkans që financohet nga projekte të BE-së dhe referon si burim të parë gazetën “Dnevne Novine”. Gazeta deklaron se ka informacione nga administrat e Bashkimit Europian që thonë se procesi i pranimit mund të reduktohet nga 5 vjet në 3 apo dy. Ideja fillestare i atribuohet kryeministrit sllovak, Robert Fico dhe ka nisur të riqarkullojë së fundmi.

Ngec projekti për futjen e historisë fetare në shkolla

Postuar në 20 Mars, 2017 13:05

Nuk ka ende një urdhër të ministres së Arsimit Lindita Nikolla për ndryshimin e kurikulave mësimore që ka të bëjë futjen e historisë së fesë në shkolla. Ekspertët kanë nisur punën për tekstet e reja për klasën e 3, të 8 dhe të 11, por jo për kurikulën e lëndëve që lidhen me njohuritë  për fenë, ndonëse ishte parashikuar që këto lëndë të futeshin në simetrinë e dytë të këtij viti mësimor. 

Ligji për minoritetet në Shqipëri me ekspertizë nga BE

Postuar në 20 Mars, 2017 11:00

Ligji që qeveria shqiptare po harton për minoritetet po asistohet ngushtë nga Bashkimi Europian. Kjo thuhet në përgjigjen që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka kthyer eurodeputetit grek Dimitris Papadimulis, pas shqetësimeve të ngritura prej këtij të fundit për respektimin e të drejtave të pakicave dhe asaj të pronës në Shqipëri. Hahn thotë se Shqipëria është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe vlerëson boshllëqet që dalin në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit. 

Dekretimi i Xhafajt, poeti Visar Zhiti i refuzuar nga Nishani: Presidenti, vegël e mbetur e Diktaturës

Postuar në 20 Mars, 2017 10:58

Dekretimi i Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, ka ekspozuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ndaj sjelljes me dy standarde. Ndonëse Nishani ka sqaruar se nukka tagër të kthejë kandidaturën në fjalë, të cilën përndryshe do ta refuzonte, poeti Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti aktual për  dekretim në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, ka reaguar duke mos kursyer fyerjet.

Presidenti i Republikës dekreton emërimin e katër ministrave të rinj

Postuar në 20 Mars, 2017 10:42

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përmbushur sot detyrimet e veta kushtetuese duke dekretuar shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të tjerëve, të gjithë propozime të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Dekretet kanë zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të ministrave Tahiri, Çuçi, Beqja dhe Klosi dhe emërimin në detyrë të ministrave Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, respektivisht në dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Vendore, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Qeveria e Kosovës del kundër idesë së tregut të përbashkët ballkanik

Postuar në 20 Mars, 2017 09:22

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kundërshtuar idenë e tregut të përbashkët ballkanik që është propozuar së fundmi pas hedhjes së tij në media nga kryeministri i Shqiipërisë, Edi Rama. Ideja kundërshtohet po ashtu edhe nga kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Gazeta “Koha Ditore” raporton se kundërshtimi i Mustafës lidhet me pozicionin e pafavorshëm të Kosovës  “e izoluar në mes të Ballkanit”, duke parashtruar këtu konsideratat politike përpara atyre ekonomike.

Kriza i jep kohë Gruevskit/Propozon një KundërPlatformë dhe kërcënon me rënien e shtetit

Postuar në 20 Mars, 2017 01:43

Mungesa e zgjidhjes së krizës dhe paaftësia për të krijuar qeveri, i ka dhënë kohë ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski që të dalë me një propozim të ri faktorizues për të. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5”, ai ka bërë të ditur se partia e tij, VMRO-DPMNE do të propozojë brenda javës që vjen një dokument të ri për daljen nga kriza.

Presidenti: Nëse Kushtetuta do ma lejonte, nuk do të pranoja Fatmir Xhafën për ministër të Brendshëm

Postuar në 19 Mars, 2017 18:22

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dalë sot në një konferencë për mediat përmes së cilës ka përcjellë disa qëndrime për situatën politike në vend. Ai ka dhënë një qëndrim edhe për kandidaturën e Fatmir Xhafës në detyrën e ministrit të Brendshëm. Sipas Presidentit propozimi vë në tryezë një emër të papranueshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor