Slideri Kryesor
“The Associated Press” pranon marrëveshjen për shkëmbim fotosh me nazistët
“The Associated Press” ka publikuar së fundmi një raport mbi mbulimin që përfaqësuesit e saj i kanë bërë zhvillimeve në Gjermaninë naziste në vitete 1933 – 1945. Raporti është i shfrytëzueshëm online dhe ai është shkruar bazuar mbi arkiva të AP-së, dëshmi të kohës, por edhe fonde arkivore të ushtrisë amerikane. “AP dhe Gjermania Naziste(1933-1945). Informimi mbi Tiraninë”, titullohet punimi i cili ka marrë shtysë nga kritikat e historianes Harriet Scharnberg.
Vetëm me këto marifete e majta mund të mbajë pushtetin
"Paradoksi i të majtës moderne europiane është se ndërsa shumë nga çështjet kryesore që përcaktojnë dialogun politik në botë - si rritja e pabarazisë ekonomike, pasiguria e vendeve të punës, paqëndrueshmëria e sistemit të pensioneve dhe kujdesit shëndetësor - janë shqetësime kryesisht të majta , partitë socialdemokrate nuk janë në gjendje t’i menaxhojnë këto sfida në mënyrë adekuate, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet. Ish-presidenti socialist i Francës, Fransua Hollande kësaj radhe nuk ishte kandidat për presidencën, pasi shifrat e popullaritet i kishte edhe më të ulëta se ato të Xheremi
Kadare bëhet pjesë e debatit për shkrimin e Myftarajt ndaj Vlahutin*
Ismail Kadare i është drejtuar me një letër nga Parisi ambasadores se BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin pas artikullit të Kastriot Myftarajt që stigmatizonte diplomaten kroate si zbatuesen e një plani sorosion për Jugosllavinë e re dhe ku thoshte se vrasja e saj nuk do ishte një akt terrorist por një akt në mbrojtje të atdheut. Kadare në letrën e tij shpreh keqardhjen për mosmirënjohjen që sipas tij Vllahutin po ndesh nga shqiptarët dhe nuk nguron t’i thotë se do t’i ulej në gjunjë për t’i kërkuar falje.
E nderuara Zonjë,
Opozita synon të rrëzojë 18 qershorin në Kolegj
Paralelisht me akzionin e rrugës, opozita është kujdesur që të luftojë edhe brenda sistemit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 18 Qershorit. Kjo ka qenë dhe arsyeja e regjistrimit në zgjedhje të Partisë Agrare Ambientaliste, përmes së cilës është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimi i KQZ për pranimin e listave të kandidatëve deri në datën 29 Prill.
Dy mesazhe urimi për Metën nga Beogradi, pa iluzione për të ardhmen
Me një tekst të shkurtër urimi dhe me një përmbajtje të qartë diplomatike presidenti në detyrë i Serbisë Tomislav Nikoliç ka uruar presidentin e ardhshëm të Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjen në detyrën e kreut të shtetit shqiptar. Në telegramin e urimit Presidenti i Serbisë shkruan: “Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen. Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë”.
Lavrov tallet në konferencë shtypi: Pse u shkarkua Comey? Mos po talleni?
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ndodhet në SHBA për një vizitë pune. Gjatë konferencës për shtyp e homologun Tillerson ai është pyetur nëse shkarkimi i kreut të FBI-së, Comey, ndikon në bisedimet dypalëshe. Lavrov tallet duke pyetur: "Pse u pushua? Mos po bëni shaka?", tha ai duke u larguar.
Kosovë, Kuvendi rrëzon me mocion mosbesimi qeverinë e Isa Mustafës
Qeveria e Isa Mustafës është rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës. Mocioni i mosbesimit i ndërmarrë nga Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt ka marrë 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime nga 114 deputetë të pranishëm. Pas këtij akti duket se edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi mbetet pezull.
Macron, thirrje anti - Trump drejtuar shkencëtarëve amerikanë: Franca është kombi juaj
Para - shteti shqiptar: Arreston një person për një status në Facebook, thirrjen për armatosje e cilëson “pikëpamje”
Siç është bërë e njohur policia e Shtetit, ose trupa që mban zyrtarisht këtë farë etikete, ka arrestuar Kastriot Myftarajn, gazetarin, pasi ka bërë shkruar në një status të gjatë në profilin e vet në Facebook se çdo shqiptar bën një punë patriotike nëse vret Romana Vlahutinin, ambasadoren e BE-së në Tiranë. Sot është zbardhur edhe motivacioni I ndalimit të personit në fjalë që është:
Garë amerikano-gjermane për zgjidhjen e krizës
Të huajt dhe më konkretisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania duken shumë më të interesuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri sesa vetë politika jonë e brendshme, madje duke shfaqur edhe një lloj rivaliteti.Teksa dy gjelat duken të vendosur për të mos hapur rrugë, faktori ndërkombëtar vazhdon të investohet për të shpëtuar zgjedhjet në Shqipëri.
