Slideri Kryesor
Gjeti si flamur devijimin në nacionalizëm
Motoja e fushatës së kryeministrit ishte tepsia dhe lugët që fusnin në të parti si LSI apo aleatë që iu bashkuan qeverisë socialiste. Shoqëruar edhe me ngjyrat e rreme të nacionalizmit, Edi Rama po tenton të manipulojë misionin e zgjedhesve, të cilët i orientoi drejt tifozllëkët për udhëheqësin që po ringjall idealet e Skëndërbeut dhe Ismail Qemalit, ndonëse ishte shprehur rëndom në fushatë se mbështetja për partitë nuk është si brohoritja për skuadrën e zemrës.
Mashtrimi i Edi Ramës me sistemin e tepsisë
Edi Rama ka dalë në fushatë elektorale dhe po kërkon maksimumin e votave me një argument që po e përsërit nga televizioni në televizion dhe nga mitingu në miting. Sipas tij janë partitë e vogla (e ka fjalën për LSI kryesisht, por edhe PDIU, PPDNJ etj.) që nuk e kanë lënë të bëjë shtet me institucione dhe administratë funksionale, sepse ato imponojnë «sistemin e tepsisë» siç e quan ai.
Një hendek përherë e më i madh mes Perëndimit dhe Lindjes
Në një kohë kur Angela Merkel dhe Emmanuel Macron kremtuan në takimin e nivelit të lartë të BE përbashkësinë gjermano-franceze, përçarja me evropianolindorët po shtohet.
Epilogu i fushatës
Partitë mbyllën zyrtarisht fushatën zgjedhore dhe tashmë gjithçka do të varet nga vota e 25 qershorit. Dilemat janë të shumta nëse masiviteti i mitingjeve të tre partive kryesore do të reflektohet edhe në rezultatin e së dielës. PS kërkon 71 mandate dhe në funksion të këtij qëllimi ka rritur ndjeshëm retorikën nacionaliste dhe luftën kundër LSI-së, çka do të thotë se Edi Rama në këtë garë shesh si kundërshtar partinë e Ilir Metës dhe jo Partinë Demokratike.

4 milionë grekë në kufijtë e varfërisë, pragu nën 4 500 euro
Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave të Greqisë lidhur me varfërinë, ilustrojnë përmasat e e këtij problemi në shtetin fqinj. Ndonjëherë shifrat janë të mjaftueshme për të kuptuar realitetin, pasi 35.6% e popullsisë greke (3,789,300 persona) janë në kufijtë e varfërisë apo përjashtimit social.
Një votë që duhet matur mirë që mos të tallen me ne më 26 qershor
Zgjedhjet e 25 qershorit kanë tanimë vetëm një të panjohur: rezultatin. Koalicionet nuk ishin realitet i kësaj fushate, sikundër paqja PS-PD zhbëri mundësinë e një debati të nevojshëm për ekonominë e këtij vendi. Duket se kriza që ka mbërthyet ekipin politik po imponohet si prioritare përkundrejt kërkesës së qytetarëve për një analizë të asaj që ndodhi këto katër vjet, pa akuza në erë dhe pa fajësime. Thjesht analizë reale dhe një bilanc.
Ç'të thotë për ekonominë dhe taksat, debati që e nxjerr lakuriq
Të dielën do të gjykojmë me votë qeverisjen e 4 viteve dhe alternativat që na parashtrohen për 4 vitet që vijë. Gjysma e qeverisë në përpjekje për t'iu shmangur përgjegjësive në mënyrë tinzare ka marrë flamurin kombëtar dhe kërkon votën mbi një premisë që lidhet me heronjtë kombëtarë, çka nuk përputhet fare me kontekstin demokratik për të zgjedhur ose hequr me votë ata që mirë ose keqqeverisin.Kryeministri që drejtoi Shqipërinë për 4 vjet nuk iu përgjigj asnjëherë seriozisht çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë e vendit dhe politikën e taksave.
Stoltenberg: Shqipëria me rol të rëndësishëm në NATO. Kërcënimet ruse për Ballkanin, jo të afërta
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Ai vlerëson rolin e Shqipërisë në Aleancë, duke theksuar se ka takuar trupat shqiptare në Letoni. Sipas zyrtarit në fjalë, rritja e prezencës së NATO-s në Europë lidhet me aktivitetin rus në Ukrainë, në shenjë paralajmërimi se Aleanca do të veprojë ndaj çdo agresioni eventual ndaj një vendi anëtar.
I pyetur mbi kërcënimin rus ndaj Ballkanit, Stoltenberg ka përjashtuar një kërcënim eminent.
800 punë apo 800 ditë në televizor?
Në 2-vjetorin e inagurimit si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj tha se ka bërë 800 punë në 800 ditë. Ky bilanc mbetet gjithsesi i diskutueshëm për aq kohë sa lista është ekskluzivitet i bashkisë që mund të quajë punë edhe ndërrimin e letrave në banjot e bashkisë, pamvarësisht se mund të paragjykohet për rendimentin apo impaktin që ka kjo në mbarëvajtjen e punëve të Tiranës.
BE, kërkohet thyerja e komunikimeve të koduara si masë kundër terrorizmit
Në samitin e fundit të BE-së në Bruksel, mbajtur më 22 qershor, është miratuar në parim thyerja e kodimit të komunikimeve elektronike përmes shërbimeve si Whatsapp. Kjo në emër të luftës kundër terrorizmit që po imponon rregulla dhe reduktim të hapësirës së lirisë së qytetarëve. Sipas drejtuesve të shteteve anëtare ky privilegj që u lejon terroristëve të komunikojnë nën perden e enkriptimit dhe privatësisë duhet të adresohet, pasi po ekspozon vendet ndaj goditjeve terroriste.
