Slideri Kryesor
Koalicioni me qytetarët, populizëm mbi një politikë që zbatohet prej kohësh
Ndërmarrja e kryeminisrit Edi Rama që po zhvillohet në okelion e bashkëqeverisjes me qytetarët nuk është ndonjë risi, as në planin e dokumenteve politike dhe qeveritarë dhe as në qasje. Për më tepër ajo është konfirmim i dështimeve të njëpasnjëshme në përmbushjen e objektivave që vetë qeveritë i kanë vënë vetes, duke investuar para, adoptuar koncepte dhe dokumente dhe duke kërkuar ndryshime strukturore. Dështime të cilat në fakt vënë në diskutim edhe suksesin e metodave të reja që ndihmohen nga teknologjia.
Demografia e Europës po ndryshon si kurrë më parë
Me krizën financiare dhe problemet e migracionit në Europë, po del në sipërfaqe edhe çështja e demografisë. Suksesi i partive nacionaliste qëndron pikërisht mbi ndërtimin e këtij ankthi që në Europë është jo i vogël. Qasja ndaj problemit demografik është delikate sepse ushqen politika të ndryshme që jo rrallë e kanë çuar kontinentin në luftë, por fakti që aktualisht në Europë po ndodh një proces tjetërsimi në planin demografik kjo është e vërtetë që nuk ka pse të mohohet.
Sistemi elektronik i votimit në SHBA, krejtësisht i pasigurtë
Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA hynë në histori si një proces zgjedhor që u kryen nën ndikimin e shërbimeve ruse. Madje kandidatja demokrate Hillary Clinton, deklaroi se ajo humbi zgjedhjet për shkak të ndikimit rus dhe kreut të FBI-së, Bill Comey. Nga ana tjetër procesi i votimit, i kryer në rrugë elektronike, u verifikua si i pacenuar. Çka do të thotë se makinat e votimit elektronik nuk i ishin nënshtruar sulemeve apo hakerimit.
"Serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe. Jemi gati për kompromis"
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka folur për dialogun e fundit për Kosovën, nismë e tij, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”. Vuçiç ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka deklaruar se thirrjet për luftë dhe ngurtësimi në pozicione retorike të militarizuara nuk ndihmojnë më askënd.
Kartel jo konkurencë
Duket epoka e konsumizmit po i jep të drejtë postulatit se partitë vetëm qeverisin, ndërkohë që kastat sundojnë. Media rend pas deklaratave të kryeministrave dhe ministrave, ndërkohë që standardi i jetës sonë, cilësia e saj dhe e ardhmja është vendosur tashmë nga ata që dominojnë dhe përcaktojnë tregun.
Referendumi i pavarësisë së Katalonjës, Madridi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Qeveria spanjolle e drejtuar nga Mariano Rajoy po përpiqet të ndalë referendumin e pavarësisë së Katalonjës duke ndjekur rrugën ligjore. Pas një vendimi të marrë në parlamentin katalonjas që i hap rrugën ligjit për zhvillimin e referendumit që parashikohet të mbahet më 1 tetor, Rajoy njoftoi se ai dhe qeveria e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Milionerë majtas dhe djathtas
ReportTv publikon disa të dhëna për pasurinë e disa deputetëve, siç janë makinat. Mijëra euro të shpenzuara, nën mbulimin e kredisë, dëshmojnë se pasuria nuk mund të fshihet. Nard Ndoka p.sh, ka marrë 14 mijë euro kredi, 35 mijë€ hua dhe 33 mijë€ nga paga për të blerë makinën 85 mijë€. Sforcim i madh për një mjet luksi. Kështu të gjithë, majtas dhe djathtas. Më poshtë video:
Një spektakël politik që nuk i shton asgjë dinjitetit
Ka sot dy lajme që në thelb flasin për të njëjtin shqetësim: zbatimin e të drejtave bazë në shtete të Ballkanit. Lajmi i parë ishte një reagim i Presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos i cili gjatë një fjalë të mbajtur në Kongresin e Këshillit Botëror të Epirotëve të Diasporës në Prevezë, ndër të tjera tha:
"Pamundësia" për të furnizuar me ujë Tiranën sipas Veliajt
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi, në Televizionin Publik Shqiptar ka folur për problematikën e furnizimit me ujë të kryeqytetit si dhe vendimin per rritjen e çmimit të ujit.
Tensionet SHBA-Rusi, kongresi amerikan bllokon produktet e Kaspersky
Mosbesimi dhe praktikat e reja të spiunazhit mes SHBA dhe Rusië po shtrijnë tensionet edhe drejt sektorëve ekonomikë që mendohet se nuk mund të kuptohen pa ndërvarësinë. Së fundmi, kompania ruse e sigurisë kibernetike, Kaspersky, bëri të ditur krijmin e një softi të ri antivirus që do të jetë falas. Kaspersky përdoret shumë në kompjuterët në të gjithë botën, por duket s eepoka kur penetrimi i prodhimeve të tilla kalon pa kontroll, po shkon drejt fundit.
