Slideri Kryesor
Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhët
Presidenti maedonas George Ivanov nuk ka dekretuar ligjin për përdorimin e gjuhëve që i jep status zyrtar edhe shqipes. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ivanov ka arsyetuar se ligji cenon karakterin unitar të shtetit.
Mbyllet ARMO, shkëlqimi i premtuar nuk erdhi kurrë
1 vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistruar në ishujt britanikë Virxhin në bashkëpunim me një firmë shqiptare Rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor IRTC Oil është larguar.
"Fake News" i lë vendin falsifikimit të Zërit*
Në vitin 2018, frika nga lajmet e rreme(fake news) do të zbehet në krahasim me teknologjinë e re që mund të falsfikojë zërin njerëzor. Kjo gjë mund të krijojë tmerr në fushën e sigurisë. Më keq akoma, mundet të na heqë të gjithëve një pjesë të unikalitetit tonë. Por kompanitë, universitetet dhe qeveritë po punojnë tashmë pa u ndalur për dekoduar zërin njerëzor për shumë aplikime. Kjo shtrihet që nga integrimi më i mirë i pajisjeve tona të internet of things te aftësimi për më shumë ndërveprime natyrale mes njerëzve dhe makinave.
Modestia e pakontrolluar e sistemit të drejtësisë
Ish-kryeprokurori i Arizonës, John Leonardon një nga 8 këshilltarët ndërkombëtar të procesit të Vetting-ut në Shqipëri përfshin jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët si kategorinë më të korruptuar, por edhe policinë. Në një intervistë për portalin amerikan Tucson.com ai thotë se Shqipëria ka “korrupsion të shfrenuar në shumë fusha: Policia, gjyqtarët, prokurorët”.
Inteligjenca artificiale, kërcënim ekzistencial për njeriun
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange i është bashkuar korit të njerëzve të njohur që po parlajamërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njeriut nga inteligjenca artificiale. Përmes një statusi në Twitter, Assange, vetë një protagonist i shekullit të 21-të dhe epokës teknologjike, akuzon edhe kompanitë e mëdha si gjeneruese dhe përçuese të këtij rreziku që duket se po hyn në axhendën publike me shumë forcë.
E ardhmja e njeriut është beteja mes njerëzve që kontrollojnë makinat dhe makinat që kontrollojnë njerëzit.
Adoleshentët ndajnë seksin në Facebook Messenger
Mbi 1000 të rinj u akuzuan nga policia daneze për trafikimin e materialeve të paligjshme të përmbajtjes seksuale. Siç raportohet nga BBC, ata akuzohen se kanë përdorur Messenger-in e Facebook për të arkulluar video që tregon sesi dy 15-vjeçarë kryejnë marrëdhënie seksuale. Sipas policisë, kjo vepër mund të përfshihet në kategorinë e pornografisë së fëmijëve, pasi njerëzit e përshkruar janë nën moshën 18 vjeçare.
Agjencia ukrainase: Ditmir Bushati viziton Ukrainën në shkurt 2018
Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati pritet të vizitojë Ukrainën më 22-23 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ukrainase “Interfax” dhe I referohet deklaratave të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Baton Haxhiu: Në eleminimin e Ivanoviç ka dorë Vuçiç
Vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic ka ngritur shumë pikëpyetje, se kush qëndron pas këtij atentati. Më shumë se teori konspirative, gazetari Baton Haxhiu ka ndërtuar një analizë që sipas tij çon në përfundimin se në vrasjen e Ivanoviç ka dorë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Analiza e Baton Haxhiut
Republika Islamike e Histerisë
Për aq sa mund të lexohet, strategjia e administratës Trump në Lindjen e Mesme, konsiston në përmbajtjen dhe përballjen me Iranin. Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, sekretari i Mbrojtjes James Mattis, ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley dhe vetë presidenti Donald Trump, kanë denoncuar të gjithë bashkë aktivitetet rajonale të Iranit(në shkurt pas testeve të Iranit me raktetat balistike, Trump shkroi në twitter se ky vend po lunate me zjarrin.”
Autogoli i Armand Dukës
Sot është bërë publik lajmi se shoqatat rajonale që janë deklaruar si anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që sipas presidentit të saj, Armand Duka, do të votojnë edhe në zgjedhjet e 7 shkurtit, po tentojnë të regjistrohen në gjykatën e Tiranës. Lajmi në vetvete konfirmon atë që është shkruajtur më parë e që përmblidhet në një fjalë: Skandal.
http://www.tematv.al/2018/01/16/skandali-i-fshf-p-rpiqet-t-regjistroj-n-...
