Slideri Kryesor
Hollanda konfirmon hezitimin për Shqipërinë
Pak javë më parë ishte Bundestagu gjerman që ngriti një komision të posaçëm për të shqyrtuar nëse Shqipëria meriton të hapë ose jo negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa një hap më tej ka shkuar edhe Hollanda që ka dërguar në Shqipëri një mision faktmbledhës, i cili do të hartojë një raport për Shqipërinë.
Hollanda nuk e ka fshehur skepticizmin për plotësimin e kushteve nga Shqipëria, ndërkohë që deputetët e ardhur në Tiranë renditën si kushtin kryesor gjyqësorin e pavarur.
Taksa e pronës, bashkitë mund ta rrisin 30 për qind
Nga ky muaj, koeficienti për taksën e banesave do të jetë fiks 0.05 i vlerës, por bashkitë kanë tagër për të vendosur rritjen ose uljen e mëtejshme me 30 për qind në të dy krahët. Drejtori i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë në MInistrinë e Financave, Enton Duro tregon për TemA Tv se çdo bashkie i lind e drejta për të ndryshuar koeficientin, çka do të përkthehet në një vlerë të re pagese për familjarët.
Video/Putin prezanton limuzinën e re Kortezh me rastin e marrjes së detyrës
Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur të inaugurojë limuzinën e tij të re me rastin e ceremonisë së marrjes së detyrës. Limuzina bën pjesë në projektin Kortezh dhe sipas televizionit “RT” ajo është e apra në procesin e zëvendësimit të mjeteve për personalitetet e vendit. Deri më tani qeveritarët rusë kanë përdorur makina gjermane që nga koha e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe aktualisht Kortezh, pretendon të manifestojë luksin dhe arritjet teknologjike të Rusisë.
"Kosova do të jetë fundi im politik"
“Kosova do të jetë fundi im politik”. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste me tabloidin “Kurir” duke nënvizuar se “serbët nuk do të ma falin çdo zgjidhje për Kosovën”.
Të tillë janë serbët. Serbët nuk do të më falin kurrë për të ardhmen e tyre më të mirë dhe paqen që ofroj. Në Serbi vetëm humbjet dhe luftërat festohen
ka thënë ai.
SHBA embargo Turqisë, ndalon shitjen e avionëve F-35
"Të gabuar" dhe "absurd" e quan Ministria e Jashtme turke propozimin e deputetëve të Kongresit Amerikan për të imponuar sanksione mbi sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm turk ka paralajmëruar se qasja e SHBA ndaj kësaj çështjeje është e papërshtatshme për vendet aleate dhe se Ankaraja do të hakmerret nëse shitjet e armatimeve amerikane për Turqinë do të ndërpriten.
Video/Përmbytje të mëdha në Ankara
Kryeministri poshtëron kryebashkiakun Veliaj: Punët i ka financuar qeveria
Pasi i mbajtën qëndrim njëri – tjetrit për gati një vit, pasi deri para pak javësh askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë me sigur, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj duket se është miqësuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka nisur ta begenisë sërish Veliajn, me të cilin pret shirita përurimesh të punëve që ndonëse pasurojnë atë që z. Veliaj e quan Histori të Tiranës, pak thonë për përmirësimin e gjendjes në vend.
“Nuk e dua Trump në funeralin tim”
Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral.
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence.
Macron: Tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin çon në luftë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të çojë në luftë.
Macron e ka nërë deklaratën në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” që citohet nga media të ndryshme.
Kjo do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës, do të thoshte luftë. Nuk besoj se Donald Trump do luftë
citohet Macron.
Gjiri i Lalzit - Ndërtime, prerje pemësh dhe ujëra të zeza që derdhen në det
Mania e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në Gjirin e Lalzit. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike.
Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashmë nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë; jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.
