Slideri Kryesor
Goditje për Hashim Thaçin, qeveria e Kosovës anullon lejen për vizitën e Vuçiç
Autoriteti i Hashim Thaçit është goditur rëndë sot teksa rruga Zubin-Potok – Banjë është bllokuar nga disa banorë të zonës. Ky akt erdhi pasi u njoftua se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se kishte ndërmend të vizitonte Banjën e Skënderajt. Vetë pëfaqësuesit serbë kanë akuzuar Kadri Veselin, kreun e Kuvendit të Kosovës se qëndron pas këtij akti, që është pasuar nga vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për anullimin e vizitës së Vuçiç. Mediat kanë përcjellë pamje të presidentit serb që bisedon me përfaqësues të policisë kosovare.
Ansambli i memecëve që mbështetën shembjen e Teatrit
Mandata që erdhi nga BE për çështjen e Teatrit dukshëm ka prishur humorin e kryeministrit dhe rrethit të sejmenëve që për javë të tëra i bënë avokatinë kompanisë "Fusha" dhe projektit për t'i vënë rruspën Tëatrit Kombëtar me qëllim ngritjen e kullave sipas skemës ku qeveria dhe bashkia u konvertuan në sekser-përqindjesh me truallin publik.
Lëvizja e duhur për të frenuar politikën private Thaçi-Rama
Apologjetët thonë se Hashim Thaçi e ka taktike këtë që po bën për Kosovën. Këta janë një kategori që seriozitetin e masin me kutin e kafenesë ku janë rekrutuar, pasi të flasësh për kufijtë në Ballkan, vështirë se kemi të bëjmë me çështje taktike.
Por tashmë që presidenti I Kosovës u zbulua si dikush që ka mësuar përmendësh nja 20 fjali dhe që po u shet qytetarëve OKB-në, NATO-n dhe BE-në në këmbim të lëshimit territorial, negociata e tij është asgjë më shumë sesa një detyrë e dhënë nga tjetërkush.
Gjykim, jo Vetting për politikën
Sot politika shqiptare po propozon vettingun për veten. Pasi nxori në shitje të gjithë shërbyesit e vet në gjyqësor dhe prokurori, politika shqiptare po shpenzon edhe shpresën e fundit që ushqehet nga populizmi: Vettingu. Pastrimi radhëve të saj përmes largimit. Ne e shohim sesi gjyqtarë të korruptuar sot dalin nga sistemi pse nuk justifikojnë pasurinë, por askush prej tyre nuk ndëshkohet penalisht për këtë shkelje. Askush prej tyre nuk gjykohet sesi korrupsioni nga sjellë implikime në hetime, në vendime gjyqësore.
Sinkronizim opozitar Kosovë - Shqipëri
Diplomacia qorre dhe e urdheruar e Hashim Thaçit që po vendos në diskutim kufijtë e Kosovës ka provokuar zhvillime të pazakonta. Dje Albin Kurti i Vetëvendosjes është takuar në Tiranë, në zyrën e tij, me Sali Berishën, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë.
Cirku i fushatës së radhës
Fushata elektorale për zgjedhjet vendore ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Lulzim Basha ka propozuar vettingun e politikës, duke synuar që zgjedhjet vendore t’i shndërrojë në bast politik. Basha po na sugjeron të besojmë se politika duhet pastruar nga brenda vetes dhe ne duhet ta besojmë.
Kryeministri Edi Rama duket se i pëlqen kjo ide që të jep mundësinë e llafeve pa punë. Një deputet i përjashtuar live dhe një kritikë për kryebashkiakët u servirën dje si një formë e parë e zbatimit të vettingut si këndi i emulacionit socialist.
Gjigantët e teknologjisë së Internetit kërcënojnë demokracinë
67% e qytetarëve në tetë vende evropiane konsiderojnë se gjigandët e Internetit (Google, Facebook, Amazon, etj) kanë më shumë fuqi se Bashkimin Evropian dhe se ato janë një "rrezik" ndaj demokracisë. Hulumtimi është kryer në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Poloni, Rumani, Republika Çeke, Greqi në funksion projektligjit për të drejtën e autorit që do të diskutohet në Parlamentin Evropian në 12 shtator.
BE-Qeverisë: S'ka negociata me zullume si Teatri
Shuplaka që BE i dha qeverisë për çështjen e Teatrit Kombëtar ishte pak të thuash e pritshme dhe e merituar.
Ligji "Fusha" për shembjen e Teatrit ishte flagrant dhe nuk qëndronte në asnjë kandar të asaj që mund të quhet demokraci Kushtetuese. Jo se qeveria nuk e dinte këtë fakt, por me shpresën se marifete të tilla që gatuhen nga zanatçinjtë e betonit në Tiranë nuk do mbërrinin deri në Bruksel.
Zbythja për Teatrin ka këtë fytyrë
Shtyrja që Kuvendi i bëri shqyrtimit të dekretit për Teatrin me kërkesë të të vetëpërdorurit Eduard Shalsit rezultoi një tjetër taktikë bajate për t’u tërhequr provizorisht nga paçavurja “Fusha” që nuk kapërdihet as me vaj dhe as me uthull.
Opinioni negativ që mesa duket qeveria ka marrë nga Komisioni Europian pas ankesës së aktorëve, ka zbythur qeverinë që nxorri Erion Veliajn ta recitojë si lajm dashamirës, rol që ky i fundit e bën me vullnet të plotë përknudrejt çdo kostoje mbi lëkurën që i ka veshur zotëria i Bashkisë fytyrës së tij.
Meta No Coment
I pyetur për propozimin e Lulzim Bashës që kushtetuta të amendohet për të kaluar në proces vetting-u edhe politikën, presidenti Ilir Meta ka anashkaluar një përgjigje të drejtëpërdrejtë, duke folur teorikisht për sfida dhe lexime të kundërta në politikën që sot përfaqësohet nga Partia Socialiste dhe PD e LSI nga ana tjetër.
