Slideri Kryesor

Kundër tarifave të universitetit, në protestë dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka

Postuar në 22 Nëntor, 2018 15:23

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të enjte para Kryeministrisë. Ata kërkojnë përgjysmim të të gjitha tarifave studimore, rritje të buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe libra universitarë me çmim të lirë.

Mit'hat Frashëri dhe epopeja e teserës së partisë që është mbi Shqipërinë

Postuar në 22 Nëntor, 2018 14:40

Ndoshta Mit’hat Frashëri do emigronte vetë, madje do ndryshonte edhe amanetin për t’u varrosur në Shqipëri, nëse do kishte dëshmuar dramën e sotme intelektuale të disa socialistëve që kanë qenë dikur partizanë, më pas komunistë, më pas enveristë, për të mbërritur te socializmi.

Tani zgjedhjet i "menaxhon" Google

Postuar në 22 Nëntor, 2018 13:56

Google do të udhëheqë përpjekjet kundër manipulimit të zgjedhjeve europiane nëpërmjet platformave teknologjike. Pak muaj para zgjedhjeve europiane, Google synon të forcojë rregullat e transparences, që do të detyrojnë reklamuesit të provojnë se janë ose shtetas të BE-së ose subjekte me bazë në Evropë.

Për "policinë" që kërcënon dëshmitarët ka solidaritet vetëm pushteti

Postuar në 22 Nëntor, 2018 13:43

Ministri i Brendshëm, ende i pabetuar te Presienti i Republikës, Sandër Lleshaj, ka shprehur shqetësimin e vet për dhunën ndaj punonjësve të Policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

Në një ditë të tillë krejt normale na ndodhin ngjarje anormale. Njerëz që në shkelje të ligjit ngrenë dorën ndaj policisë. Qëllimi i ardhjes time është të shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë. Konflikti nuk ka arsye të spostohet drejt policëve të rendit

tha ai.

100 vjet si bandë, asnjë ditë si Polici(video)

Postuar në 22 Nëntor, 2018 13:05

BE kërcënon me gjobë Italinë

Postuar në 22 Nëntor, 2018 10:09

Komisioni Evropian publikoi dje raportet mbi buxhetet e vendeve anëtare të Eurozonës dhe theksoi se në rastin e Italisë planet e saj për vitin 2019 janë "të papajtueshme" me angazhimet e mëparshme dhe për këtë arsye hapja enjë procedurë për deficitin e tepërt është e justifikuar.

Për 400 mln euro më pak

Postuar në 22 Nëntor, 2018 09:48

Lëvizja e qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën nga 10% në 100% për produktet serbe dhe boshnjake që hyjnë në territorin kosovar i ka dhënë një goditje ekonomike pozitave të Serbisë në rajon, por edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Volumi tregtar i mallrave që importohen në Kosovë nga Serbia për 9- mujorin e parë të këtij viti arriti në 400 mln euro.

Drama e luftës civile në Jemen

Postuar në 21 Nëntor, 2018 18:28

Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5  vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.

Protesta e Astirit “merr kokën” e parë

Postuar në 21 Nëntor, 2018 18:12

Duket se protesta e banorëve të zonës së Astirit ku parashikohet ndërtimimi i një segmenti të Unazës së Madhe, ka bërë kurbanin e parë.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije për ResPublica se tri ditë më parë ka dhënë dorëheqjen Briseida Baraj, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, zona e Veriut.

Studimi: Populizmi në Europë është trefishuar

Postuar në 21 Nëntor, 2018 17:12

Partitë populiste kanë trefishuar forcat në Evropë në 20 vitet e fundit duke siguruar vota të mjaftueshme për të dërguar udhëheqësit e tyre në postet qeveritare në 11 vende, duke sfiduar establishmentin politik në të gjithë kontinentin.

Rritja e qëndrueshme e vërejtur në forcat populiste evropiane veçanërisht në ato të djathta, u vërtetua përmes analizës së performancës së tyre në zgjedhjet nacionale të mbajtura në 31 vende evropiane gjatë dy dekadave të fundit. Hulumtimi u krye nga Guardian në bashkëpunim me të paktën 30 shkencëtarë politikë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor