Slideri Kryesor
Pazari 660 milionë euro
Serbia dhe Rusia firmosën 21 marrëveshje me vlerë 660 milionë euro. Putin u prit me ceremoni të vecantë me të shtëna kurse në rrugët e kryeqytetit dolën mijëra veta për ta pritur gjatë lutjes në tempullin e Shën Savës.
Gjatë qëndrimit të tij në Beograd Putin ka theksuar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.
Sandër, të besojmë që ke negociuar gjatë!
Intervista e Klement Balilit fatkeqësisht konfirmoi se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e tradhëtuar nga shteti që ka ndërtuar, të cilit vijon t’i besojë taksat dhe sigurinë apo dhe më keq akoma arsimimin e fëmijëve.
Dëshmi apo bllof? El Chapo dha 100 mln dollarë rryshfet ish-presidentit meksikan, Pena Nieto
Një dëshmitar kolumbian, Alex Cifuentes, ish-trafikant droge, ka deklaruar gjatë një seance gjyqësore në Neë York, se ish-bosi i trafikut të kokainës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo” i ka paguar ish-presidentit meksikan Enrique Pena Niet, 100 milonë dollarë për të mos e arrestuar. AFP shkruan se ka shumë të dhëna të dyshimta në këtë dëshmi që ëstë akuzë për ish-presidentin meksikan të vitit 2012.
Sërish bashkë!
Franca dhe Gjermania po bëhen gati të nënshkruajnë një traktat, ku të dy vendet janë të vendosur të kenë politikën e jashtme, të mbrojtjes, të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik të përbashkët. Ky traktat i pashoq po konsiderohet si gjedhe për të ardhmen e Bashkimit Europian (BE). Një vit më parë, diplomatë nga të dy vendet filluan të negociojnë një marrëveshje në frymën e Marrëveshjes të Elizesë (Élysée) të vitit 1963, e cila, zyrtarisht, la pas shekuj armiqësish të përbashkëta dhe farkëtoi aleancën franko-gjermane, që është kthyer në një forcë lëvizëse e BE-së.
Të rishikohet Marrëveshja e Dejtonit. Nuk ka siguruar të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës
Turqia e Recep Tayyip Erdogan kërkon rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund luftës në Bosnje – Hercegovinë. Gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologen kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, Erdogan deklaroi se marrëveshja e vitit 1995 nuk ka sjellë paqen.
Taulant! Po për çfarë i duhet doktoratura Taulantit?
Detektivi i plagjiaturës Taulant Muka, ka raportuar së fundmi se një sërë deputetësh si Taulant Balla, Niko Peleshi apo Lefter Koka kanë gënjyer me diplomimin e tyre apo me doktorimin.
Media të ndryshme kanë rendur për të përgënjeshtruar këto akuza duke publikuar online diploma e dëftesa, si e si për të shërbyer me idenë se këta që janë në politikë nuk janë të denjë të na përfaqëojnë sepse nuk kanë haber nga zhvillimet e reja.
Komedia e radhës!
Shumica në parlament noterizoi ndryshimet në qeveri, në një seancë që konfirmoi nivelin banal që i kanë imponuar rendit politik tri parti (PS-PD dhe LSI).
Deputetët e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u paraqitën si mbrojtës të parlamentarizmit, duke nxitur një debat të stisur, nisur nga pretendimi se mazhoranca refuzoi një seancë me debat për ministrat e rinj.
Si do të duhet të vepronte Presidenti nëse Rama do të propozonte Tom Doshin për ministër të Jashtëm?
Socialistët janë hedhur në mësymje të përgjithshme për të këshilluar presidentin e Republikës, Ilir Meta se po bën një gabim të rëndë me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm. Me një qasje që manifeston siguri të pambështetur, përfaqësues të PS-së e konsiderojnë çështje të fituar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese kazusin nëse kreu i shtetit ka apo jo të drejtë të refuzojë një propozim të kryeministrit. Çdo gjë do të varet nga objekti i ankimit dhe mënyra sesi do të përpilohet ai, por në çdo rast, askush nuk mund të jetë garanci të plota se Gjykata Kushtetuese do të vendosë pro tyre.
Për kë luan PD?
Dy ditë më parë Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me tenderin e ribërë të Lotit i tek Unaza e Re, i cili u anullua në dhjetor. Sipas Partisë Demokratike, më saktë sipas Departamentit Antikorrupsion të PD-së, ARRSH ka modifikuar dokumentat e tenderit në momentin e rishpalljes së tij pas anullimit, me motivin për të favorizuar shoqërinë "Gjoka Konstruksion".
Sa kushton çmenduria jonë si shoqëri?
Huffingtron Post shkruan se sëmundjet mendore do të kushtojnë deri në 16 trilionë dollarë deri në vitin 2030. Bëhet fjalë për sëmundje mendore që nuk kurohen brenda spitaleve psikiatrikë por është një “çmenduri” e manifestuar si prirje sociale. Por edhe sëmundja si e tillë, patologjia sa vjen dhe merr përmasa të mëdha. Lancet vlerëson se deri në vitet e fundit kostot po rriten në nivel global, aq sa edhe Forumi Botëror Ekonomik do të ketë në qendër të vëmendjes shëndetin mendor.
