Slideri Kryesor
Kuvendi Kombëtar i Përrallave
I ulur në një radhë, ngjitur me Sali Berishën, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka luajtur edhe sot teatrin e liderit të ndryshimit. NJë lideri që flet me fjalë të mëdha për misionin e PD-së kundër krimit, kapjes dhe oligarkëve.
E ndërkohë që ai fliste në një podium të Kuvendit Kombëtar të PD-së, njeriu kryesor i saj, ishte Sali Berisha. Ai që i ulur ngjitur me beniaminin e tij dha mesazhin kryesor se Lulzim Basha nuk luan nga karrigia. Se ai është i zgjedhur dhe konfirmuar për misionin e ruajtjes së status quosë.
Përgjigje me pamje nga lart!
Për momentin peshorja e imazhit është në anën e kryeministrit sa i takon masës që vazhdon të ketë përballë nga ajo që nisi si protestë e studentëve, por që ditët e fundit duket se ka rënë në duart e PD-së.
Video/Java e pestë e protestave në Francë
Transferimi i tokave shtetërore, banorët e Lukovës: Më shumë se 270 ha janë pronë private
Duket se transferimi i 1472 ha tokë shtetërore drejt Ministrisë së Turizmit, me vendndodhje në zonën Vlorë –Sarandë, ka krijuar problemet e para. Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 708, i datës 22.11.2018 përcaktonte kalimin e pronës dhe regjistrimin në emër të Republikës në hipotekë, duke e shoqëruar të gjithë hapësirën me harta kufizuese.
Me letra në rregull nuk regjistron dot pronën. Me letra false merr 30 milionë euro
Fiks Fare raportoi sot një rast në Bërzhitë për një qytetare e cila nuk arrinte të regjistronte dot pronën e saj në hipotekë edhe pse dokumentet i kishte të gjitha të sakta. Në një prononcim për FF, përgjegjësi i Zyrës së Kadastrës në NJësinë Administrative përkatëse, Sami Gjana thotë se:
Edhe pse hipoteka e ka të gjithë dokumentacionin e plotë na kërkon sërish info
Abetare sa s'të dua...
E fshehur pas studentëve/PD-ja paralajmëron protestë qytetare të hënën
Partia Demokratike ka vendosur të përshkallëzojë protestën e vet duke u kamufluar si pjesë mbështetëse e protestës së studentëve. Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ka nxjerrë së fundmi ultimatumin e radhës teksa kërkon plotësimin e kërkesave deri në orën 16:00, mbledhjen e Parlamentit duke shtuar se në rast të kundërt do të ketë përshkallëzim.
Të hënën është njoftuar protestë e madhe dhe në të do të thirren edhe qytetarë të tjerë.
Reagon Rektori i UT-së, Mynyr Koni: Kryeministri nuk njeh ligjin për Arsimin
Një ditë pas takimit të kryeministrit me rektorët dhe dekanët e universiteteve në Tiranë, ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Sipas tij kryeministri po kërkon të devijojë përgjegjësitë për atë që po ndodh ne protestat e studentëve. Më poshtë deklarata e Konit:
I detyruar nga akuzat tepër të rënda dhe sjellja e Kryeministrit ndaj personit tim në takimin e ditës së enjte, datë 13 Dhjetor 2018, të mbajtur me autoritetet drejtuese të fakulteteve dhe universiteteve publike ne vend, ju bëj me dije se;
Kosova bëhet zyrtarisht me ushtri
Votimi këtë të premte i tre projektligjeve në parlamentin e Kosovës i hapi rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të mirëfilltë. Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara. Transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.
Autosugjestionimi i "të majtëve": Liria e protestës erdhi me Edi Ramën
Sot në emisionin “Open” në Top-Channel ka qenë i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prej fragmenteve të tij, Berisha është pyetur edhe për protestën e dikurshme të socialistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dëshmi unike e histerisë kolektive kjo. Berisha është tallur duke përsëritur atë që ka thënë edhe kur ishte kryeminstër se në kohën e kësaj greve ai nuk ikte nga zyra pa u siguruar se biftekët dhe picat ishin dorëzuar në rregull.
Siguria e tyre ishte e para për mua
ka vijuar ai.
