Slideri Kryesor

Banaliteti i një politike sms-sh

Postuar në 31 Janar, 2019 14:29

Seanca e sotme parlamentare ka përcjellë për mbarë shqiptarët fasadën e asaj lufte sms-së, nervash, intrigash që zhvillohet përditë mes kryeministrit Edi Rama dhe rivalit të tij në opozitë, Sali Berisha. Akuza, sulme, insinuata, kërcënime për zbardhje informacionesh, këto e të tjera janë lëndë e parë e një debate që vijon pa ndërprerë për 28 vjet. Sot Edi Rama kaloi cakun duke iu drejtuar një kundërshtari politik me hallin e vet personal: ti gruas sime i ha mutin . 

Debati/Rama: Sali ti gruas sime i ha atë që s'thuhet. Berisha: Ke dhënë 20 mln dollarë për të takuar Trump

Postuar në 31 Janar, 2019 13:09

Me nerva të prishura, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë replikuar në Parlament, për çështje që duket se nuk janë shumë të qarta për publikun. Kryeministri ka pyetur ish-kryeministrin Berisha nëse e kalon dot apo jo oqeanin, pra nëse shkon apo jo në SHBA, ndërkohë që Berisha ka replikuar duke thënë se Rama ka paguar 20 milionë dollarë që të takohej me Donald Trump.

Nis epoka e transparencës, ARRSh skualifikon të gjitha ofertat për Unazën e Re

Postuar në 31 Janar, 2019 12:45

Procesi tenderues për Lotin I të Unazës së Re në Tiranë ka dështuar. Lajmi është bërë publik nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e cila në një dalje të posaçme ka premtuar se do të ketë transparencë në punën e saj.

Soros: Mytsotakis fiton zgjedhjet në Greqi

Postuar në 31 Janar, 2019 12:23

Fondacioni “Soros” mendon se në Greqi do të ketë rotacion politik dhe se e djathta e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis fiton zgjedhjet me diferencë 5-10% pikë. Këtë parashikim, raporti e përcjell në kuadër të një studimi për pasojat dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe aty shtohet se Demokracia e Re mund të qeverisë me një parti të vogël, mundësisht Lëvizja për Ndryshim, një subjekt i qendrës së majtë.

Kapitali i Marksit, libri më i shitur për fëmijë në Kinë

Postuar në 31 Janar, 2019 12:21

Teoria e Karl Marks, "Capital" (Das Kapital) në një version të animuar është një nga librat më të preferuar të fëmijëve në Kinë për vitin në 2018.

"Kapitali" përmban 150 faqe me piktura për të tërhequr lexuesit e moshës nga 8 deri në 14 vjeç. Versioni i ri u botua me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Karl Marks.
Libri përshkruan thelbin e projektit të famshëm të ekonomisë politike që rekomandoi Marksi dhe ndikimin global të librit në historinë politike.

Fundi i politikës moralizuese të SHBA-së

Postuar në 30 Janar, 2019 23:19

Ramush Haradinaj duket se ka kapërcyer krizën eventuale qeverisëse teksa pas një takimi me partnerët e vet në koalicion, Fatmir Limaj të Nismës, Kadri Veselin e PDK-së dhe Behgjet Pacollit të Aleancës Kosova e Re, qeveria e tij ka shpërndarë një njoftim në të cilin theksohet zotimi për të mbajtur qëndrime të unifikuara.

U kërkua verifikim për mua, Bujar Ramiz Sheshi. Autoriteti bëri interpretim se unë jam Bujar Rasim Shesha

Postuar në 30 Janar, 2019 22:46

Prokurori Bujar Sheshi, i vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një dëshmie  të Autoritetit të Dosjeve si bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit, ka deklaruar sot në një intervistë për emisionin “Arena” se ai nuk ka qenë kurrë me lidhje agjenturore me shërbimin sekret shqiptar.

Sipas tij, Autoriteti ka tejkaluar ligjin kur ka bërë interpretim të të dhënave të ndryshme të gjendjes civile që ndryshojnë. Sheshi madje ka pranuar se ka qenë hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe pse ka mbaruar drejtimin Sigurim në shkollën e asaj kohe. Më poshtë pjesë nga intervista:

Shqiptarët shesin Haradinajn për të mbajtur Vuçiçin

Postuar në 30 Janar, 2019 17:14

Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës

Këtë titull e sheh tashmë në faqet online shqip, që i mëshojnë një ideje që e kërkon shkakun e krizës politike në Kosovë te vendimi i qeverisë së z. Haradinaj për vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe. 

Video/Studentët - Veliajt: Propaganda juaj nuk mbulon vrasjen e Ardit Gjoklajt

Postuar në 30 Janar, 2019 14:52

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka qenë sot në Qytetin Studenti për të folur për kushtet e konvikteve. Mirëpo disa studentë të pranishëm i janë kthyer z. Veliaj duke e akuzuar rëndë. Më poshtë video: 

Haradinaj: Na kanë kërkuar të lëshojmë Veriun

Postuar në 30 Janar, 2019 14:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se po mbetet një ndër të paktët zëra që deklaron se është për ruajtjen e tërësisë tokësore të Kosovës. Në Tiranë dhe në Prishtin, të gjithë duket se janë dakord për shkëmbim territori dhe në këtë garë për t’ia pagëzuar edhe shekullin e 21-të me poshtërim shqiptarëve është edhe komuniteti ndërkombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor