Slideri Kryesor
Ftesë ndërkombëtarëve dhe socialistëve (Video)
Pas djegies së mandateve PD ka nisur një fushatë lobimi me ndërkombëtarët për t’i ndërgjegjësuar rreth situatës politike në Shqipëri.
Basha i ka nisur takimet nga Viena, ndërsa Berisha i ftoi që të njihen me realitetin në vend dhe arsyet që e çuan opozitën në vendimin ekstrem. Mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeministri e quajti të ngjashëm me aktin e një grushti shteti dhe u bëri thirrje socialistëve të reflektojnë për të hequr Edi ramën nga drejtimi i PS.
Çernobili, fundi i një eksperimenti (Video)
Në vitin 1986, kur shpërtheu centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, një sipërfaqe prej 4,000 kilometrash katrorë u shkatërrua brenda natës.
As dy, apo tri polare. Shqipëria është e ndarë në dy kampe
Në Shqipëri tanimë një gjë është konfirmuar pavarësisht leximeve të ndryshme: vendi është në krizë të thellë politike.
Sido që ta lexosh situatën, askush nuk mund të quhet objektiv nëse thotë se Shqipëria e sotme ka opozitën në krizë dhe qeverinë efektive. Për këtë mjafton të dëgjosh fjalimin kaotik të kryeministrit, i cili teksa referon zgjidhjet juridike kushetetuese të “mandatit legjitim”, vetëofrohet për zgjidhje politike që kalojnë nga dialogu me opozitën.
Video/Kronikani i Shqipërisë politike të para 21 shkurtit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot për krizën politike, duke përshkruar rrjedhën e ngjarjeve që sollën në këtë situatë, por pa ofruar asnjë zgjidhje. Ndoshta edhe sepse ai nuk është më në kushtet të ofrojë diçka. Më poshtë videoja e konferencës:
Me Sali Berishën kemi punuar në të zezë. Por ky as në të zezë dhe as në të bardhë...
Top-Channel ka përgatitur sot një kronikë për protestën e organizuar nga opozita duke intervistuar vetë njerëzit: Përse protestoni?
Kjo ka qenë pyetja që ka marrë shumë përgjigje. Të drejtat e mohuara, tatimet, vrasjet, përdhunimet, pra rendi në përgjithësi. Këto kanë qenë disa arsye. Por njëra ndoshta bën përjashtim, pasi sintetizon atë që është në fakt e vërteta e madhe poshtë cipës së propagandës. Një e vërtetë që shpjegon Shqipërinsë siç është:
Sondazhi/43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë
Opinioni në Kosovë është i ndarë në lidhje me opsionin e bashkimit me Shqipërinë. Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe njohjes de jure dhe de facto nga kjo e fundit, shqiptarët e Kosovës e mbështesin idenë e bashkimit me Shqipërinë në masën 43%.
Tallja publike, loja që nxjerr të fituar Trump*
Është gjerësisht i pranuar fakti se asnjë lider amerikan nuk ka bërë më shumë për komedianët e kombit sesa Donald Trump. Si biznesmen, ai ia ka dalë të ngrejë nga zero kompani të suksesshme. Por si president, ka nxitur një bum të vërtetë në industrinë e satirës. Ajo që njihet më pak – madje shpesh injorohet plotësisht – është mënyra me të cilën komedianët dhe komedia i kanë shërbyer Trumpit.
Kërpudha si simbol propagande
Që nga shkatërrimi i skulpturës së diktatorit Enver Hoxha, si rrallëherë më parë gjatë historikut të protestave në vend, qytetarë të pakënaqur, veç godinës së Kryeministrisë, sulmuan dhe dëmtuan edhe veprat e artit të ekspozuara në mjediset jashtë saj. Kështu ndodhi me skulpturën e ndriçuar të artistit Philippe Parreno, titulluar “Marquee” (“Tenda”) dhe skulpturën “Triple Giant Mushroom”, (“Kërpudha gjigante trepjesëshe”) e Carsten Höller. Bashkë me “Rilindjen”, dy skulpturat shënjuan periudhën e Edi Ramës si Kryeministër i vendit.
Vurkot e shekullit XXI
Shumëkush prej nesh e kanë lexuar komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit. Në mos e kanë lexuar kanë parë vënien në skenë. Në këtë komedi është një personazh, një gazetar i gazetës “Rrufeja”, Vurkua – Zoti Vurko – që ndër të tjera ka si biçim zanati shkruajtjen e nekrologjive.
