Slideri Kryesor
Ambasadori i OSBE-së shfaqet i paqartë: Zgjedhjet mund të shtyhen...por ato zhvillohen më 30 qershor
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt nuk është i qartë se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, ndonëse duket se ka me entuziazëm rolin e ndërmjetësit. Në një prononcim për mediat, zoti Borchardt la të hapur mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, por pa sqaruar se çfarë sjell një gjë e tillë:
Azem Hajdari: Nuk duhet të kemi frikë nga bushtra socialiste
Në vitin 1995 në Parlamentin shqiptar do të diskutohej një çështje e dyshuar korrupsioni që do të finalizohej me refuzimin e kërkesës për heqje imuniteti për Genc Rulin dhe Rexhep Ukën.
Gjueti balonash - një kronikë trishtimi parazgjedhor
Në pikëpamjen e kulturës politike, aktualisht jemi në stadin e evolucionit të një demi të tërbuar, që i vërsulet çdo gjëje që lëviz, dhe që në të njëjtën kohë është e kuqe. Përgjithësisht në këto raste beteja jonë qytetare përfundon në një ritual grotesk të trazimit të ajrit me brirë, sepse me to godasim kudo përveçse aty ku duhet: Të gjitha grykat kundërajrore të opozitarizmit këto ditë janë kthyer kundër partizës së Rudina Hajdarit; gjuajnë me predha artilerie një balonë.
Ballkani Perëndimor, pa dogana për mbetjet urbane. Kosova ja sjell Shqipërisë, kjo e fundit ja çon Kroacisë
Abc News raporton sot për situatën e ndotur të liqenit të Fierzës në Kukës si pasojë e prurjeve të lumenjve, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi që sjellin me vete mbetjet urbane nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Pamjet e transmetuara flasin qartë dhe duke patur parasysh se për mbetjet e Shqipërisë që derdhen në detin Adriatik është ankuar shpesh Kroacia, atëherë mund të kuptohet mirë se të paktën në një pikë unifikimi doganor është arritur në Ballkanin Perëndimor.
Zbardhet “Masterplani” amerikan për Greqinë
Nuk ka më asnjë dyshim se vëmendja e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit është rritur dhe në këtë pikë busulla është orientuar drejt interesave që ka imponuar marrëveshja Greqi, Qipro, Izrael për gazsjellësin East Med.
Shqiptarët primitivë të EL James. Reagon në mediat britanike ambasadori Qirjako Qirko
Mediat në Britaninë e Madhe po sjellin në vëmendje një “polemikë” mes ambasadorit shqiptar në Londër, Qirjako Qirko dhe autores së suksesshme të romaneve erotikë. EL James, emri i vërtetë i së cilës është Erika Leonard.
Ambasadori Qirko është ankuar për novelën e fundit të autores që ka shkruar edhe “Pesëdhjetë hijet e Greit”, ekranizuar në mënyrë po kaq të suksesshme. Gazeta e njohur “The telegraph” i ka marrë një prononcim diplomatit shqiptar që thotë se në librin e saj të fundit, shqiptarët portretizohen në mënyrë të pasaktë.
Me ftesë të Kryeministrit/Unë do të ndërtoj në Qendër të Tiranës dhe në Bulevardin e Ri
Dje televizioni News24 transmetonte një kronikë mbi vizitën e disa biznesmenëve sauditë në Shqipëri të cilët siç thuhej aty ishin në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Përtej aspektit publictar të kronikës, po veçojmë prononcimin e një prej biznesmenëve që deklaron se do të investojë në qendër të Tiranës dhe në bulevardin e ri të saj.
Shakaja e hidhur e një komediani që u bë President (Video)
Ukraina ka hyrë në ujëra politike të paeksploruara pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku një komedian pa përvojë politike dhe pa një program të posaçëm politik, fitoi mjaftueshëm vota për t'u bërë presidenti i ardhshëm.
Sipas exit poll-eve, Volodymyr Zelensky është zgjedhur me afro 73% - të votave, rezultat që nuk e ka arritur më parë asnjë figurë tjetër në historinë e vendit.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, drejt balotazhit
Stevo Pendarovski, kandidati properëndimor për president në Maqedoninë e Veriut duket se është favoriti i zgjedhjeve të së djelës.
Ankaraja nis kërkimet për gaz në Egje përmes Qipros Turke
Republika e Qipros Turke ka deklaruar se do të kërkojë gaz dhe naftë në Zonën Ekskluzive Ekonomike rë Qipros. Për këtë, ky entitet që njihet vetëm nga Turqia ka informuar edhe Organizatën ë Kombeve të Bashkuara përmes një letre drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Sipas kësaj letre, Qiproja Turke ka informuar se kërkimet do të kryhen nga anija turke “Barbaros” dhe ato do të nisin në ditët në vijim.
