Slideri Kryesor

Unanimitet në favor të Qipros dhe kundër Turqisë

Postuar në 10 Maj, 2019 12:35

“BE-ja mbështet Qipron në mosmarrëveshjen e saj me Turqinë për shpimet në det të hapur”. Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk pas samitit informal të Rumanisë, ku ishin të pranishëm krerët e vendeve të BE-së.

"BE-ja qëndron e bashkuar së bashku me Qipron dhe pret që Turqia të respektojë të drejtat sovrane të shteteve anëtare të BE-së"-tha Tusk në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit.

Në PS ka mjaftistë, sorroistë, maoistë, masonë, homoseksualë*

Postuar në 10 Maj, 2019 12:00

Në kongresin e Partisë Socialiste ndodhi që të gjitha palët i erdhën rrotull Fatos Nanos. Të gjithë xhiruan në kotësi. Veprën kongresiste mund ta përfytyroja njësoj si një vepër arti të realizmit socialist, mund ta krahasoja me filmin “I Teti në Bronz”… Lufta e Dytë në Shqipëri, fitorja e partizanëve komunistë dhe një i rënë mes shtatë të gjallëve. Filmit i duhej edhe një bust prej bronzi; bust partizani. Sot e kësaj dite nuk ia mban kush mend emrin partizanit hero. As atëherë, më duket se nuk kishte emër, aq sa të gjithë e njihin si Mevlan Shanaj, emri i aktorit.

Nevoja për hetim zyrtar mbi rolin e Kryeministrit të Shqipërisë për ndarjen e Kosovës

Postuar në 09 Maj, 2019 23:23

Thotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi:

Takimi i adoleshentëve të Ballkanit

Postuar në 09 Maj, 2019 20:12

U quajt takimi i liderëve. Samiti i Brdo Brijunit që u zhvillua në Tiranë mblodhi bashkë drejtuesit e Ballkanit Perëndimor në shenjë angazhimi për integrimin.

U miratua një deklaratë, ndërkohë që dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç nuk kanë lënë rast t’u ikë për të bërë deklarata që në fakt lidhen me shqetësimet e tyre personale. Thaçi qenka shqetësuar se Europa po vepron pa SHBA-në, ku me gjasë SHBA janë një tik nervor i shqiptarëve liderë sesa ndonjë arsyetim strategjik.

Presion BE-së nga Tirana për anëtarësim të shpejtë

Postuar në 09 Maj, 2019 18:26

Thirrje Bashkimit Europian ta konsiderojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor një proces me rëndësi gjeopolitike bënë sot nga Tirana 8 presidentitët e vendeve të rajonit. Në deklaratën e përbashkët në përfundim të samitit të Brdo-Brijunit theksohet se ky hap lidhet jo vetëm me sigurinë e rajonit, por edhe të Europës.

Kur do kemi njëherë Protokoll Shteti për të qenë?

Postuar në 09 Maj, 2019 15:26

Kthimi në Tiranë i trupit të ushatarakes Zarife Hasanaj është shoqëruar me një ceremoni zyrtare ushtarake. Trupi në arkivol është zbritur nga avioni I mbajtur nga trupa të Gardës së Republikës. Në rreth 10 persona që shoqërojnë trupin e ushtarakes sheh 4 uniforma dhe një lëvizje – ecje që nuk ka të bëjë me rregullin ushtarak.

Teshtimat e stisura të Beogradit për shëndetin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit

Postuar në 09 Maj, 2019 13:42

Beogradi zyrtar është katandisur tashmë në një recitues monoton të të vetmes vjershë që di: Shqipëria e Madhe. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar për televizionin publik serb se Edi Rama dhe Hashim Thaçi po krijojnë Shqipërinë e Madhe, ndërkohë që Serbia po përpiqet të ndjekë një politikë konstruktive.

Recetat e mjekëve popullorë për spazmat e politikës

Postuar në 09 Maj, 2019 13:25

Carlo Bollino, një gazetar i pavarur por që batohet padashje për nga pushteti – kuptohet pa humbur objektivitetin – shkruan sot për arsyet se përse komuniteti ndërkombëtar nuk po negocion për krizën aktuale. Normalisht çështja kryesore është trajtimi i krizës si i tillë, pastaj arsyet e negociatorëve. Por mesa duket ka disa gazetarë që entuziazmohen nga indiferenca e shtirur e komunitetit ndërkombëtar për arsye nga më të ndryshmet.

Rojtari i qetësisë së kryeministrit

Postuar në 09 Maj, 2019 11:12

Qeveria ka kohë që operon me  gjuhën e forcës, madje kryeministri rekrutoi ish-këshilltarin e tij për t’u treguar qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë disponimin për dhunë. Zoti Rama nuk ka nerva të përballet më me njerëzit që e bezdisin, duke rikthyer shtetin policor si garanci për qetësinë e qeverisjes së tij dhe këtë natyrisht me kontributin e zotit Lleshaj.

Një diplomat i mirë, por një kryeministër jo efektiv

Postuar në 09 Maj, 2019 00:22

Federica Mogherini përcolli në Tiranë mendimin se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme cilësoi se ajo shprehte në këtë rast mendimin e saj personal.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor