Slideri Kryesor
Frikë për rrjedhje radioaktive në Paqësor nga varreza bërthamore e Luftës së Ftohtë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka ngritur publikisht shqetësimin për një rrjedhje radioaktive në Paqësor. Duke folur me student në Fixhi, Guterres ka sqaruar se rrjedhja po del nga një mburojë betoni e ndërtuar në vitet e Luftës së Ftohtë për të mbledhur mbetjet e testeve të bombave bërthamore. Mburoja ndodhet në unazën koralore Enewetak në ishujt Marshall dhe konsiston në një lloj varreze bërthamore.
Paqësori siç e dimë u viktimizua në të shkuarën
Partia Socialiste nuk i njeh zonat e influencës. Pas "kur do flasim" në skenë del vokalisti i tensionit
Kryeministri Edi Rama ka disa ditë që pyet kreun e opozitës Lulzim Basha: Kur do flasim? Ideja është të dialogohet e të arrihet një marrëveshje. Sot i njëjti kryeministër shpërndan në Facebook e vet fjalën e Taulant Ballës që flet në Parlament sikur të ishte Mehmet Shehu kur deklaronte se “Shqipëria nuk i njeh zonat e influencës”.
Serbia kërkon akses në gazsjellësin TAP
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pati një bisedë telefonike me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ku diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
Siç njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të samitit katër-palësh Greqi - Bullgari - Rumani - Serbi.
Refuzoi testin e ADN-së për të provuar atësinë, ish-mbreti i Belgjikës dënohet me gjobë 5000€/ditë
Një gjykatë në Bruksel të Belgjikës ka vendosur që ish-mbreti Albert II do të paguajë 5000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai do të kryejë testin e ADN-së kërkuar për të sqaruar atësinë ose jot ë tij të artistes dhe aristokrates, Delphine Boël.
Rezoluta për genocidin serb, Flora Brovina publikon foton e përdhunimit nga ushtarët serbë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka publikuar një fotografi tronditëse ku sipas saj shfaqen ushtarë serbë që përdhunojnë një grua nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999. Në foto paraqiten tre ushtarë që përdhunojnë gruan, ndërkohë që në sfon duken njerëz të mbajtur nën grykën e armës nga një ushtar tjetër.
Islamofobia e elitave shqiptare*
Koha për ndryshim real, jo për të folur
Gjatë periudhës së fundit të qeverisjes së Fatos Nanos doli në skenë “problemi i partive të vogla”. Ky “problem” në fakt ishte krijuar nga vetë Fatos Nano, i cili ndonëse fitoi zgjedhjet në vitin 1997, për demagogji vendosi se duhet tq qeveriste me një koalicion. Kështu që koalicioni i së majtës shpejt u shndërrua në një lloj kënete poshtë së cilës gëlonte rivaliteti administrativ dhe elektoral, ku partitë e vogla fitonin terren apo projektonin fuqizimin e tyre përmes përfitimit të mundësive për punësim në administratë.
Rudina Hajdari, pjesë e ekipit qeveritar? (Foto)
Rudina Hajdari, e konsideruar nga mazhoranca si drejtuese e opozitës së re parlamentare, e përfshirë së fundmi edhe si bashkëkryetare me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore duket se i ka më të thella se kaq lidhjet me qeverinë Rama.
Brenda vjeshtës konçesioni për autostradën Tiranë-Durrës
Autostrada Tiranë-Durrës është në planet e qeverisë për t’u kthyer shumë shpejt në një aks ku kalimi do të jetë me pagesë. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thotë se ka rënë kontakt me investitorë të huaj për këtë projekt, por pa dhënë më shumë detaje. Ajo thotë se është duke negociuar për të nisur brenda vjeshtës punimet përmes Partneritetit Publik Privat.
Shkrimi i "Bild" dhe keqpërdorimi i zonjës Gjylameti
Zonja Gjylameti pranoi sot se udhëheqja e Partisë Socialiste është shumë e shqetësuar për shkrimin e gazetës gjermane "Bild“ sipas të cilës Shqipëria është një shtet që qeveriset nga gangsterët dhe ku kryeminsitri i saj është pjesë e një përgjimi në dosjen hetimore 339 për blerjen e zgjedhjeve.
Nuk ka sesi në fakt zonja Gjylameti dhe shokët socialistë të mos shqetësoheshin për skanerin që gazeta gjermane i ka bërë qeverisjes së zotit Rama sidomos për një çështje si ajo e zgjedhjeve, për të cilën ka folur më herët edhe Zëri i Amerikës.
