Slideri Kryesor
S’ka më dilema, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten për në vjeshtë
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, por ky vendim nuk do të merret brenda ditëve të ardhshme, pasi disa shtete anëtare e pengojnë këtë.
"Unë personalisht besoj se vetëm një vendim mund të merret: për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërisë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian”- tha Tusk, pas bisedës në Bruksel me Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pentarofski.
Video/Brutaliteti në thertoret e Kamboxhias
Një video e filmuar fshehurazi nga Moving Animals tregon kushtet dhe brutalitetin në një thertore derrash në Kamboxhia. Rreth 600 kafshë theren çdo ditë në një mënyrë që të lë pa fjalë, teksa grupe të rinjsh hyjnë në “stallën” ku ndodhen qindra kafshë dhe godasin me leva në kokë e mandej presin fytin e kafshës.
Tre hapa para, apo ka hyrë në trehapësh?
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste, se ai e ka ditur që presidenti Ilir Meta do të anullonte zgjedhjet.
Unë jam tre hapa para tyre gjithnjë
u mburr Kryeministri.
20 vjet pas Çlirimit nga Serbia
Kosova ka festuar sot 20-vjetorin çlirimit nga Serbia përmes një ceremonie zyrtare ku kanë marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, gjenerali Wesley Clark, si dhe zyrtari i lartë i DASh, Mathew Palmer.
Zbulohet mekanizmi i arteriosklerozës. Rekomandohet si efektive minocyclina
Kërkues nga King’s College në Londër pretendojnë se kanë zbuluar më në fund mekanizmin që qëndron pas arteriosklerozës dhe për pasojë edhe sëmundjeve të tensionit. Ata kanë sugjeruar edhe ilaçin që vepron ndaj hipertensionit me sukses dhe ai është minocyclina që përdoret kundër akneve.
FotoLajm/Mbështetje publiçitare
Pjesëmarrja e presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në ceremoninë e 20-vjetorit të festimeve për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë fitoi edhe një tjetër kontekst që lidhet me krizën politike në Shqipëri dhe qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara për këtë situatë.
Rastësi protokollare ose jo në krah të kryeministrit Rama gjatë ceremonisë ishte ulur Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Methju Palmer, i cili u pa të bisedonte më të, ndërsa dy vende më tutje presidenti Meta qëndronte i veçuar.
Një përgjigje që i thotë të gjitha
A është Edi Rama i korruptuar, a janë ministrat e tij hajdutë, a janë vjedhur votat, a janë shqetësuese përgjimet e Bild, a është qeveria e inkriminuar? Për Brukselin këto pyetje nuk kanë asnjë rëndësi, pasi siç thotë eurodeputeti me mandat në mbarim Knut Fleckenstein e rëndësishme është kush mbështet reformat dhe në veçanti atë në drejtësi. Edhe të korruptuarit mund ta bëjnë një gjë të tillë
Shqipëria meriton injorancën e zyrtarëve të BE-së: Zgjedhjet mbahen në prill
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker mendon se zgjedhjet në Shqipëri janë në fund të prillit. E ka thënë në konferencë me kryeministrin Rama. Lapsus? Jo. Thjesht Shqipëria meriton injorancën e një zyrtari të BE-së dhe atletet e kryeministrit. Kujtoni konferencën për shtyp mes Jahjagës dhe ish-presidentit të KiE-s, Van Rompuy:
E dashur, si e keni emrin?
Atifete.
Emancipimi i femrës në diktaturë, një mit i rremë?!
Jeta nën regjimin komunist ka qenë një luftë për mbijetesë, sidomos për femrat. Historiania australiane, Shanon Woodcock, në librin e saj, “Jeta është luftë: Mbijetesa në diktaturën komuniste shqiptare” mbledh historitë e gjashtë indidvidëve, të cilët kanë jetuar nën shtypjen e sistemit komunist gjatë viteve 1944-1991. Libri i botuar në shqip sjell nëpërmjet rrëfimeve të 6 personazheve, një pasqyrë të qartë të mekanizmave me të cilët shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës.
17 mijë turistë të huaj anuluan fluturimet
Rreth 17 mijë turistë të huaj kanë anuluar fluturimet e tyre në 5 muajt e parë të këtij viti, dhe kryesisht bëhet fjalë për ata që udhëtojnë me çarter. Shifrat konfirmohen nga drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, në një intervistë për TemA TV, duke shtuar se janë anuluar në total 118 fluturime me çarter, si hyrje ashtu edhe dalje. Ndërkohë, Polonia mban vendin e parë për numrin më të lartë të anulimeve me 50 të tilla.
