Slideri Kryesor

Samit i të pashpresëve dhe të paaftëve për vendime

Postuar në 22 Qershor, 2019 11:50

 

Protestë në versionin pacifist, Basha: Do t'i bëjmë realitet ëndrrat e shqiptarëve

Postuar në 21 Qershor, 2019 22:45

Opozita që ka dalë nga parlamenti vijon të demostrojë forcë numrash në terren, me një tjetër protestë në versionin pacifist. Ndryshe nga protestat e tjera ku pas fjalës së Bashës në bulevard, stafeta i kalonte Sahit Dollapit dhe armatës së tij, këtë të premte opozita nuk e bëri tym dhe flakë, duke i hequr një alibi të fortë zotit Rama që ka etiketuar vazhdimisht opozitën si të dhunshme.

Megjithatë, pjesëmarrja tregoi se nuk është vetëm një pakicë që i shkon pas opozitës siç përpiqet ta relativizojë kryeministri.

Garanci publike për Maqedoninë e Veriut

Postuar në 21 Qershor, 2019 20:38

Ajo që përflitej mbi një diferencim të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e hapjes së negociatave u konfirmua edhe publikisht nga kancelarja Merkel. Në përfundim të samitit të nivelit të lartë në Bruksel, ajo shprehu hapur mbështetjen që Shkupi të marrë dritën jeshile në tetor.

Leje 20 vjeçare për përdorimin e bregdetit në Gjilekë, Dhërmi

Postuar në 21 Qershor, 2019 18:15

Qeveria shqiptare ka vendosur në datën 19 qershor t’i japë kompanisë “Eurocol” sh.p.k të drejtën e përdorimit të brigjeve dhe të sipërfaqes përkatëse para resortit “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, Bashkia Himarë. Propozimin e ka bërë ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe VKM-ja parashikon të drejtë përdorimi për 20 vjet. Të ardhurat dhe tarifat si dhe kontarta përkatëse do të kalojnë për llogari të bashkisë Himarë. Baza ligjore për të bërë këtë kalim është neni 100 I Kushtetutës dhe neni 29 i ligjit nr.

Raporti/Ky majtas premton se nuk do përdorë më fjalën "Kazan", ai djathtas u fsheh

Postuar në 21 Qershor, 2019 13:53

Një delegacion i Federatës Europiane të Gazetarëve ka qenë në Tiranë në datat 18-21 qershor me msionn verifikimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri. Në një raport paraprak të publikuar na faqen online të Federatës, vihet në dukje përkeqësimi i lirisë së shtypit në vendin tonë. Raporti thekson se delegacioni ka zhvilluar takime me kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, ambasada të huaja në Tiranë. Zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshrië kryeministrin Edi Rama.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi të takohej me delegacionin

Kërkoi bisedime me Iranin pak para se të urdhëronte sulmin ushtarak të anulluar

Postuar në 21 Qershor, 2019 13:35

Taktika e ndjekur me Korenë e Veriut duke se ka udhëhequr sërish Presidentin amerikan Donald Trump në provokimin e një klime luftarake me Iranin. Por duket se taktika presim për përfitim, tipike e një njeriu të biznesit, nuk ka funksionuar. Mediat e ndryshme raportojnë se Trump ka njoftuar pak para urdhërit për sulm Iranin dhe zyrtarët e tij të lartë përmes kanaleve zyrtare në Oman.

Dështon zgjedhja e pasuesit të Juncker

Postuar në 21 Qershor, 2019 10:49

Ka përfunduar pa rezultat përpjekja e rradhës e liderëve të vendeve të BE-së për gjetjen e një kandidature konsensuale për president të Komisionit Europian. "Asnjë kanidat nuk kishte përkrahjen e shumicës.  "Do vazhdojjmë konsultimet"-tha Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk pas samitit.

Anullon urdhërin për të sulmuar Iranin

Postuar në 21 Qershor, 2019 09:50

Nisjen e sulmeve kundër Iranit kishte miratuar presidenti amerikan Donald Trump si kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni të ushtrisë amerikane nga forcat iraniane, por pak orë më vonë anuloi urdhrin e tij, sipas gazetës “The New York Times”.

Urdhëri i Trump parashikonte goditjen e disa objektivave në territorin e Iranit, veçanërisht radarëve dhe sistemeve raketore, sipas burimeve nga zyrtarë të lartë qeveritarë amerikanë që kishin marrë pjesë në konsultime.  

Drita në fund të tunelit..

Postuar në 20 Qershor, 2019 19:55

Edit ka ditë që i zien koka. Dilemat janë të mëdha, të mbetet ai Babloku që vetëpërkëdhelet dhe e sajdisin nga mëngjesi në darkë apo të distancohet nga “bruceloza” që ka kapur Rlindjen dhe farfallat mediatike që i bëjnë fresk.

Doktrina e re e SHBA: Përdorimi i armëve bërthamore rivendos stabilitetin strategjik

Postuar në 20 Qershor, 2019 16:37

Ushtria amerikane mendon se përdorimi i armëve bërthamore në një situatë lufte do të jepte rezultate përcaktuese dhe do të rikthente stabilitetin strategjik. Ky përkufizim jepet në një dokument të ri të quajtur “Operacionet Bërthamore”, i publikuar nga shtabet e bashkuara të ushtrisë amerikane më 11 qershor, por hequr nga faqja online dhe riklasfikuar si dokument me akses të kufizuar. Lajmi bëhet publik nga drejtuesi i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Steven Aftergood, i cili e ka shkarkuar materialin përpara se qeveria ta hiqte n

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor