Slideri Kryesor

Opozita konstituohet vetëm përmes Zgjedhjeve, jo preferencave të Kryeministrit

Postuar në 01 Korrik, 2019 17:27

 

Misioni i OSBE-ODIHR nuk ka mundur të japë një përgjigje të thjeshtë nëse zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin të lira dhe demokratike. Ambasadorja Glover u pyet konkretisht për këtë gjë, por i bishtnoi asaj duke u përgjigjur se një konstatim të tillë e jep raporti përfundimtar.

Zonja Glover nuk dinte se çfarë të thoshte edhe për sa i përket mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve në disa zona duke deklaruar se shpresonte në një hetim.

Raporti i ODIHR: Qytetarët nuk patën mundësi të zgjedhin

Postuar në 01 Korrik, 2019 16:01

Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, Odry Glover prezantoi raportin e monitorimit për zgjedhjet vendore të një dite më parë. Sipas këtij raporti zgjedhjet lokale të 30 qershorit  u mbajtën pa marrë parasysh interesat e elektoratit.

Zonja Glover tha se në një klimë polarizimi politik zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme. ODIHR veçon faktin që në 31 bashki kandidatët e mazhorancës garuan pa kundërshtarë.

Video/Presidenti i Republikës akuzon për manipulim elektoral

Postuar në 01 Korrik, 2019 14:13

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen e vet në Facebook një video në të cilën duket votim i hapur dhe në grup. Nuk dihet ku është filmuar video, por Meta e shoqëron atë më një tekst që flet pë manipulim në votimet e 30 qershorit 2019: 

Foto/Modeli elektoral "me ne fitojnë të gjithë"

Postuar në 01 Korrik, 2019 13:41

Si shpjegohet mospërputhja në kutitë e votimit? Me rritjen fiktive të pjesëmarrjes nga 15% në 21.6%

Postuar në 01 Korrik, 2019 13:07

Rezultatet e deritanishme të numërimit në disa zona zgjedhore kanë provuar flagrancën e procesit të votimeve edhe në një aspekt tjetër. Në disa zona rezultojnë më shumë votues sesa janë në listë dhe që kanë votuar. Kështu në Urën Vajgurore, në Malësinë e Madhe, në Divjakë, Vorë, Memaliaj, Lushnje, Himarë, Bulqizë, votat e marra kërcejnë sipër numrit të zgjedhësve në listë që kanë votuar.

KQZ, telefon i prishur. Pranon mospërputhjet e shifrave

Postuar në 01 Korrik, 2019 12:40

Votimet e së dielës përtej aspektit politik duket se po çalojnë edhe nga ana organizative ose thënë ndryshe standardet.

Në shumë Bashki, numri i votave rezulton më i madh se numri i votuesve, duke bërë që pjesëmarrja të vihet në dyshim.

KQZ përmes zëdhënëses ka sqaruar se të dhënat e publikuara janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit, duke ekspozuar mungesën e seriozitetit në lidhje me këtë proces.

 

Deklarata e Zëdhënëses

Çlirohu nga komplekset z. Kryeministër! Merkel nuk të kërkoi ndjesë për gazetën "Bild"

Postuar në 01 Korrik, 2019 00:26

Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas mbylljes së votimeve në një konferencë me entuziazëm të parapërgatitur në selinë e partisë që drejton. Duke parë termat që zoti Rama kishte zgjedhur, binte në sy përdorimi i shpeshtë i fjalës Popull, Komb, duke sinjalizuar se kryeministri i Shqipërisë ka hyrë në një fazë delirimi që përcakton padyshim fundin politik të afërt. Zoti Rama ka tagër përfaqësimi të qartë politik dhe ekzekutiv dhe askush nuk e ka nominuar atë si baba të kombit – nëse ka diçka të tillë – që të flasë në emër të ndjesive të të gjithëve. Por jo vetëm kaq.

Shumicë që polemizon për pjesëmarrjen

Postuar në 30 Qershor, 2019 22:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shfaqur një paaftësi të çuditshme kur nuk ka arritur të nxjerrë dot me saktësi në kohë reale përqindjen e pjesëmarrësve në votime. Një orë përpara mbylljes së kutive, u njoftua për 19.4%, pak më vonë për 21.6%.

Z. Palmer e kanë keqinformuar. Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë zgjedhjet lokale

Postuar në 30 Qershor, 2019 20:37

Në një intervistë të dhënë për VOA zëvëndës ndihmës Sekretari i Shtetit z. Palmer u shpreh se data e zgjedhjeve është data 30 qershor dhe më pas, me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, palët mund të ankohen tek kjo gjykatë, e cila nëse vëren parregullsi mund të vëndosë ripërsëritjen e zgjedhjeve. Tek kjo frazë e fundit u kapën në fillim politikanë (postimi i z. Vasili në Facebook p.sh), më pas analistët dhe në fund u bashkuan edhe disa juristë.

Xhelal Mziu: S’dal nga zyra (Video)

Postuar në 30 Qershor, 2019 20:16

Bashkitë e djathta nuk do të njohin zgjedhjet që u mbajtën këtë të dielë. Në një intervistë për Al Jazzera kryebashkiakun  e Kamzës, Xhelal Mziu la të kuptohet se do të qëndrojë në detyrë edhe nëse KQZ do t’i japë mandatin kryebashkiakut të ri.

....“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor