Blloku Të Kripura
Posti i sekretarit për Organizimin Dixhital provon se PS-ja po hyn në moshën e internetit në ekstremin e kufijve të autoironisë. Tani të gjithë kanë shansin të jenë vetëm një “apps”
PS: Kjo nuk ka të bëjë aspak me personin që mbulon këtë detyrë, pasi socialistët funksionojnë ndryshe nga shqiptarët e tjerë të cilët siç thotë kryeministri “nuk duan të punojnë”
Diferenca programore, tjetër gjë qytetari dixhital, tjetër sekretari dixhital..
Mbi kostot përvëluese të reformës në drejtësi, Meta: “Ngjalat nuk djegin dhe as përvëlojnë”
Zoti Meta, z. Rama ka deklaruar se do të ketë kosto përvëluese për ata që pengojnë reformën në Drejtësi? Si duhet kuptuar kjo deklaratë?
Duhet kuptuar për atë që është: një deklaratë e z. Rama.
A është e drejtë të armatosesh përkundrejt kësaj udhëheqjeje?
Daullja e Xhelalit me siguri që bie për të njoftuar reformën në drejtësi
Hyqymeti e shpalli të pafajshëm. Kush mbeti me gisht në gojë?
