Blloku Të Kripura

Doktori preferon "politikanët e pastër" përpara transparencës me qytetarët

Postuar në 18 Prill, 2017 19:52

Sot Berisha shkruante në Facebook: 

"Nje deklarate nga fronti Banditokracise!

Deputeti Peza thote se "po hetohem si gazetar dhe jo si politikan", pra:
- Si politikan jam i paster!!
- Si gazetar.....
Edhe ketij ia paskan bere te vetet! Kjo eshte banditokraci jo orwalliane por edviniane! sb
". 

A do reagojë Unioni i Gazetarëve?

Postuar në 18 Prill, 2017 15:51

Tha sot deputeti Alfred Peza pas sekuestrimit të pasurisë:

“Kjo duhet kuptuar mirë, sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm. Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Kjo do të thotë se Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin dhe politikanin Alfred Peza, por po heton gazetarin Alfred Peza. Kjo është e paprecedentë. Tani Prokuroria është duke hetuar sesi ka vënë një gazetar pasurinë në Shqipëri. Këto që po hetohen sot, mund të ishin hetuar fare mirë që në vitin 2012”.

Misterioze/Si shpjegohet që Skrapari çlirohet përherë i pari?!

Postuar në 13 Prill, 2017 16:08

Komike dhe dramatike/Veliaj propozon lojën e tavllës si orë të detyrueshme mësimi në shkolla

Postuar në 11 Prill, 2017 18:11

Ja një shembull sesi budallallëku i politikës dhe mania për të rënë në sy bëjnë dëme. Sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mendoi që të përcillte një mesazh të tillë nga një aktivitet në një shkollë në Tiranë: 

Pazar kalamajsh/Rama do t'i shkojë Bashës në Çadër më 12 qershor, ditëlindja e kreut të PD-së

Postuar në 11 Prill, 2017 16:09

E - Zopi i krizës politike

Postuar në 11 Prill, 2017 14:34

Përpjekjes për të bindur opinionin se pjesëmarrja në zgjedhje në datën e caktuar është më e rëndëishme se çdo negociatë i është shtuar pa ja kërkuar kush edhe Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me improvizimet e zakonshme bajate, thjesht për të dalë njëherë në ekran, për të mos mbetur në periferi të zhurmës, pa ndonjë ide dhe kuptohet pa ndonjë peshë për t’u patur në refene. Për këtë arsye nuk kuptohet se kujt i dërgohen mesazhet e zotërisë në fjalë që mundet edhe të jenë pantonimike, thjesht me gjeste.

Autocthonous

Postuar në 07 Prill, 2017 11:10

Njësoj si Edi Rama që hapi televizionin personal ERTV - E RË TË VË, edhe Veliaj pritet të hapë televizionin e tij me logon e personalizuar: EVTV, ose E VË TË(A) VË. Suksese në jetë!

Postuar në 04 Prill, 2017 22:23

Ndalimi i Nar Kokës paralajmëron arrestimin e Koço Kokëdhimës

Postuar në 31 Mars, 2017 21:09

Urdhri verbal i Fatmir Xhafajt është që Kokëdhima të ndalohet në aktivitet politik me akuzën e përhapjes së ideve destabilizuese si legalizimi hashashit apo "zgjedhjet pa opozitë sjellin luftë". Bëhet e ditur se arrestimi i Kokëdhimës do të kryhet kur Rama të jetë jashtë. Sipas burimeve nga PS akti do të jetë simbolik me shpresën se Kokëdhimën do ta mbrojë vetëm Çadra.

Servilizëm i neveritshëm: Tahiri dhe Veliaj në garë për të marrë me xhiro dekoratën që Rama mori në Francë

Postuar në 31 Mars, 2017 13:03

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura