Blloku Shkenca
I nxehti ka krijuar një vrimë në akullnajën Alpine
I nxehti ka krijuar një vrimë në akullnajën Alpine. Për shkak të temperaturave të larta të verës, një vrimë e madhe u shfaq në akullnajën Ferpecle, në luginën e Hérens, në Alpet zvicerane, jo shumë larg nga kufiri me Valle d'Aosta. Fenomeni është fotografuar nga gjeologu Gerard Stampfli dhe imazhet spektakolare janë publikuar nga e përditshmja zvicerane Le Nouvelliste.
Zbulim i madh në Afrikën e Jugut – Homo Naledi(video+foto)
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Dinaledi, disa dhjetëra kilometra nga kryeqyteti i Afrikës së Jugut, Johanesburg. Me mijëra kocka skeletesh kanë nxjerrë në dritë një lloj të ri hominidi, që që mund të rishkruajë historinë e Njeriut, Homo Sapiensit. “Ka ende me mijëra copa mbetjesh në shpellë. Ajo që zbuluam na tregon diçka të jashtëzakonshme. Speciet të cilat u përkasin këto skelete, kanë një miks karakteristikash unike.
Zbulohen viruse gjigandë dhe kompleksë në akujt e Siberisë
Ngrohja globale mund të sjellë të papritura për njeriun, përveç atyre që përmenden zakonisht. Një nga këto surpriza që mund të rezultojë katastrofike, është riaktivizimi i viruseve të "burgosura" për mijëra vjet në akujt që tani po shkrijnë. Kështu raportohet se vitin e kaluar, në Kolima, në rajonin e Magadan në Siberi, u zbulua, disa qindra metra nën tokë një virus me moshë 30 mijë vjet. U quajt Mollivirus Sibericum dhe konsiderohet si një virus gjigand, me përmasë 0.6 mikron.
Ku ndodhemi? Harta kozmike e vendndodhjes së galaktikës sonë(video+foto)
Harta në fjalë është realizuar nga Dr Brent Tully, i Universitetit të Hawait. Ajo synon të lokalizojë Rrugën e Qumshtit në lidhje me galaktika të tjera, në kuadrin e asaj që quhet Përqendrimi Shapley, ku ndodhen qindra mijëra galaktika, e që po e shtyjnë galaktikën tonë drejt yjësisë Centaurus, në qiellin jugor. http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-3121912/You-incredible-ma...
Vetëm dy milje larg Stonehenge, zbulohet një monument masiv prej guri(video)
Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një monument masiv guri, vetëm dy milje larg nga siti i famshëm i Stonehenge në Britani. Bëhet fjalë për një hapësirë të përdorur për rituale dhe konsiston në një strukturë me gurë të mëdhenj të renditur në formën e një C-je. Përmes radarëve është bërë e mundur të merren imazhet e rreth 30 gurëve masivë me lartësi deri në 4.5 m, shoqëruar nga fragmentet e rreth 60 gurëve të tjerë nën tokë, çka jep idenë e një monumenti.
Studiues në ShBA pretendojnë se arrihet parandalimi 100% i infektimit nga HIV
Një studim i publikuar në revistën Clinical Infectious Diseases, tregon se përdorimi i pilulave të përditshme profilaktike parandalon infektimin me HIV në masën 100%. Bëhët fjalë për ilaçe të miratuara në vitin 2012 nga Administrat e Ilaçeve dhe Ushqimit në ShBA, emtricitabine dhe tenofovir, të cilat u këshillohen njerëzve që kanë rrezik të lartë ekspozimi ndaj infektimit me HIV. Këta duhet të marrin pilulat në fjalë në doza ditore, e të cilat tregtohen nën emrin Truvada.
Studimi i tokës, sateliti japonez merr 144 fotografi në ditë nga hapësira
Me shikim nga Toka në një distancë tre herë më të madhe se diametri i planetit, pra 35.4056 kilometra, sateliti japonez Himawari-8 lejon shikimin e organizmit masiv organik, në pulsimin e tij të vazhdueshëm. I lokalizuar në orbitë të palëvizshmë mbi Guinean e Re, sateliti merr 144 fotografi të planetit çdo dite, tri herë më shumë se paraardhësi i tij. Imazhet tregojnë se si sistemet e motit evolojnë, duke ndihmuar kështu në zhvillim e modeleve më të sakta të atmosferës së Tokës.
Studimi/Ka 422 pemë për çdo njeri në Tokë. Asgjësohen 15.3 miliardë pemë çdo vit
Një lajm i mirë, por edhe një i keq raportojnë së fundmi një grup prej 38 shkencëtarësh. Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, në Tokë ka rreth 3.04 trilion pemë, duke hedhur poshtë vlerësimin e mëparshëm që jepte shifrën e 400 miliardëve. Sipas këtij vlerësimi rezulton se për çdo njeri në planet, ka 422 pemë. Por lajmi i keq është se totali i pemëve që ekzistojnë është sërish 46% më e ulët krahasuar me kohën kur njeriu nisi shpyllëzimin.
Shkencëtarët krijojnë një “tunel” për fushat magnetike
Njerëzimi është ende në një rrugë e gjatë për krijimin e tuneleve hapësirë-kohë (nëse do të jetë e mundur), por kjo nuk është ndalur nga ana e studiuesve spanjollë për arritjen e diçkaje të ngjashme për magnetizmin. Ata kanë prodhuar diçka të ngjashme me një tunel, i cili ka efekt transportimin e një fushe magnetike nga një pikë në një hapësirë tjetër nëpërmjet një rruge të “padukshme”. Kurthi është për të transmetuar fusha magnetike midis dy sferave të lidhura me një multi-shtresë, duke përdredhur një spirale si cilindër, me materiale që fsheh fushat, ndërsa ato kalojnë tranzit.