Blloku Shkenca
Filipine/Zbulohet prania e hominidëve 709 mijë vjet më parë
Historia e njeriut modern duket se nuk është shkruar ende ashtu siç ka qenë në realitet. Zbulimet e njëpasnjëshme të bëra në vitet e fundit hedhin dritë për fillime shumë më komplekse nga sa është besuar deri më tani. Dhe një nga këto dilemma përbën datimi.
Një zbulim i fundit në Filipine e vendos praninë e njeriut, apo të hominidiëve që jo domosdoshmërisht janë Homo Sapiens, në hapësirën mes 631 mijë - 777 mijë vjet më parë me vlerësimin më optimal në 709 mijë vjet. Kjo kohë është përpara kohës kur mendohet se ëstë shfaqur specia jonë.
Shkencëtarët britanikë mendojnë se teoria e Multiversit duhet konsideruar si model i ri shpjegimi
Shkencëtarët britanikë mendojnë se ideja e multiversit, apo ndërveprimit të disa universeve mund të konsiderohet si mundësi shpjegimi për atë që njihet si Zona e Ftohtë.
Fushatë kundër mungesës së besimit te vaksinimi
Në mbledhjen e Parlamentit Evropian pak ditë më parë deputetët miratuan një rezolutë duke shprehur shqetësimin në lidhje me normat e pamjaftueshme të mbulimit të vaksinimit në Evropë dhe pasojat e për shëndetin publik, nisur nga rastet e trefishuara të fruthit në Bashkimin Evropian vitin e fundit.
Babai i Dolly-t “ofrohet” si eksperiment për Parkinsonin
Sir Ian Wilmut, biologu britanik që ka klonuar delen Dolly në vitin 1996, i ka hapur rrugën një terapie qelizore embrionale për sëmundjen e parkinsonit. Ai njoftoi se vuan vetë nga kjo sëmundje neurodegjenerative dhe është ofruar si një "eksperiment" për për të testuar trajtimet e reja.
Video/Zbulohen gjeoglife të reja në Nazca të Perusë
Zbulohen gjurmë të rralla sauropodësh të Xhurasikut të Mesëm
Një zbulim që po konsiderohet me rëndësi globale. Gjurmë dinosaurësh në ishullin e Skye afër Skocisë të cilat kanë marrë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Ato janë 170 milionë vjet të vjetra dhe i përkasin periudhës së Xhurasikut të Mesëm, një periudhë që konsiderohet si tranziti drejt shpërthimit evolutiv të jetës në Tokë. Panagea, planeti unik nisi të ndahej, aktiviteti vulltanik dhe sizmik ishte shumë i lartë, çka duket se ka përcaktuar mbetjet shumë të rralla fosile të gjetura nga kjo epokë, e cila konsiderohet edhe si pikënisja e dominimit të planetit nga dinosaurët.
Laboratori hapësinor kinez Tiangong - 1 bie në Paqësorin e jugut
Njësia ishte lëshuar në vitin 2011 dhe arriti të lëshonte një mjet në Hënë. Pamjet e fundit në fluturim mbi qiellin e Italisë nga observatori Gauss.
Studimi/Degradimi i tokës ka prekur tashmë 3.2 miliardë njerëz
Degradimi i tokës për shak të bujqësisë kërcënon mirëqenien e mbarë njerëzimit. Një raport i publikuar së fundmi dhe i mbështetur nga OKB, vë në dukje se nga kjo dukuri janë prekur deri më tani 3.2 miliardë njerëz, çka do të thotë se janë krijuar kushtet për migrim masiv dhe konflikte.
Një yll ka ndikuar kometat e sistemit diellor parahistorik
Rreth 70.000 vjet më parë, një yll i vogël dhe i kuqërremë iu afrua sistemit tonë diellor, duke ndikuar gravitacionalisht tek kometat dhe asteroidet. Astronomët nga Universiteti Complutense i Madridit dhe Universiteti i Kembrixhit kanë vërtetuar se lëvizja e disa prej këtyre objekteve është ende e ndikuar nga ky kalim yjor.
Kenia ndahet më dysh (video)
Një video e cila tregon një çarje të madhe në luginën e Narokut në Kenia ka rritur shqetësimin për të ardhmen e kontinentit afrikan. Gazeta “Daily Nation” shkruan se gjeologët nga e gjithë bota kanë nxituar në zonë për të marrë pjesë në anketat dhe studimet rreth fenomenit të çuditshëm.